LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nisin lojërat e pushtetit dhe vulosen premtimet, Meri Shehu sjell mesazhin e yjeve për fundin e Korrikut: Do përballemi me ngjarje të rëndësishme

Gushti do të ndodhet nën ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë që do të thotë se ndjenjat nuk do të mbeten vetëm te shprehja e tyre me fjalë, por do të kërkojnë edhe vepra.

24 Korrik 2023, 19:34 Nga k.m.
Nisin lojërat e pushtetit dhe vulosen premtimet, Meri Shehu sjell mesazhin
Meri Shehu

Fundi i muajit Korrik do të përmbyllet me trokitjen e luftës për pushtet. Sipas parashikimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, kanë nisur tashmë kundërshtimet e planetëve që do i shohim të bëhen më të forta gjatë Gushtit duke nisur edhe lojërat për të dominuar. Gushti do të ndodhet nën ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë që do të thotë se ndjenjat nuk do të mbeten vetëm te shprehja e tyre me fjalë, por do të kërkojnë edhe vepra.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë interesante, është fundi i muajit. Është si të themi, ndahemi nga diçka e bukur për të shkuar në diçka akoma më të bukur, por gjithmonë ajo që kemi përjetuar na ngelet disi si një ëndërrim që disa e kanë realizuar dhe disa jo. Por si do jetë kjo javë? Kjo javë do jetë vërtet e nxehtë, por për personat që kanë pushtet do jetë akoma më e nxehtë sepse dielli që sapo është futur kundërshtohet me Plutonin në Bricjap që është gati në Ujor dhe njerëzit që kanë pushtet, famë ose duan pushtet vihen përballë një sprove të madhe ose mund të kërkojnë më shumë dominancë në jetën e tyre, do t’u kërkohet më shumë fuqi për të treguar veten e tyre. Do të dëgjojmë që figura me pushtet të madh politik, por edhe jashtë vendit do përballen me gjëra të rëndësishme.

Për popullin e thjeshtë, Afërdita nga shenja e Luanit do futet në shenjën e Virgjëreshës kësaj jave që kërkon gjëra konkrete kështu që shumë u dashuruan, premtuan, gëzuan, morën dhurata, tani është çështja që të bëjmë një bilanc. I gjithë Gushti do të jetë i nxehtë, por një muaj bilanci në fushën ekonomike dhe erotike dhe pak i përmbajtur në shprehjen e ndjenjave ose i rezervuar.

Dashi – 3 yje

Tre ditët e para të javës është ende Afërdita në Luan dhe marrin ndjenjën, euforinë e bukur e shijojnë ende. Më pas i shohim të menduar, futen në një punë ose do iu propozohet, do fillojnë një lidhje në punë, çdo gjë që lidhet me punën i bën më të përmbajtur, më të rezervuar sepse vetë ambienti nuk të lejon të shprehësh sharmin ose energjinë erotike. Angazhimet me punën do jenë shumë të mëdha dhe çështjet ekonomike, por do kenë lajme shëndetësore shumë të mira, shumë Dashë do përmirësohen nga kjo anë.

Demi – 2 yje

Sa të kalojnë këtë periudhë të 2-3 ditëve të para sepse do shohim që në çështjet familjare do japin e do marrin shumë, por më vonë do duan konkretisht. Përveç fjalëve të partnerit ose bashkëjetuesit do duan plane konkrete së bashku kështu që do kërkojnë pushime, angazhime, por mendoj që gjatë tyre do ruajnë vijën e mesme të ekuilibrit dhe nikoqirllëkut të tyre.

Binjakët – 3 yje

Janë në një fazë të mirë sepse do merren shumë me biznese, çështje familjare, do rregullojnë ose blejnë një shtëpi, do fusin njerëz në to, do bëjnë festa pra do ëmbëlsohet jeta e tyre familjare. Pavarësisht se kanë udhëtuar shumë dhe do udhëtojnë këto 2-3 ditët e para, do kenë lajme të mira por Binjakët që kanë pushtet nuk do i marrin lajmet e mira ligjore në këtë periudhë.

Gaforrja – 4 yje

Është një nga shenjat e favorizuara, favorizhet ekonomikisht, do marrë dhuratë por do merret edhe me çështjet ekonomike. Hyrja e Afërditës në Virgjëreshë iu jep një prioritet për të qenë njerëzit që mbështesin të afërmit, dikush do shkojë e do kërkojë ndihmën e tyre, mendimin, pra do jenë të dobishëm. Gaforre, det dhe dobishmëri këtë periudhë.

Luani – 4 yje

Dielli sapo është futur në shenjën e tyre por me një përballje shumë të fuqishme me Plutonin, ndaj vetëm Luanët që kanë dhe duan shumë pushtet do hasin një problematikë të madhe këtë periudhë, do kenë çështje shëndetësore, marrje pushtetesh, luftë ose lojëra. Megjithatë, ende e kanë Afërditën në 2-3 ditët e para të javës, më vonë do favorizohen ekonomikisht. 2-3 ditët e para do kenë lajme të mira në jetën erotike.

Virgjëresha – 3 yje

Do kenë mendime dhe ëndërrime të mëdha por mund të lënë pas një projekt që nuk është aq i dobishëm për natyrën e tyre, por me hyrjen e Afërditës në shenjën e tyre do ëmbëlsohet jeta e përditshme, mundësi për të shijuar, dalë, argëtuar dhe për të bërë gjëra që i bëjnë të ndihen mirë.

Peshorja – 3 yje

Është një nga shenjat më pikante të kësaj periudhe dhe do zërë vendin e dikujt që do largohet në luftë pushtetesh, do marrë dominancën por Afërdita e tyre hyn në Virgjëreshë ndaj do luhen shumë prapaskena, lidhje të fshehta që nuk do deklarohen në këtë periudhë. Në çështjet tregtare do ketë shumë marrëveshje të fshehta dhe bashkëpunime në prapaskenë.

Akrepi – 4 yje

Fillimin e javës e kanë shumë të fuqishëm, do vazhdojnë me reklamën, publicitetin e vet pastaj Afërdita në Virgjëreshë iu jep shumë mundësi njohjesh, kontaktesh por edhe realizim qëllimesh të mira në jetën e tyre dhe fusin në hambarët e tyre të mira materiale dhe produktivitet.

Shigjetari – 2 yje

Fillimi i javës është shumë i mbarë por më vonë bie ritmi dhe do merren shumë me punën, karrierën, forcimin e marrëdhënieve në çift dhe të një marrëdhënieje që kërkojnë ta bëjnë në çift dhe do iu duhet të bëhen seriozë në mënyrën si do menaxhojnë ndjenjat dhe pasionet e tyre. Megjithatë, Shigjetarët janë në parametra pozitivë por jo shpërthyes.

Bricjapi – 3 yje

Do shijojnë shumë, Jupiteri është në Dem dhe është vit i favorizuar për ta si dhe Afërdita që hyn në Virgjëreshë bëhen tre shenja toke që merren vesh shumë mirë me njëra-tjetrën, japin e marrin në menaxhime, ekonomi, dashuri dhe do gjejnë rrugën edhe në pyllin më të errët sepse do kenë një lidhje të mirë me tokën në këtë periudhë.

Ujori – 3 yje

Shumë planetë përballë tyre, është futur edhe dielli tashmë. Duket sikur pushtetin e marrin partnerët, bashkëpunëtorët ose dikush që është antagonist. Kjo vetëm për 3 ditët e para sepse më pas shndrisin në të gjitha llojet e mënyrave dhe sidomos në punë e ekonomi do jenë menaxhuesit më të mirë të kësaj periudhe.

Peshqit – 3 yje

Afërdita del përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë. Përveç romancës, do shohin edhe anën praktike të shprehjes së ndjenjave. Nuk do shmangen dot me fjalë të bukura, por duhet të japin një veprim, punë ose firmë konkrete në fund të fundit që vuloset nga Afërdita në Virgjëreshë që di ta bëjë shumë mirë me rregullin e vet. Peshqit duhet të marrin vendime në jetën personale dhe në bashkëpunime të rëndësishme./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet