LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Një ndër artistët më të pasur, me mbi 1.25 miliardë dollarë/ Kush është muzikanti 90-vjeçar që ia kalon dhe Beyonce-s?

Po flasim për Help Alpert, një trumpetist, kompozitor, piktor, skulptor dhe producent, me një karrierë që përfshin shumë dekada.

29 Mars 2025, 11:06 Nga M.L
Një ndër artistët më të pasur, me mbi 1.25
Help Alpert

SHBA- Pasuria e Beyonce mund të vlerësohet në 1.13 miliardë dollarë, por ka një muzikant që është më i pasur se këngëtarja e famshme. Po flasim për Help Alpert, një trumpetist, kompozitor, piktor, skulptor dhe producent, me një karrierë që përfshin shumë dekada.

Me 50 albume në repertorin e tij dhe më shumë se 72 milionë shitje rekord, pasuria e tij personale vlerësohet në 1.25 miliardë dollarë. Help Alpert është gjithashtu një bashkëthemelues i labelit diskografik A&M Records. Në vitin 1989, ai dhe partneri i tij A&M, Jerry Moss, e shitën kompaninë te Philips/PolyGram për 500 milionë dollarë, më vonë duke marrë 200 milionë dollarë shtesë për shkelje të kontratës. 

Ndikimi i tij në muzikë është i madh, qoftë përmes tingullit të tij të veçantë apo përmes mijëra publikimeve të A&M. Pasuria e tij gjithashtu e kalon atë të Bonos, e cila vlerësohet në 1.04 miliardë dollarë. Muzikanti, tani 89 vjeç, filloi të bëhej i njohur në fund të viteve 1950, përpara se popullariteti i tij të rritej në vitet 1960, duke themeluar grupin Tijuana Brass. Momenti përcaktues në karrierën e tij erdhi në vitin 1962, kur një udhëtim në Tijuana, Meksikë, frymëzoi tingullin e veçantë që e karakterizonte. Në vitin 1965, ai publikoi albumin "Whipped Cream & Other Delights", i cili u bë albumi më i shitur i vitit, duke kaluar edhe Beatles dhe Rolling Stones.

Tre vjet më vonë, ai krijoi hitin e tij të madh si këngëtar, duke interpretuar "This Guy's In Love With You" nga Burt Bacharach dhe Hal David, i cili arriti në numrin një. Megjithatë, pas suksesit të tij, Alpert kaloi një krizë personale dhe u tërhoq nga muzika për katër vjet. Ai u kthye në mesin e viteve 1970 më dinamik se kurrë. Në vitin 2013, ai u nderua me një Grammy për albumin më të mirë instrumental pop me "Steppin' Out", duke dëshmuar se krijimtaria e tij mbetet e gjallë.

Në vitin 1979, ai u bë i pari dhe i vetmi muzikant që arriti majat e top-listave si këngëtar dhe instrumentist me këngën instrumentale "Rise". Përveç muzikantit, Alpert është edhe një artist i dalluar pamor me piktura dhe skulptura që janë prezantuar në ekspozita të mëdha vitet e fundit. Në vitin 1977, ai mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame, ndërsa në vitin 2006 ai u bashkua me Rock and Roll Hall of Fame. Në vitin 2013, ai u nderua me Medaljen Kombëtare të Arteve nga Barack dhe Michelle Obama.

Puna e tij bamirëse është po aq e rëndësishme, me theks në edukimin artistik dhe mbrojtjen e mjedisit. Së bashku me gruan e tij të dytë, këngëtaren Lani Hall, ata kanë dhuruar dhjetëra miliona dollarë gjatë dyzet viteve të fundit. Donacioni i tyre më i madh ishte në vitin 2007, me 30 milionë dollarë për Universitetin UCLA. Pavarësisht moshës dhe komoditetit financiar, Alpert mbetet aktiv dhe vazhdon turneun, duke ribashkuar Tijuana Brass për një turne të shumëpritur në SHBA nga shkurti deri në gusht 2025.

help alpert beyonce

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet