LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Një nga artistet më me ndikim në historinë e muzikës! Universiteti Yale në SHBA prezanton kursin për Beyonce dhe trashëgiminë e saj

E titulluar "Beyoncé Makes History: Black Radical Tradition, Culture, Theory & Politics Through Music", klasa do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i vitit 2013 dhe deri në "Cowboy Carter" të këtij viti.

12 Nëntor 2024, 11:56 Nga ZH.LL
Një nga artistet më me ndikim në historinë e muzikës!
Beyonce

SHBA- Një kurs i dedikuar studimit të Beyonce do të vijë në Universitetin Yale pranverën e ardhshme. Me një numër rekord nominimesh për Grammy dhe e njohur si një nga artistet më me ndikim në historinë e muzikës, Beyonce do të jetë subjekt i një kursi të ri në Universitetin e Ivy League Yale vitin e ardhshëm.

E titulluar "Beyoncé Makes History: Black Radical Tradition, Culture, Theory & Politics Through Music", klasa do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i vitit 2013 dhe deri në "Cowboy Carter" të këtij viti.

Një rekord prej 99 nominimesh në Grammy, e kanë bërë këngëtaren 43-vjeçare artisten më të nominuar të të gjitha kohërave.

Sipas përshkrimit të modulit, ai do të trajtojë gjithashtu se si këngëtarja, kompozitorja dhe sipërmarrësja ka gjeneruar ndërgjegjësim dhe angazhim në ideologjitë sociale dhe politike.

Profesorja e studimeve afrikano-amerikane të Universitetit Yale, Daphne Brooks synon të përdorë repertorin e interpretueses si një "portal" për studentët që të mësojnë rreth intelektualëve zezakë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison.

"Ne do të marrim seriozisht mënyrat në të cilat puna kritike, puna intelektuale e disa prej mendimtarëve tanë më të mëdhenj në kulturën amerikane rezonon me muzikën e Beyonce dhe të mendojmë për mënyrat se si mund t'i zbatojmë filozofitë e tyre në punën e saj" dhe se si ka qenë ndonjëherë në kundërshtim me "traditën intelektuale radikale të zezë", tha Brooks.

Beyonce nuk është interpretuesja e parë që është subjekt i një kursi të nivelit kolegj. Gjatë viteve ka pasur kurse për këngëtarin dhe kompozitorin Bob Dylan dhe disa kolegje dhe universitete kanë ofruar kurse për këngëtaret Lady Gaga dhe Taylor Swift.

beyonce yale university beyonce kurs

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet