LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Po vjen Shën Valentini/ Meri Shehu: Binjakët e Bricjapët japin premtime, Virgjëreshat e Akrepët marrin dashuri…

Vëmendje duhet në datën 19 me hyrjen e Diellit dhe Saturnit në Ujor që do të na kthejë me këmbë në tokë.

13 Shkurt 2023, 20:35 Nga k.m.
Po vjen Shën Valentini/ Meri Shehu: Binjakët e Bricjapët japin
Meri Shehu

Këtë javë asnjë prej shenjave nuk merr shkëlqimin e pesë yjeve nga Meri Shehu, por do të  mjaftohen me ngjarjet e bukura për secilën prej tyre. Astrologia thotë  në “Rudina” në Tv Klan se duke qenë java e dashurisë, edhe fokusi më së shumti do të jetë te ajo dhe ndjenjat. Në përgjithësi, dashuria ka rezervuar diçka të bukur për secilën prej shenjave. Vëmendje duhet në datën 19 me hyrjen e Diellit dhe Saturnit në Ujor që do të na kthejë me këmbë në tokë.

Dashi – 3 yje

Nuk është ende Afërdita në Dash, hyn javës tjetër. Do kenë pasione të fshehta, dashuri romantike,  takime shumë speciale sepse takohen në Peshk Neptuni dhe Afërdita. Dashët do ta shijojnë, nuk do ta tregojnë edhe pse duan, por do ta shijojnë këndshëm në prapaskenë.

Demi – 2 yje

Do jenë të favorizuar në dashuri, por nektari që do fitojnë ditët e para, e vërteta në datën 19 mund të përmbysë shumë nga njohjet, premtimet ose marrëdhëniet e bukura në fillim të javës. Demi do jetë një nga shenjat që do e përjetojë fort Diellin në Ujor me Saturnin.

Binjakët – 2 yje

Duhet të shprehen, të japin dashuri, të konsolidohet ndjenja e tyre dhe ndoshta për natyrën që kanë i vë në një pozicion. Binjakët nuk deklarohen kollaj, fakti që mund ta bëjnë ose të shtyhen i vë në një pozicion më vete. Vetja e tyre del më prapa dhe fjalët e deklarimet më para.

Gaforrja – 1 yll

Do merren shumë me çështjet e të tjerëve ose do ëndërrojnë për të ardhmen se sa do jenë rezultativë. Do jenë me kujtime, me ëndërrime, nostalgji, deklarata me veten ose mesazhe, por do jenë larg dhe nuk do i afrohen njeriut të dashur.

Luani – 3 yje

Pasioni do jetë i madh, do kenë tendenca të mira erotike, ekonomike, do marrin një vendim shpirtëror dhe do kenë një takim të fshehtë e pasionant kështu që shumë Luanë këtë javë e kanë të fshehtë, por  pasionante dhe deri diku me vlerësime shpirtërore e ekonomike. Hyjnë te shenjat e favorizuara.

Virgjëresha – 3 yje

Loja luhet tek to sepse Afërdita me Neptunin përballë shenjës tuaj në Peshk do ju afrojë një partner ose partneri në çift do afrohet shumë drejt jush, megjithëse do ruajnë një lloj distance të çuditshme. Pala tjetër do jetë shumë më intensive, e këndshme, kjo mund tju bëjë pak xhelozë për momentin.

Peshorja – 4 yje

Do bëjnë një punë që do i kënaqë në ndjenja e pasion dhe mund të krijojnë një lidhje me dikë që punojnë, në një udhëtim dhe rutina e tyre do bëhet shumë erotike. Nuk i mjafton të duan vetëm një njeri por edhe një punë, ide, veprimtari. Me këdo të lidhen do jenë të dashuruar dhe dita e tyre do jetë më e këndshme dhe e favorizuar.

Akrepi – 4 yje

Është një nga momentet më erotikë. Neptuni dhe Afërdita në Peshk duhet shfrytëzuar, nëse nuk  e shfrytëzojnë edhe këtë moment ose nuk vjen fati në këtë moment, diçka fati po iu kurdis në kundërshtim, dikush luan kundër tyre por ndjenja për ta ka dhe duhet ta shijojnë dashurinë në këtë periudhë se janë një nga shenjat më të favorizuara dhe do lidhen me fëmijët apo idenë e të bërit një fëmijë, një punë me shumë dashuri.

Shigjetari – 2  yje

Janë pak flirtues, nuk do mund ta shijojnë Shën Valentinin siç duan, shumë hapur. Do detyrohen të futen në shtëpi si familjarë të mirë dhe ky bllokim i vogël për natyrën e tyre ekspresive nuk do i japë kënaqësinë e madhe që duan.

Bricjapi – 3 yje

Mund të fejohen, martohen, të prezantohet dikush i rëndësishëm në jetën e tyre, të fillojnë një miqësi ose grup shoqëror shumë të mirë që do i bëjë të ndihen vërtet në jetë. Kemi fejesa e martesa dhe tendenca për të dhënë fjalë për më shumë.

Ujori – 2 yje

Nuk janë keq, ekonomikisht do jenë shumë mirë dhe do investojnë që të jenë mirë edhe të tjerët. Dielli në Saturn në Ujor i vë me këmbë në tokë duke i treguar përgjegjësitë që kanë dhe duhet të marrin përsipër në ditët që do të vijnë. Jeta e tyre s’mund të jetë vetëm dashuri ose një festë erotike në këtë periudhë.

Peshqit – 3 yje

Do vijë koha kur Peshqit do shkëlqejnë, parapërgatiten për një javë shumë të bukur por kjo është një nga javët që japin një suprizë të madhe, një premtim të madh. Ndoshta ata as vetë s’e besojnë por është një nga më romantiket, një takim shumë i bukur në shenjën e tyre./tvklan.al

astrologia meri shehu meri shehu

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion