29 Shtator 2022, 07:33
Nga A.B
Coolio
SHBA- Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta's Paradise, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. BBC raporton se ishte menaxheri i tij, Jarez Posey ai i cili tha për mediat amerikane se artisti u gjet i pajetë në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.
Coolio nisi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta's Paradise në 1995.
Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar. Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta's Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer.
Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar një miliard transmetime në Spotify, sipas faqes së tij zyrtare të internetit.
Gjatë karrierës së tij prej katër dekadash, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi tre MTV Video Music Awards. Hitet e tjera të tij përfshijnë Fantastic Voyage, Rollin' With My Homies, 1, 2, 3, 4 (Sumpin' New) dhe Too Hot.
Hera e tij e fundit në skenë ishte në Teksas, vetëm disa ditë më parë.
vdes reperi coolio
Art&Argëtim
29 Shtator 2022, 07:16
A.B
Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha
TIRANË- Pas dasmës vjen muaji i mjaltit, por duket se çifti Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha n...
Art&Argëtim
29 Shtator 2022, 07:00
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillMos jini debatues në dashuri, duhet të jeni të mençur dhe të duruesh&eu...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 21:55
k.m.
Armina Mevlani
TIRANË- Moderatorja Armina Mevlani ka sjellë detaje nga dasma e pak ditëve më parë, ku pjesë e tyre ishin edhe...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 21:54
k.m.
Armina Mevlani
TIRANË- Dasma e blogeres Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ende po diskutohet, po...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 19:58
s.s
SHBA- Sipas një raporti në Daily Mail, Spice Girls do të ribotojnë albumin e tyre të vitit 1997 'Spiceworld' p&e...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 19:22
e.k
Don Xhoni
TIRANË- Don Xhoni është pa diskutim një nga reperërt më të dashur për publikun. Që në fillimet ...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 18:28
s.s
Marilyn Monroe
SHBA- Netflix publikoi sot në platformë filmin e ri “Bjonde”. Bazuar në romanin bestsell...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 18:12
s.s
Maisie Williams në Game of Thrones
SHBA- Për fansat e serialit "Game of Thrones", Arya ishte një nga personazhet më të d...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 17:22
s.s
Jeffrey Dahmer
SHBA- Seriali i ri i Netflix me titull “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, u publikua pak ditë më par&...
Art&Argëtim
28 Shtator 2022, 15:19
e.k
David Beckham dhe Viktoria Beckham
BRITANI- Ata janë padyshim çifti më i famshëm dhe më jetëgjatë në botën e...