LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTO/ "Është gjuha e nënës, jam shqiptare", Zbulohet dëshmia e vetme ku Irena Papas flet për origjinën e saj shqiptare

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irena Papas, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare. Ajo vdiq në banesën e saj në Greqi, por do mbahet mend si një ndër ikonat e filmit. Ajo lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth si Irini Leleku.

15 Shtator 2022, 19:37 Nga s.s
FOTO/ "Është gjuha e nënës, jam shqiptare",
Irena Papas

TIRANË- Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irena Papas, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare ditën e djeshme. Ajo vdiq në banesën e saj në Greqi, por do mbahet mend si një ndër ikonat e filmit. Ajo lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth si Irini Leleku.

Irini Lelekou apo Irene Papa e filloi karrierën artistike që në moshën 10-vjeçare si këngëtare dhe kërcimtare në variete. Mbaroi studimet e larta në Shkollën e Dramës të Theatrit Kombëtar të Athinës. Roli i saj i parë në kinematografi ishte “Engjëjt e humbur", në vitin 1950. Ka luajtur kryesisht role kryesore dhe veçanërisht të heroinave të tragjedive klasike greke për të cilat ka pasur një tërheqje të veçantë duke qenë edhe nga ana e jashtme “e prerë” për rolet e tragjedive klasike. Debutoi me shumë sukses në kinematografinë botërore e veçanërisht në atë italiane, franceze dhe amerikane. Ndërkohë, ajo ndoqi mësimet e aktrimit në Shkollën Dramatike të Teatrit Kombëtar, e quajtur atëherë Shkolla Kombëtare e Teatrit Klasik me mësues të mëdhenj si Giorgos Glinos, Nikolaos Paraskevas, Pelos Katselis dhe Dimitris Rodiris, raporton nytimes.com

Ka interpretuar në filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras tek Ray Guerra,etj Origjina shqiptare e aktores është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare. Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983. Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur: “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”.

Nga bukuria e saj e rrallë, ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke. Kështu ajo do luante në filmat “Helen The Women Troje” (1971) së bashku me aktoren e njohur Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët “Eponymous në Antigone” (1961) dhe “Electra” (1962). 

Duke qenë se karrierën e saj e filloi si këngëtare në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike. Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk e kuptonin asnjë. Por, një dëshmi për këtë është në pjesën e dytë të autobiografisë së Bekim Fehmiut “Shkëlqyeshëm dhe Tmerrshëm”, ku njëri prej aktorëve më të famshëm nga Kosova në botën e filmit, ia kushton një pjesë të librit aktores Irene Papas.

Bekim Fehmiu e ka pyetur: "E flet shqipen?"

Irene ka thënë: "Jo, por jam prejardhje shqiptare". Më shumë rreth asaj që shkruan Bekim Fehmiu mund të lexoni në fragmentin e librit më poshtë.

FOTO/ "Është gjuha e nënës, jam shqiptare",
Fragmenti i librit

 

Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Irene Papas ka qenë: “Është gjuha e nënës”!

“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav?", e ka pyetur gazetari.

“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”, është përgjigjur Irene. Irene Papas, do mbetet një emër i paharruar jo vetëm për grekët, por edhe për shqiptarët.

greqi shqiperi aktore irena papas

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait