LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë me këngën ‘Duje’

•Liverpool është vendi mikpritës i Eurovizionit 2023. •Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit. •Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finaliste. •Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi dhe sonte do të mbajë numrin 10. •Ndër më favoritët për të fituar Eurovizionin deri më tani janë cilësuar Suedia dhe Finlanda. •Motoja e këtij viti është "United by music".

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sot finalja e madhe e “Eurovizion 2023”! Parashikimet: Suedia e preferuara absolute

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja
Loreen

BRITANI E MADHE- Sot mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest. Bastet dhe parashikimet kanë filluar dhe mesa duket publiku e ka një të preferuar, Suedinë. Loreen, këngëtarja e njohur për eurofans është përfaqësuesja e Suedisë në Erovision 2023, e cila u ngjit në skenën e gjysmëfinales së parë dhe u kualifikua në finalen e sotme, ku do të shfaqet në vendin e 9-të, shkruajnë mediat e huaja.

Por kjo nuk do jetë hera e parë që Suedia shpallet fituese, Loreen fitoi në Baku në 'Eurovision 2012' me hitin 'Euphoria', e cila ende këndohet me zë të lartë nga fansat e konkursit. Nëse fiton sërish këtë vit, do të jetë artistja e dytë në historinë e Eurovizionit që fiton dy herë. 

Shanset për të fituar janë 52%, e ndjekur nga Finlanda (22%) dhe Ukraina me Tvorchi dhe 'Heart of Steel', me mesazhin e fortë: po mos jem përballë fatkeqësisë.

Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës – që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës. Vendi jonë, Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat – gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

3 VITE ME PARE

Finalja e Eurovision/ Shqipëria performon e 10-ta në radhë, kompeticioni hapet nga Austria

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja
Albina dhe familja Kelmendi

ANGLI- Shqipëria do të performojë natën finale të Eurovision e 10-ta në radhë. Fillimisht nata finale e Eurovision do të hapet me Austrinë, ndërkohë që performanca e fundit do të jetë e vendit ku po mbahet kompeticioni, Anglisë.

Pas 20 këngëve të kualifikuara në dy gjysmëfinale, plus pesë vendet që kualifikohen automatikisht (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia) si edhe Ukraina që kualifikohet si fituesja e edicionit të kaluar, në garën finale do të jenë në total 26 perfomanca.

Renditja:

1. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
2. Portugalia | Mimicat – Ai Coração
3. Zvicra | Remo Forrer – Watergun
4. Polonia | Blanka – Solo
5. Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
6. Franca | La Zarra – Évidemment
7. Qipro | Andrew Lambrou – Break A Broken Heart
8. Spanja | Blanca Paloma – Eaea
9. Suedia | Loreen – Tattoo
10. Shqipëria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
11. Italia | Marco Mengoni – Due Vite
12. Estonia | Alika – Bridges
13. Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
14. Çekia | Vesna – My Sister’s Crown
15. Australia | Voyager – Promise
16. Belgjika | Gustaph – Because Of You
17. Armenia | Brunette – Future Lover
18. Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
19. Ukraina | TVORCHI – Heart of Steel
20. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
21. Gjermania | Lord of the Lost – Blood & Glitter
22. Lituania | Monika Linkyte – Stay
23. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
24. Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
25. Kroacia | Let 3 – Mama Š?!
26. Mbretëria e bashkuar | Mae Muller – I Wrote A Song

3 VITE ME PARE

Kush do ta fitojë Eurovisionin e 67-të? Suedia, pretendentja kryesore e ndjekur nga Finlanda

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja
foto ilustruese

BRITANI- Finalja e Eurovisionit vjen në orën 22:00 me Greqinë që ka humbur shansin për të konkurruar, ndryshe nga Qiproja që merr pjesë me Andrew Lambrou me "Break a Broken Heart" që do të performojë i 7-ti në radhë.

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja

Por cili shtet është favoriti në këtë kompeticion? Bëhet fjalë për këngën “Tattoo” të Suedisë nga këngëtarja Loreen. 

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja

Sot finalja e 'Eurovision 2023' në Liverpool! Albina dhe familja

Nëse emri i këngëtares ju kujton diçka, ajo është fituesja e vitit 2012 me “Euphoria” që vazhdon ende të dëgjohet në radio! Tashmë në të 40-at e saj, ajo aspiron të fitojë konkursin për herë të dytë.

“Kërcënimi” për Suedinë vjen nga Finlanda. Interesante janë edhe shanset për fituesin nga televotimi, ku Finlanda është favorite me 1.55 kundrejt 4.50 të Suedisë. Loreen duket… e pamposhtur në Komitetet Kombëtare në 1.22, me Francën që ndjek në 7.00 dhe Spanjën në 10.00. /Dosja.al

eurovision 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet