LIVE UPDATES
Art&Argëtim

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të parë

Faza e parë e këtij projekti u finalizua sot në një event që u organizua në mjediset e Tirana European Youth Capital, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më të mira. Ishin të pranishëm pjesëmarrësit në trajnime, nga të 12 shkollat, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

15 Qershor 2022, 11:40 Nga Dosja.al

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të

STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri, aplikimi i të cilit nisi vetëm pak muaj më parë, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka nisur aplikimin me trajnimin e nxënësve të moshës 12- 14 vjeç dhe mësuesëve në 12 shkolla të vendit.  

Faza e parë e këtij projekti u finalizua sot në një event që u organizua në mjediset e Tirana European Youth Capital, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më të mira. Ishin të pranishëm pjesëmarrësit në trajnime, nga të 12 shkollat, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të

Faza e parë e projektit “Generation Next” është zhvilluar me metodologjinë STEM, sikurse është përcaktuar në memorandumin e bashkëpunimit, për rreth 250 nxënës dhe mësuesit e tyre, në një interval kohe prej dy muaj e gjysmë.

Në fazën e konkurrimit u paraqitën 51 projekte të realizuara nga nxënësit, prej të cilave 39 ishin Arduino dhe 12 app inventor. Në fazën finale të konkurrimit u përzgjodhën 10 projektet më të mira nga juria, e cila përbëhej nga Admir Malaj, CEO i Alpha Plan NGO/Code for Albania, Hilda Helga Laszlo, Drejtore e IT-së në Vodafone Albania, Majlinda Mehmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Gerti Boshnjaku, CEO i Albania Tech, Theo Anagnostopoulos, president i SciCo NGO.  

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të

Projektet e realizuara ishin të gjitha zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet. Fëmijët kishin realizuar produkte që iu vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara, që promovojnë agroturizmin apo e bëjnë më të sigurtë ambientin shkollor. Madje projekti që meritoi çmimin e parë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan, titullohej pikërisht “Shkolla që duam”, ku përmes kodimit, shkolla mund të bëhet një ambient më i sigurtë. Çmimi i dytë shkoi përsëri për një tjetër grup nxënësish nga shkolla “Sulë Harri” në Elbasan dhe çmimi i tretë për shkollën “Neim Babameto” në Durrës.

Mësuesja Valentina Ismaili, mentorja e grupeve fituese të vendit të parë e të dytë, u shpreh se: “Nëpërmjet këtyre projekteve që realizuam, kuptuam se është teknologjia ajo që u jep zgjidhje shumë problemeve në jetë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, u shpreh entuziaste për aftësitë digjitale të nxënëse në moshë kaq të re. “Si CEO e një kompanie teknologjie jam shumë e lumtur të shikoj se kemi arritur të nxisim ide smart në mendjen e gjeneratës së re. 10 vjet nga sot, shpresoj t’ju shikoj të dilni në titujt e lajmeve, si emra të mëdhenj në fushën e kodimit.” 

E pranishme në këtë event, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u shpreh se: “Nuk e mendoja që në një përiudhë kaq të shkurtër, rezultatet e këtij projekti do të ishin kaq domethënëse dhe nxënësit do të ishin kaq të përfshirë, bashkë me mësuesit. Kemi plan që edhe vitin e ardhshëm, jo vetëm në 12 shkolla, por edhe në 30 shkolla, deri në fund të projektit, në fund të tre viteve, të kemi gjithsej 60 shkolla.”

Ndërsa presidenti i SciCo NGO, Theo Anagnostopoulos, iu referua të rinjve si e ardhmja e Generation Next. “Përgjatë këtij udhëtimi, ju i dhatë zgjidhje disa problemeve sociale nëpërmjet STEM, duke plotësuar kështu fazën pilot të këtij projekti, që shpresoj ta keni shijuar.”  

STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të

STEM financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e 4-rt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor.  Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikulum në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

vodafone albania vodafone


Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës