13 Shtator 2023, 10:17
Nga r.ll
foto ilustruese
LONDËR- Një detektiv holandez i arti ka ndihmuar në gjetjen e një pikture të zhdukur të Vincent van Gogh që u vodh nga Muzeu Singer Laren, në Amsterdami, në mars 2020.
"Kopshti i Familjes në Nuenen në pranverë", i pikturuar në vitin 1884, u vodh nga muzeu i famshëm holandez në një grabitje gjatë natës kur vendi ishte nën izolim nga koronavirusi. Detektivi holandez i krimit të artit Arthur Brand, i cili ka kaluar dekada duke gjurmuar disa nga kryeveprat më të mëdha në botë, njoftoi të martën se kishte gjetur kryeveprën e vjedhur.
Në një video të postuar në Instagramin e Brand-it, detektivi shihet teksa shpalos veprën e lakmuar të artit. "Ja ku është! Kopshti Pranveror nga Vincent van Gogh, i cili u vodh tre vjet e gjysmë më parë në ditëlindjen e Van Gogh nga një muze në Holandë. Ne e kemi kërkuar për më shumë se tre vjet e gjysmë," tha ai.
Brand tha se ishte në gjendje të rimerrte veprën e famshme të artit në "bashkëpunim të ngushtë" me policinë holandeze, duke e konsideruar atë një "ditë të shkëlqyer për të gjithë fansat e Van Gogh në mbarë botën". Piktura me vlerë rreth 3.2 milionë deri në 6.4 milionë dollarë iu dorëzua Brandit nga një burrë i paidentifikuar me një çantë blu Ikea në shtëpinë e tij në Amsterdam, tha ai. "Më në fund, është këtu, është kthyer," tha Brand, duke njoftuar se do t'ia kthejë sot drejtorit të Muzeut Singer Laren.
vincent van gogh pikture e vjedhur
Art&Argëtim
13 Shtator 2023, 09:36
f.i
Qëndrim Januzi, Buta dhe Gazmend Hyseni
KOSOVË- Një vit nga vrasja në Ferizaj, ku u përfshi vëllai i reperit kosovar,&nb...
Art&Argëtim
13 Shtator 2023, 09:22
r.ll
Ilmi Belshaku
SHQIPËRI- Aktori i mbi 300 roleve në teatrin "Skampa", Ilmi Belshaku, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeç...
Art&Argëtim
13 Shtator 2023, 08:44
f.i
Taylor Swith, Selena Gomez dhe Shakira
SHBA- Si gjithmonë në MTV VMA, moda është po aq e zhurmshme sa muzika dhe paraqitja e ...
Art&Argëtim
13 Shtator 2023, 08:25
A.B
Kengetarja
SHBA- Çmimet MTV Video Music Awards 2023 u prezantuan mbrëmjen e djeshme.
Taylor Swift udhëhoqi me gjithsej tetë...
Art&Argëtim
13 Shtator 2023, 07:01
f.i
foto ilustruese
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillYjet po flasin për emocione dashurie të ndërprera dhe jo për marrëd...
Art&Argëtim
12 Shtator 2023, 15:39
I.A
Jennifer Lopez
SHBA- Pas gati 10 vitesh, Jennifer Lopez po përgatitet të publikojë një album të ri solo. Nënshkrimi i një...
Art&Argëtim
12 Shtator 2023, 15:05
r.ll
Nik Xhelilaj
TURQI- Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nik Xhelilaj do të jetë pjesë e kastit të filmit të njohur, &ldquo...
Art&Argëtim
12 Shtator 2023, 13:50
r.ll
fero fera
TIRANË-Reperi Fero Fera prej disa javë ka tërhequr vëmendjen e publikut me ndryshimet që ka bërë në jet&e...
Art&Argëtim
12 Shtator 2023, 08:13
A.B
Enca
TIRANË- Këngëtarja e njohur për publikun si Enca, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. 'Euron...
Art&Argëtim
12 Shtator 2023, 07:27
A.B
Dashi
Të tjerët rreth jush po ju vërtetojnë për punën tuaj të palodhur dhe përpjekjet e ndërgjegjshme dhe të...