LIVE UPDATES
Art&Argëtim

'Ulen gjakrat' pas 13 vitesh! HISTORIA e sherrit mes grupeve, nga plagosja deri te pajtimi i Noizy-t dhe Stresit

Stresi dhe Noizy kanë krijuar përçarje në industrinë e hip hopit prej disa vitesh mirëpo pajtimi i tyre solli një qetësim gjakrash. 

15 Gusht 2022, 09:10 Nga A.B
'Ulen gjakrat' pas 13 vitesh! HISTORIA e sherrit mes grupeve, nga
Noizy dhe Stresi

TIRANË- Pas 13 vitesh, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Arkimed Lushaj i njohur si Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre. 'Liderët' e grupeve rivale në hip hopin shqiptar dhuruan mbrëmjen e djeshme për të rinjtë shqiptarë përqafime dhe puthje gjatë koncertit 'Alpha Show', të organizuar nga Noizy. 

Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

Stresi dhe Noizy kanë krijuar përçarje në industrinë e hip hopit prej disa vitesh mirëpo pajtimi i tyre solli një qetësim gjakrash. 

SI NISI SHERRI MES STRESIT E NOIZYT?

Ishte viti 2010. Në një emsion televiziv një nga pjestarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun (Noizy). Kjo deklaratë bëri që mes grupeve të nisin konfliktet. Sherri fizik nisi në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosja e Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër, si dhe u bënë disa arrestime, mes tyre dy pjestarë të grupit të Noizyt.

Kulmi i konflikteve ka qenë përplasja me armë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë pallatit të Kongreseve në fund të muajit maj të 2010-ës.

Dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" si dhe fansat e tyre u konfliktuan me armë më 23 maj 2010 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para se të fillonte një spektakël i organizuar nga një televizion privat. Gjatë ngjarjes, nuk pati persona të plagosur, por përplasja soli panik mes banorëve, nga përdorimi i armës, pranë selisë së Presidencës dhe disa institucioneve të tjera. Policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se qëlloi me armë. Ndërkaq, dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, ose "Noizy" dhe Arkimed Lushaj, ose "Stresi", pohuan në polici pas ngjarjes tek pallati i Kongreseve se janë pajtuar, duke sheshuar mosmarrëveshjet midis tyre.

Pak kohë pas kësaj ngjarje, ato u shfaqën të dy në një shoë televiziv. Në 'Mos u nxeh', Stresi dhe Noizy ishin në hapat e parë të karrierës në Shqipëri mirëpo secili kishte krijuar 'fan bazën' e tij. Në atë emision, Stresi tregoi se sapo kishte publikuar albumin e parë, ndërsa Noizy albumin e dytë. Secili prej tyre dha mesazhe për fansat e tyre, duke 

'Arkimedin e njoh para se të jetë i njohur, ia njoh dhe familjen, ai është shtyrë nga persona të tjerë, çfarëdo që ka bërë kundra meje ia kam falur'.- tha Noizy.

'I drejtohem fansave të mi në radhë të parë, çfarë ka bërë Stresi, nuk duhet të më ndjekin mua.'- tha Stresi në atë kohë, duke shtuar: 'Ka ndodhur gjëja më e papranueshme mes nesh, ka pasur të shtëna armësh, kemi rreziku burgun. Unë kam marrë shumë mësim, të paktën nga ana ime.'

Intervista e përbashkët u shoqërua me shtrëngim duarsh e duartrokitje nga publiku.

Vitet kaluan por kunjat dhe deklarata për njëri tjetrin nuk ndaluan. Asnjë nuk u përshkallëzua deri në konflikt fizik siç ndodhi në fillim të karrierës së tyre mirëpo në rrjetet sociale dhe në intervista nuk ndaluan akuzat e deklaratat ofenduese, shpesh herë dhe kërcënuese. 

'Lufta ime me Noziyn nuk ka mbaruar, nuk di kur do përfundojë'- deklaroi në vitin 2019 Stresi. 

SI U PAJTUAN?

Një vit më parë, Stresi konfirmoi se janë qetësuar gjakrat mes tij dhe Noizyt. Teksa ishte në një video-live në Instagram, Stresi tregoi se në fund do të jenë të gjithë bashkë, për shkak të asaj që është thënë brenda Drejtorisë së Policisë së bashku me Noizyn. 

Unë nuk e njof me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë. Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, është shprehur Stresi.

Në atë kohë, Noizy tha se në 12 vite kanë ndodhur shumë gjëra megjithëse së bashku me grupin kanë vendosur t’i rregullojnë raportet me palën tjetër.

Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk falë nga frika, por falë se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”, ka deklaruar një vit më parë Noizy.

U desh vite që grupet e hip hopit në Shqipëri të sheshonin gjakrat e të linin pas konfliktet. Shembullin e OTR dhe TBA shpresojmë ta ndjekin dhe grupet e tjera të hip hop në Shqipëri, para se të jetë shumë vonë e para se situata mes tyre të agravojë në sherr me thika apo armë.

rigels rajku stresi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj