LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën 7-vjeçare, më vonë u martua me të: Jeta e trishtueshme, e mbushur plot me DRAMA

Jetën, ajo e kaloi duke vajtuar të dashurit e saj dhe duke kërkuar dashurinë.

13 Janar 2023, 10:47 Nga k.m.
Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën
Lisa Marie Presley

SHBA- Lisa Marie Presley, kantautorja amerikane dhe fëmija i vetëm i Elvis Presley, u nda nga jeta mbrëmë në moshën 54-vjeçare për shkak të arrestit kardiak, por pavarësisht se kishte një jetë të privilegjuar, u përball me tragjedi të shumta në jetën e saj që në moshë të vogël. Jetën, ajo e kaloi duke vajtuar të dashurit e saj dhe duke kërkuar dashurinë.

Lisa Marie u përball me tragjedinë e saj të parë të madhe në moshën 9-vjeçare, kur pa trupin e pajetë të babait të saj, Elvis Presley, në atë natë fatale të 16 gushtit 1977. Ajo gjeti të dashurën e tij të atëhershme Ginger Alden duke u përpjekur ta zgjonte të atin, por Mbreti i Rock and Roll-it ishte tashmë i vdekur. Elvisi ishte shtrirë pranë tualetit, me fytyrën poshtë në dysheme dhe Lisa menjëherë thirri në telefon ish të dashurën e tij Linda Thompson.

"Babai im ka vdekur! Ai u mbyt,"-bërtiti ajo.

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën

Lisa nuk ishte me fat as në dashuri - ajo kishte katër martesa dhe të gjitha përfunduan në divorc. Publiku sigurisht ishte më i intriguar nga dashuria e saj me Michael Jackson, të cilin e takoi si një vajzë 7-vjeçare në vitin 1975, por ata nisën një marrëdhënie intime vite më vonë - në 1992. Çifti u martua në vitin 1994, vetëm 20 ditë pasi Lisa Marie u divorcua nga burri i saj i parë, Danny Kee, me të cilin pati dy fëmijë - djalin Benjamin dhe vajzën Riley.

Martesa e Jackson dhe Presley zgjati vetëm dy vjet dhe ishte e mbushur me probleme të mëdha, në radhë të parë akuza se këngëtari abuzonte me fëmijët.

"Sapo u takuam për herë të parë, si i rritur, ai menjëherë shkoi të shpjegonte se çfarë mendonin njerëzit për të dhe çfarë ishte në të vërtetë e vërtetë. Unë i besova plotësisht. Unë jam naive kur bëhet fjalë për gjëra të tilla. Unë e besova atë, ai ishte aq bindës. Për disa arsye, unë besoja çdo fjalë të tij,"- tha ajo në 2003.

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën

Dasma e tyre erdhi një vit pasi Jordan Chandler ngriti një padi kundër këngëtarit për abuzim seksual. Çifti u divorcua në gusht 1996, por thuhet se u takuan edhe për katër vite të tjera pas kësaj, duke mbetur miq deri në vdekjen e Jackson në 2009. Meqë ra fjala, këngëtarja pranoi gjithashtu se Jackson ishte "gabimi më i madh i jetës së saj", duke nënkuptuar se la burrin e saj të parë Dani për shkak të tij.

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën

Martesa e saj me Nicolas Cage zgjati vetëm 107 ditë

Në vitin 2002, Lisa Marie u takua me aktorin Nicolas Cage dhe menjëherë shkëndijat fluturuan mes tyre. Por pavarësisht pasionit intensiv në fillim, martesa e tyre zgjati vetëm 107 ditë para se Cage të dorëzonte kërkesën për divorc.

"Më dukej tërheqëse që mund të isha i barabartë. Ishim në situata të ngjashme, kishim origjinë të ngjashme. U lidhëm, kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Të dy kishim diçka nga një frymë rome, ishim si piratë. Unë u martova me të duke shpresuar se do të stabilizonte jetën time, por në të njëjtën kohë mendova se ai thjesht mund të theksonte të gjitha problemet që po ndodhnin më parë. Kjo është çfarë ndodhi së dyti”, shpjegoi ajo një herë.

Një divorc i hidhur nga burri i saj i katërt

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën

Në janar 2006, Lisa Marie u martua me burrin e saj të katërt, producentin muzikor dhe kitaristin Michael Lockëood. Ajo hyri në martesë me një pasuri prej 62 milionësh, ndërsa Lockëood kishte vetëm 3000 dollarë në llogarinë e tij bankare. Megjithatë, dashuria e madhe solli në jetë 2 fëmijë- binjakët Finley dhe Harper. Kjo ishte martesa e saj më e gjatë dhe zgjati për një dekadë, por ajo përfundoi në vitin 2016.

Edhe pse çifti kishte një marrëveshje të fortë paramartesore, Lockëood paditi Lizën për një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së saj, duke pretenduar se ai ishte i keqkëshilluar nga avokatët e tij dhe se ai nuk e kishte lexuar siç duhet kontratën në kohën e dasmës. Padia zgjati dy vjet dhe u zgjidh në vitin 2018 në favor të vajzës së Presley-t.

Vdekja e djalit Benjamin

Vajza e Presley-t u takua me MICHAEL JACKSON në moshën

Goditja e fundit e jetës për Lisa Marie erdhi në korrik 2020, kur djali i saj Benjamin Keo kreu vetëvrasje në moshën 27-vjeçare. Ai ishte një i ri shumë i rezervuar, megjithëse gjatë jetës së tij pati disa role aktrimi dhe u mor me muzikë. Benjamin ishte i njohur edhe për ngjashmërinë e tij fizike me gjyshin e tij Elvis.

"Unë jam përballur me vdekjen, pikëllimin dhe humbjen që në moshën 9-vjeçare. Sinqerisht, kam pasur më shumë në jetën time se kushdo tjetër dhe disi kam arritur ende në këtë pikë. Por kjo vdekje, vdekja e bukuroshit tim? Jo. Vetëm jo... jo, jo, jo, jo... Jeta ime dhe e tre vajzave të mia, të paktën siç e dinim deri tani, është shkatërruar plotësisht nga vdekja e tij,"-shkroi në fillim të këtij viti në një ese kushtuar Benjaminit.

lisa marie presley vdes lisa marie presley


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet