E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Tiranë- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin që t’i sekuestrohet pasuria Artan Doçit, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçit i është sekuestruar një banesë 2 katëshe në Shkodër, dy makinave, një prej të cilëve një mjet tip fuorsitradë dhe një motor.
Pasuritë e sekuestruara:
1- Banesë 2-katëshe në lagjen Bleran, njësia administrative “Rrethina”.
2-Automjet me targa AA 997 PG e markës “Daimler Chrysler”, viti i prodhimit 2002.
3-Automjet me targa ZZ525 XU e llojit AUDI, viti i prodhimit 2009.
4-Motorr me targa AC 314, i markës Yamaha, i vitit të prodhimit 2006.
Më 4 shkurt OFL (Operacioni Forca e Ligjit) i sekuestroi pasusinë, 6 personave që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Jan Prengës, ku mes tyre ishte edhe Artan Doçi. Artan Doçi akuzohet për rrëmbim dhe vrasje. Nga hetimet rezultoi se Doçi ka qenë personi që drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari. Ai u kthye në atdhe më 5 shkurt të këtij viti, ku u vetëdorëzua në Polici, pasi OFL-ja i sekuestroi pasuritë.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 89 vota paketën anti-KÇK, ku ndër të tjera në këtë akt normativ thuhet se pronat dhe asetet e sekuestruara do të përdoren nga shteti.
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës
Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Ata kërkojnë rifillim...
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë njerëzish. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” tregohe...
Greqi- Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 200...
BOTË– Numri i viktimave nga koronavirusi rritet çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infe...
DURRËS– Dy shtetas turq janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se të arrestuarit kanë...
TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar gjatë emisionit “360 gradë” mes inxhinierit Arben Meçe dhe shkrimtarit Agim Doçi. Ky i fundit u revolt...
Tiranë- Ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat minimale do të shkojnë deri në -3 gra...