LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na drejtojnë politikanë me kostume të spërkatura me gjak, duar të zhytura në krim”/ Artan Hoxha kujton 21 janarin: Pr

21 Janar 2020, 08:14 Nga DOSJA
“Na drejtojnë politikanë me kostume të spërkatura me

Tiranë- Sot shënohen plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku në bulevard u vranë 4 protestues. Në një shkim të gjatë në Facebook gazetari Artan Hoxha  shprehet se edhe pse kanë kaluar 9 vite nga ngjarja e rëndë ende nuk është vënë drejtësi. Ai thekson se janë po të njëjtë lider politikë, që me kostume të spërkatura me gjakun e shqiptarëve që drejtojnë vendin.

“Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi. Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe. Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan tu vrasin per tu bere shembull qe askush prej nesh mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.”, shprehet ndër të tjera ai. 

Gazetari nënvizon në fund të shkrimit se Edi Rama që thirri viktimat në protestë sot është njeriu më me pushtet.

“Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend. Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…
Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten. Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi. Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit.
I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre. Nente vite me pas asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje. Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi. Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.
Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan tu vrasin per tu bere shembull qe askush prej nesh mos guxonte te protestonte perballe asaj godine. Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan tia faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.
Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.
Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”. Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do tia hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe tu heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla sa me pare te jete e mundur.
Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit. Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete. Ata do tu shfaqen naten ne gjume, do tu kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, ju sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte. Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua ti lante duart nga gjaku juaj. Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.
Kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, sepaku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard. E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte. Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do tu kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet… Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do tu harrojne, perkundrazi do tu kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik. Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoj ne vend. Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do tua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme. Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per tu treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit. Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit. Luli, nga minister i brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites. Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij. Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend. Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.

Sot  plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha protesta e 21 janarit artan hoxha protesta e 21 janarit

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Janar 2020, 07:57

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë