Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Artan Lame është vendosur drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shqiptare. Prezantimin e tij në këtë post e bëri zv/kryeministri Erion Braçe i cili e vuri theksin se çështja e pronave duhet të zgjidhet sa më parë.
Braçe theksoi se 196 mijë prona në vend ende janë të paregjistruara dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Numri 2 i qeverisë kërkoi nga qytetarët që të mos japin më para nën dorë për asnjë shërbim.
“OSHEE duhet të kthejë përgjigje. Institucionet e tjera duhet te kthejnë përgjigje. Përmes agjencisë së re qe krijohet duhet të përmbushen objektivat e vendosur. Krijimi i agjencisë së madhe ishte me qëllim të forcohej bashkëpunimi mes dy të parave. Kërkon shërbim, merrni shërbim. Mos paguani asgjë. Do ta luftojmë korrupsionin. Modernizimi i shërbimit do bëjë të mundur jo vetëm dhënien e shërbimit por edhe shmangien e korrupsionit”, tha Braçe.
Ai iu bëri apel edhe OSHEE-së, Bordit të Kullimit dhe Bashkive që të bashkëpunojnë për këtë proces pasi pronat sjellin shumë probleme në vend.
Kemi ende 20 mijë familje që nuk janë pajisur më aktin e marrjes së tokës në pronësi. Unë ftoj të gjithë banorët që kanë probleme me pronat, që nuk i kanë të regjistruara pronat të merren me dokumentat, për të ndjekur të gjithë procedurën për të rregjistruar pronën e tyre. Kemi 196 mijë prona ende të paregjistruara. Kemi ende 10% të territorit të vendit që nuk është e regjistruar fare. Nevojshmëria për të rregulluar këtë çështje bëri që të lindte edhe Agjencia Shtetërore të Kadastrës Shqiptare. Duhet të shmanget sorollatja e njerëzve që u bëhet për çështjen e pronave dhe duhet të merrni titujt e pronësisë. Do ta ndjek vetë edhe mbarëvajtjen e agjencisë. Janë bashkitë ato që duhet të presin rregjistrimin e qyetarëve, ato duhet të merrem me aplikimet e qytetarëve. Bordet e Kullimit duhet të certifikojnë veprat e tyre. OSHEE duhet të kthejë përgjigje dhe të mos pengojnë proceset e legalizimeve. Për qytetarët kam vetëm një apel, që të paraqiten me dokumentacionin e kërkuar.
Artan Lame vjen në këtë post pas drejtimit për gati 4 vite të ALUIZNI-t. Artan Lame është emëruar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Që pas bashkimit të ALUZNIT me Hipotekën, tashmë Lame do të jetë në krye të Kadastrës.
Çfarë është Kadastra?
Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues. Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.
(J.V.F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Torovicë, Lezhë ku është pritur edhe nga banorët e zonës. Ai ka postuar një video, ku...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që një qytetari, që sipaas tij është nga Kukësi, i cili është shprehur se Edi Rama po hakmerret n...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka ironizuar Kryeminsitrin Edi Rama. Berisha ka publikuar një foto ku tregon një barcaletë ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka thumbuar kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Repolitix”. E pyetur për ironitë që...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Repolitix” mbrëmjen e sotme foli rreth situatës politike në Shqipëri dhe për strat...
TIRANË– Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në “Provokacija” është shprehur se Ilir Meta e ka detyre kushtetuese që të marrë dhe të ulë palët në tavolinë....
GREQI- Mediat greke shkruajnë se kryeministri vendas Aleksis Tsipras shfaqet i vendosur të zgjidhë të gjithë problemet me Shqipërinë. Gazeta greke Ethnos e titu...
Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) preferoi të mos i jepte përgjigje pyetjes së Top Channel, se çfarë mendont...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka komentuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend.I ftuar në studion e televizioni...
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka bërqë një deklaratë në lidhje me bashkëshortin e saj. Ajo i ka kërkuar falje publikisht partnerit, pasi sipas saj ai ka lë...