LIVE UPDATES
Politike

Arvizu: Djegia e mandateve, problem shqiptar. Ndërkombëtarët të zhgënjyer nga Basha

6 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
Arvizu: Djegia e mandateve, problem shqiptar. Ndërkombëtarët

Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, në një intervistë me Skype nga Uashingtoni me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.

“E di që opozita ndihet shumë e frustruar”, thotë Arvizu, i cili thekson se “po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens”, deklaroi Arvizu.

Unë besoj, deklaron Alexander Arvizu, se qeveria e mori pushtetin këtë mandat ashtu siç edhe ndodhi me mandatin e shkuar, në mënyrë shumë legjitime.

I pyetur për kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Arvizu shprehet se “në këtë rast, mua nuk më duket si një veprim i menduar mirë” thotë ai.

“Në një moment të caktuar Perëndimi kishte besim tek Z. Basha”, deklaron Arvizu, i cili më tej shpreh mendimin se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur.

“Mendoj se Qeveria Rama mund të bënte më shumë në aspektin e të dëgjuarit të popullit”, thotë Arvizu, sipas të cilit qeverisja e Ramës ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re.

Pjesë nga intervista:

“Në fakt nuk jam më pjesë e Departamentit të Shtetit, kështu që lajmi i mirë është që mund të flas lirisht dhe këndvështrimi im mbetet vetëm i imi, por lajmi jo i mirë është se nuk jam në brendësi të të gjitha diskutimeve që po ndodhin. Kam shumë besim tek Ambasada Amerikane se do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet në mënyrë të saktë si dhe ta përcjellë këtë ndjesi nga Uashingtoni.
Por duhet të them se u shpreha që njerëzit po ndihen të sfilitur dhe disi të depresionuar, dhe mendoj që mbase kjo është e vërtetë dhe për komunitetin ndërkombëtar, dhe kur flasim për Uashingtonin, Brukseli apo miqtë tuaj në vende të tjera të Europës. Të gjithë duan më të mirën por duket sikur i ngjan një déjà vu-je që përsëritet. Dhe mendoj që një problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës, që mesa duket quhet djegie e mandateve, duket një sjellje tejet shqiptare. Kurrë nuk e ka dëgjuar këtë më parë. Por ajo që po ndodh duket thjeshtë si taktikë. Është tejet taktike dhe ne mund t’i hyjmë një diskutimi tjetër nëse kjo është një taktikë e mirë apo e keqe. Por me sa duket kjo nuk është e bazuar mbi një strategji. Dhe e gjitha është vetëm taktikë, asnjë strategji taktike, asnjë rrugëdalje.

Dhe unë mendoj se ky është një problem real me situatën aktuale dhe natyrisht dhuna nuk është asnjëherë zgjidhja. Kam parë disa nga filmimet dhe nuk jam i sigurtë se si një burrë i vjetër që djeg gomat para parlamentit, [nuk jam i sigurtë] se çfarë problemi është i presupozuar të zgjidhë.

Po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, nuk e di po logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens. Dhe kur njerëzit thonë se ishin lekë droge, apo çdo lloj paraje tjetër e pisët që ua bëri të mundur njerëzve të zgjidheshin në 2017. Natyrisht mund të debatojmë mbi korrupsioni apo këtë apo atë gjë, por rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë të qarta. Në 2017 gjërat ishin konsistente me ato çfarë kishim parë në vitet e fundit. Dhe kjo përfshinte LSI që pati një prezencë të fortë në 2017.

Intervistën e plotë me ish-ambasadorin Alexander Arvizu do ta ndiqni të plotë në ora 19:30 në Top-channel dhe TopChannel Web.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandër arvizu djegia e mandateve te opozites protesta e opozites aleksandër arvizu djegia e mandateve te opozites protesta e opozites

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron