LIVE UPDATES
Bota

As 11 milionë euro s’e nxjerrin nga burgu ish-drejtorin e Policisë Sekrete

23 Dhjetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
As 11 milionë euro s’e nxjerrin nga burgu ish-drejtorin e

MAQEDONI E VERIUT – Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, të enjten më 23 dhjetor, ka nisur debatin lidhur me vendimin e ditës së mërkurë, të Gjykatës së Apelit për lirimin nga paraburgimi të ish-drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Këshilli do të deklarohet nëse dikush do të kërkojë përgjegjësi lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa këtë mund ta bëjë edhe ndonjëri nga anëtarët e tij, apo ndonjë institucion tjetër dhe pas vlerësimit të rrethanave do të dalë me qëndrimin nëse janë bërë ose jo shkelje gjatë miratimit të vendimit. Gjykata e Apelit vendimin për lirimin nga paraburgimi të Mijallkovit e mori pasi ish-drejtori i Policisë Sekrete kishte ofruar 11 milionë euro garanci se nuk do të arratiset deri në përfundimin e proceseve gjyqësore kundër tij. Ky vendim nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit ul besimin e qytetarëve në gjykata. Mijallkov ishte person me rrezik potencial për arratisje. Gjykatësit që morën vendimin duhet t’i japin llogari opinionit se në çfarë baze kanë sjellë një vendim të tillë dhe në cilën formë do ta marrin përgjegjësinë në rast se Mijallkov arratiset”, thuhet në reagimin e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Mijallkov, familjar dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që është arratisur në Hungari, është dënuar për tri vepra penale, me nga 12, 8 dhe 3 vjet burgim. Më 8 mars 2019, Sasho Mijallkov u dënua me 3 vjet burgim për rastin “Titanik 2”, prishjen e rezultatit zgjedhor në bashkëpunim me një anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Më 26 shkurt 2021, Gjykata Penale e Shkupit, e dënoi ish-kreun e Policisë Sekrete me 12 vjet burgim për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Saho Mijallkov, dënimin e fundit e mori më 13 prill 2021, kur u dënua me 8 vjet burgim për rastin e njohur, “Trezor”, konkretisht për shpërdorim të 780.000 eurove për blerjen e pajisjeve për përgjim.

Kundër tij, aktualisht po zhvillohet edhe një proces gjyqësor për blerjen e disa parcelave në një zonë të Shkupit, ky si i dyshuar paraqitet edhe Mijallkovi.

Pikërisht ky proces gjyqësor, parandaloi daljen e Mijallkovit nga paraburgimi, pasi trupi gjykues për këtë rast, më pak se një orë pas miratimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e tij, vendosi masën e arrestit prej 30 ditësh. Kjo bëri që Mijallkov të mos dalë nga paraburgimi. Por, vendimi i Gjykatës së Apelit vazhdon të kritikohet, ndërsa kërkohet edhe përgjegjësi nga gjykatësit, pasi edhe në dy raste tjera, Mijallkov kishte ofruar garanci prej mbi 10 milionë eurosh, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

“I gjithë opinioni maqedonas ishte dëshmitar i një goditjeje të fortë ndaj drejtësisë nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup. Presim që gjykatësit që morën një vendim të tillë, të dalin publikisht dhe të thonë se si është e mundur të lirojnë dikë që është i dënuar me gati 20 vjet burgim për vepra të ndryshme penale”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së-së, Bogdanka Kuzeska.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja, vendimin për lirimin e Sasho Mijallkovit dhe reagimin e LSDM-së, i quajti “teatër të lirë”, për nevoja të politikës ditore.

“Ky nuk është gjë vjetër, pos një teatër i lirë nga ata që drejtojnë gjyqësorin. Se ku ndodhet gjyqësori flet raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit dhe krimit duke e renditur Maqedoninë e Veriut në vendin e 111-të. Teatro të tillë të lirë do të shohim gjithmonë kur LSDM-ja, Zoran Zaev apo njerëzit në kryesinë e LSDM-së, kanë nevojë për diçka të tillë”, vlerëson VMRO DPMNE-ja.

Aleanca për Shqiptarët thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin nga paraburgimi të ish-kreut të Policisë Sekrete, demaskon, sipas saj, “pohimet e rrejshme të pushtetit për sundimin e ligjit dhe integrimin evropian të vendit”.

Regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve, duke iu përgjigjur në formën më arrogante të mundshme qytetarëve që kundërshtojnë krimet e tyre…. Ky rast edhe njëherë demaskoi agjendën mashtruese euro-integruese të këtij regjimi dhe legjitimoi vlerësimet tona se ky regjim duhet të bjerë një ditë e më parë. Të gjithë ata që ia zgjatën jetën këtij regjimi sot u pa se kanë kontribuar që të arrihet deri te falja e kriminelëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit, dëshmon se Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut është i korruptuar.

“Në Maqedoninë e Veriut ka fituar krimi i organizuar, por jo edhe e drejta dhe drejtësia, d.m.th. të mërkurën Gjykata e Apelit vendosi të lironte nga paraburgimi arkitektin e krimit në vend. Kjo nxori në pah metastazën e krimit të organizuar këtu. Mënyra se si zhvillohen të gjitha procedurat, qoftë ato në fazën parahetimore, hetimore, apo edhe ato që janë në fazën e miratimit të vendimeve gjyqësore, nuk kanë të bëjnë me drejtësinë, por vetëm me krimin e metastazës që ka përfshirë drejtësinë”, thotë Selmani.

Puna e Gjyqësorit është kritikuar të mërkurën edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend. Sipas tij, sundimi i ligjit, duhet të jetë prioriteti kryesor i një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Është zhgënjyes fakti se të gjitha sondazhet e opinionit publik dëshmojnë ndjenjën në rritje të qytetarëve se në vend mbretëron një kulturë e mosndëshkimit”, ka deklaruar Pendarovski.

Maqedonia e Veriut në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me sistemin e drejtësisë, është kritikuar për mungesë të gjyqësisë së pavarur dhe efikase. Një përpjekje për ngritjen e Gjyqësorit kishte në vitin 2016 kur u formua Prokuroria Speciale, por edhe puna e saj dështoi meqë drejtuesja e kësaj prokurorie, Katica Janeva, më 18 qershor 2020 u dënua me 7 vjet burgim për shpërdorim të detyrës. Gjykimi i Janevës çoi në shuarjen e Prokurorisë Speciale. Drejtuesit e Qeverisë kishin premtuar edhe vettingun në gjyqësor, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret për realizimin e këtij premtimi që synonte kontrolle, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sfera tjera.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni maqedonia e veriut sasho mijallkov stevo pendarovski tetove maqedonia e veriut sasho mijallkov stevo pendarovski tetove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri