LIVE UPDATES
Politike

VD-Asambleja e PS, Rama e nis me falenderime: Tani përgatituni për zgjedhjet në degë

7 Maj 2022, 08:13 Nga DOSJA
VD-Asambleja e PS, Rama e nis me falenderime: Tani përgatituni për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur me një falenderim fjalimin para socialistëve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se kishin bërë një detyrë të mirë për përgatitjen e Kongresit, i cili i hapi rrugë garës dhe procesit të ri të zgjedhjeve të kryetarëve të degëve. 

“Nuk e kam pasur mundësinë më parë, dua t’ju falenderoj të gjithëve për kontributin për realizimin me sukses të Kongresit, në aspektin organizativ për të bërë të mundur që formati i ri të jetë i suksesshëm. Falenderoj ata që u angazhuar për ta bërë një kongres të hapur dhe të gjallë, ku PS u takua me pjesët e shoqërisë që ne u flasim. Nga ana tjetër, Kongresi i hapi rrugë një procesi të ri të PS për të hyrë në zgjedhjet e reja për drejtuesit e Partisë në 61 bashkitë e vendit dhe të gjitha njësitë administrative. Është proces që jep mundësi simpatizantëvce dhe mbështetësve të PS që të përfshihen në zgjedhje. Të gjithë kandidatët apo kandidatet do të kalojnë përmes një rruge që faktikisht përveçse garanton hapjen e partisë dhe siguron meritën në përzgjedhje. Kryesia ka ngritur një Komision të Posaçëm zgjedhor për këtë proces që do të mbyllet në fund të qershorit. Komisioni do të ketë një detyrë të posaçme për të shpjeguar procesin që të mos ketë keqkuptime dhe as të përjashtuar si mungesë informacioni. Në raste që gara nxjerr në pah kandidatë që duhen vlerësuar do të ecim në bashkëdrejtim nga një burrë dhe një vajzë apo grua. Aty ku nuk do të jetë e mundur që partia të bashkëdrejtohet, partia do të ketë një kryetar të vetëm. Nisim me nivel bashkiak njëherë dhe më pas me të parë e me të bërë. Është risi strategjike,”-tha Edi Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Së pari, duke qenë se nuk e kam pasur mundësinë më parë dua që t’ju falenderoj të gjithëve për kontributin e dhënë për realizimin me sukses të Kongresit në aspektin organizativ dhe për të bërë të mundur që formati i ri i Kongresit, ishte një format i suksesshëm dhe këtu dua që të falenderoj në mënyrë të posaçme gjithë ata që u angazhuan në çdo qark për ta bërë Kongresin, një Kongres të hapur, një kongres të gjallë, një kongres ku Partia Socialiste u takua me pjesët e shoqërisë të cilave ne ju flasim dhe për të cilat ne jemi të angazhuar edhe si forcë qeverisëse. Nga ana tjetër, Kongresi i hapi rrugë një procesi të ri dhe shumë të domosdoshëm për Partinë Socialiste, për të hyrë në zgjedhjet e reja për drejtuesit e partisë, fillimisht në të 61 bashkitë e vendit dhe pastaj edhe në të gjitha njësitë administrative. Ky është një proces, i cili i jep mundësi të gjithë anëtarësisë, por i jep mundësi dhe simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste që të përfshihen në zgjedhjen e drejtuesve të partisë, qoftë duke propozuar kandidatura edhe pa qenë pjesë e asamblesë së partisë, qoftë duke avancuar kandidaturën vetjake, në funksion të ambicies për ta drejtuar Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, procesi do të garantojë që të gjithë kandidatët apo kandidatet për drejtimin e partisë socialiste në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge e cila faktikisht përveç se garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin e çdo kandidature, garanton konkurrencën për kandidatët dhe në fund siguron meritën për zgjedhjen e tyre. Për këtë arsye, bazuar edhe në vendimin e marrë në librin e rregullave të Partisë, Kryesia ka ngritur një komision të posaçëm zgjedhor për këtë proces i cili do të fillojë menjëherë dhe do të mbyllet në fund të qershorit, për t’i dhënë pastaj mundësi kryesisë që në fillim të korrikut të bëjë miratimin e kandidatëve fitues. Komisioni i këtyre zgjedhjeve, do të ketë një detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vetë për të shpjeguar procesin në mënyrë që të mos ketë as keqkuptime, as të përjashtuar nga ky proces si pasojë e mungesës së informacionit, dhe për të garantuar që të gjithë kandidatët që do të kalojnë fazën e parë, të kenë mundësi të ballafaqohen publikisht përballë një asambleje bashkie e cila duhet të jetë e hapur për këdo që dëshiron të marrë pjesë dhe të ndjekë ballafaqimin e kandidaturave. Pas ballafaqimit të kandidaturave, komisioni do të bëjë vlerësimin e tyre dhe do t’i propozojë kryesisë së partisë të bëjë miratimin përfundimtar të kandidatit/kandidates apo kandidatëve fitues. Pse them kandidatëve fitues? Sepse njëkohësisht ne kemi rënë dakord në Kryesinë e Partisë që kudo ku gara nxjerr në pah kandidatë burrë apo djalë, grua apo vajzë që janë për tu vlerësuar dhe të cilëve duhet dhënë mundësia ta drejtojnë partinë, do të ecim me bashkëdrejtimin e Partisë dhe me një balancë gjinore në drejtimin e Partisë. Siç kemi bërë me organizatat Socialiste në një pjesë të madhe të territorit edhe pse procesi nuk është kryer i gjithi në të gjithë territorin ashtu si duhet, ku drejtimi i organizatës bëhet nga një burrë apo djalë dhe një grua apo vajzë. Të njëjtën gjë do ndjekim edhe në nivelin e bashkisë, por jo në mënyrë të detyrueshme, por duke konsideruar vlerën e kandidaturave. Këtë gjë do ta ketë parasysh komisioni përzgjedhës i kryesisë së partisë dhe do të avancojë propozimet e veta duke u nisur nga merita e kandidatëve. Aty ku nuk do të jetë e mundur për shkak të mos përmbushjes së kritereve të vendosura që të ketë dy drejtues, apo që Partia të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua, do vazhdohet me një kandidat të vetëm.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë