LIVE UPDATES
Sport

Gjermania nuk duhet të harrohet/ Pa kontakte me botën e jashtme dhe me sytë tek KUPA (STRATEGJIA E LOW)

14 Qershor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Gjermania nuk duhet të harrohet/ Pa kontakte me botën e jashtme dhe me

Manuel Neuer përshëndet miqësisht ndjekësit e tij të ri në Instagram, me një humor të mirë. “Jam kureshtar të shoh se si duket “Home Ground” i jonë”, shkruan portieri i kombëtares, i cili këto ditë i mbushi plot 100 ndeshje në fanellën e ekipit të Gjermanisë, në ndeshjen kundër Letonisë. Skuadra e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), e drejtuar nga trajneri kombëtar Joachim Löw është vendosur në “World of Sports” (“Botën e Sporteve”), të Adidasit që është partneri i DFB, në Herzogenaurach afër Nurembergut. “Një zonë vërtet e mrekullueshme! Me plot drunj, me gjëra të ndërtuara prej druri, vërtet e bukur. Një vend ku mund të krijohet një atmosferë e shkëlqyer”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit të vogël me 22.000 banorë. Por kryebashkiaku German Hacker mbase nuk do ta shohë fare ekipin kombëtar në kohën e përgatitjeve.

Pa kontakte me botën e jashtme

Zona ku është vendosur kombëtarja gjermane është e mbyllur hermetikisht. Me gardhe të larta ku nuk depërtojnë as shikimet, që e shndërrojnë këtë vend në një “flluskë”, ku mund të futet vetëm stafi i DFB dhe sipas marrëveshjeve edhe përfaqësuesit e shumtë të mediave.

Lojtarët testohen çdo ditë, e po ashtu edhe gazetarët duhet të tregojnë një test negativ para se të hyjnë në këtë zonë. Vetëm nëse kanë një test negativ ndaj Coronës mund të vazhdojnë rrugën drejt terrenit për stërvitje. Për të shkuar deri tek terreni në largësi prej 2.5 kilometra, është siguruar edhe mundësia e transportit. Për të siguruar mbajtjen e distancës, secili duhet të ketë rreth qafës një pajisje elektronike. Kjo mundëson edhe ndjekjen e rastit, nëse dikush rezulton pozitiv ndaj virusit Corona. Në këtë zonë ka dhe një numër të mjaftueshëm të personave që kujdesen për sigurinë.

Oliver Bierhoff dhe shpresa për angazhim

Ekipi gjerman rri së bashku tërë kohën. Lojtarët janë të vendosur në shtëpiza në grupe të vogla. Neuer është vendosur me kolegun nga Bajerni Jamal Musiala, si dhe me Jonas Hofmann dhe Lukas Klostermann. “Ne edhe tani po ndjehemi mirë, sepse mund të shohim që ambientet ofrojnë atë që duam”, thotë drejtori i DFB Oliver Bierhoff, i cili shpreson se “Home Ground” do të ketë një efekt të ngjashëm me legjendën “Campo Bahia” në Brazil, ku Gjermania para shtatë vitesh fitoi titullin e kampionit të botës.

“Ne duam të krijojmë një frymë fituesish”, thotë 53-vjeçari, “një frymë nga Herzogenaurach, sepse kushtet janë vërtet të mira”. Ilkay Gündogan, i cili ndan shtëpinë me Marcel Halstenberg, Serge Gnabry dhe Emre Can është dakord me këto pohime. “Nuk mund ta imagjinoj si ka qenë në vitin 2014. Kam dëgjuar shumë për të, por kam parë shumë pak fotografi”, thotë ai. “Shumë thonë se ishte e ngjashme me këtu, se kushtet kanë qenë shumë të mira. Fantastike është ajo që Adidas ka ndërtuar këtu”.

Pritjet nga lojtarët

Në Kampionatin Botëror në Brazil, skuadra gjermane përfitoi nga qetësia që kishte në vendvendosje. Në fund ekipi i Joachim Löw u bë kampion bote. E sa larg do të shkojë Gjermania tani në këtë KE, mbetet të shihet, në veçanti kur dihet se ende jemi në një kohë pandemie. Deri para ca javësh, performanca e ekipit gjerman nuk ishte tepër e mirë. Paraqitjet ishin shumë të këqija.

Por mendimet kanë ndryshuar, e ka ndryshuar edhe vetëdija e ekipit. Löw ka arritur të bëjë një ekip funksional. Në skuadër janë kthyer humori dhe loja më e mirë, si ajo e ndeshjes kundër Letonisë të cilën Gjermania e fitoi me rezultat 7-1. “Qëllimi ynë është gjithmonë që të tregojmë lojë të mirë. Kjo pritet gjithmonë nga ekipi gjerman”, thotë Bierhoff. “Por çdo skuadër e suksesshme ka nevojë për kohë. Unë besoj se ky epik do të forcohet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Por ne duam edhe tani të dëshmohemi.”

“Asgjë nuk është e pamundur”

Manuel Neuer vazhdon “turneun” e tij edhe në Instagram. Këtu kemi një zonë e madhe për ushqim, një kënd ku lojtarët mund dhe do të shikojnë së bashku ndeshjet e Kampionatit Evropian – një pjesë për relaksim, shpjegon Neuer. Relaksim pas ndeshjeve, por mbi të gjitha përqendrim para sfidave të reja, pa asnjë shqetësim nga jashtë. “Ne kemi mundësi relaksimi, por në radhë të parë fokusimi tek detyrat që na presin. Këtu kemi një atmosferë të këndshme.”

Gjermania zhvillon ndeshjen e parë kundër kampionëve të botës Francës, të martën e ardhshme (fillimi në orën 21:00), ku do të shihet sa mirë është përgatitur dhe si ka punuar në Seefeld dhe Herzogenaurach. “Asgjë nuk është e pamundur”, shkruan me shkronja të mëdha në një mur. E pamundur nuk është as fitorja kundër Francës, nëse vërtet zgjohet shpirti i fituesve tek ekipi.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 skuadra e gjermanise euro 2020 skuadra e gjermanise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet