LIVE UPDATES
Aktualitet

Asgjë nuk harrohet! “Masakran e Çoles” ende shkakton viktimës, ZINXHIRI që s’po di të ndalet, si kanë nisur atentate

4 Qershor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Asgjë nuk harrohet! “Masakran e Çoles” ende shkakton

“Masakran e Çoles”: Zinxhiri i atentateve nga 2015 në Vlorë, që vazhdon të shkaktojë viktima Pas atentateve të fundit, Vlora është tronditur sërish nga një tjetër vrasje me armë zjarri. Pesë minuta para mesnatës së të mërkurës, është ekzekutuar në brendësi të pallatit të tij në lagjen “24 maji”, Shkëlzen Velaj, 42 vjeç.

Ai është qëlluar në katin e pestë të pallatit ku banonte me një breshëri kallashnikovi dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Si ndodhi ngjarja Sipas informacioneve paraprake, viktima po kthehej në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij të ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë në katin e 5 të pallatit, por kur ka qenë duke hapur derën, atentatori ka lëshuar një breshëri plumbash në drejtim të tij.

Autorët janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili pranë “bay passit”, ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Vëllai i viktimës mbeti i vrarë në masakrën e Çoles

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt, i mbetur i vrarë në atë që u quajt masakra e Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill të 2015-ës në Vlorë. Përveç tij, në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë edhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, nr një kazino në qendër të qytetit bregdetar.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj (Haki Rakipaj) dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanajn dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të sqarohen në një lokal në lagjen “Çole”. Në kohën kur janë takuar, ata kanë nxjerrë armët, duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj (Haki Rakipaj) dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili.

Kështu, si pistë hetimi e vrasjes së mbrëmshme, mund të jetë edhe ngjarja e ndodhur para 6 vjetësh, ku zinxhiri i hakmarrjeve ka shkaktuar disa viktima deri më sot.

7 të rinjtë të përfshirë në “masakrën e Çoles”

Haki Rakipaj (Akil Hasanaj), 29 vjeç, banues në Vlorë, i vrarë.

Ardi Velaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i vrarë.

Albi Arjan Limaj, 21 vjeç, nga Vlora, humbi jetën rrugës për në spital.

Aleksandër Llanaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i plagosur.

Bertil Alliaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i arrestuar.

Xhuliano Lutaj, 21 vjeç banues në Vlorë, i lënë i lirë.

Ani Begaj, 19 vjeç, banues në Vlorë, i arrestuar.

Masakra e Çoles, zinxhiri i vrasjeve nga viti 2015 e deri më sot

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Një zënkë adoleshentësh pas një feste ditëlindjeje, përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur dhe tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet. Për këtë ngjarje u akuzuan dhe dënuan Aleksandër Llanaj, me burgim të përjetshëm, si edhe Bertil Aliaj e Ani Begaj me nga 35 vjet burgim.

Procesi gjyqësor ndaj tyre u shoqërua me polemika të shumta. Pasi Gjykata e Shkallës së parë dhe e Apelit të Vlorës kishte dhënë dënimet maksimale për tre të akuzuarit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë, kërkoi të tërhiqej nga akuzat.

Familjarët e viktimave reaguan ashpër për zbutjen e akuzave në Gjykatën e Lartë, gjë e cila detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe të zëvendësonte prokurorin e çështjes. Pas zëvendësimit të tij, prokuroria u përfaqësua nga Drejtori i Hetimit, Adnan Xholi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimeve të shkallëve më të ulëta.

Më pas, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimet e rënda për Llanajn, Aliajn dhe Begajn. Ky episod është shoqëruar me të tjera ngjarje të përgjakshme. Në maj 2017, vritet në qendër të Vlorës biznesmeni dhe pronari i “TV Vlora”, Erven Hyseni. Në atë atentat vritet në mënyrë aksidentale edhe drejtori i OSSHE-së për rajonin e Vlorës, Roland Saliu.

Atentati dyshohet se u krye për shkak se Hyseni, i afërm me një prej viktimave në “masakrën e Çoles”, Haki Rakipaj, përdorte televizionin e tij për të goditur Llanajt. Ky version nuk u provua, megjithëse dyshimet janë të forta për këtë linjë.

Rreth 4 muaj më pas, në tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e rrugës Transballkanike, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Aleksandër Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë, Ferdinand Llanaj. Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Një prej personave të dyshuar për këtë ngjarje, është Armando Sulejmani (Çipuri). Ndaj tij, Gjykata e Vlorës kishte nxjerrë masë sigurimi “arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në verën e vitit 2018, një i ri nga Vlora, Albano Xhaferraj rrëmbehet në qytetin e Vlorës dhe prej tij nuk ka më asnjë gjurmë.

Një person, i cili konsiderohet si “i penduar” i drejtësisë, ka pretenduar se Albano Xhaferraj është rrëmbyer dhe vrarë nga disa persona, bashkëpunëtorë të një tjetër emri të njohur të botës së krimit në Vlorë, Edison Harizaj.

Sipas këtij “dëshmitari” Albano Xhaferraj, është rrëmbyer dhe më pas vrarë, për shkak se ka qenë dëshmitar dhe ka njohur atentatorët e plagosjes së Aleksandër Llanajt. Edhe ky version, ende nuk është zyrtarizuar nga institucionet hetimore.

Pak muaj pas këtij episodi, në nëntor 2018, vritet në periferi të Durrësit, Edison Harizaj dhe miku i tij, Gent Caci. Ata gjendeshin në bordin e një makine tip “Audi A8”, kur dy makina u kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar për vdekje. Ngjarja e Durrësit vijon të jetë pa autor, pavarësisht se policia ngriti dyshimet e para dhe më të forta tek hakmarrja e Llanajve.

Më 14 janar të vitit 2019 plagoset Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Burimet nga policia, dyshojnë se atentati ka lidhje me serinë e vrasjeve të nisur në vitin 2015. Mesditën e të dielës në datën 17 shkurt 2019, plagoset në atentat, nga persona ende të paidentifikuar, Armando Sulejmani (Çipuri), i dyshuari kryesor për plagosjen e Ferdinand Llanajt dhe të birit të tij të mitur.

Dy miqtë e Çipurit, Arjan Hasani dhe Orest Hoxha, mbetën të vdekur, ndërsa Sulejmanin, të cilin policia e kishte shpallur në kërkim, e gjetën kundërshtarët e tij.

Arsyeja e zënkës banale mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje, që la pas ai konflikt në një sallë bastesh, po vijon të prodhojë viktima në qytetin e Vlorës.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e coles shkelzen velaj vlore vritet shkelzen velaj masakra e coles shkelzen velaj vlore vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet