LIVE UPDATES
Politike

Asnjë fjalë për Reeker dhe Kim! Basha i bëri nënkryetare në PD, Tabaku dhe Duma: Përjashtimi i Berishës ishte e vështir

15 Shtator 2021, 19:03 Nga DOSJA
Asnjë fjalë për Reeker dhe Kim! Basha i bëri

TIRANË– Grida Duma dhe Jorida Tabaku, të dyja nënkryetare të Partisë Demokratike kanë komentuar sot vendimet e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha. E ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Duma tha se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar liderin historik të Partisë Demokratike nga Grupi Parlamentar i partisë ka anuar drejt racionalitetit dhe jo drejt emocioneve.

E pyetur nëse për mendimin e saj, vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte brenda standarteve statutore të partisë, Duma u shpreh se nëse do t’i kërkohej çdo demokrati që të jepte mendimin e tij, do të goditej një akt lidershipi moral. Ajo theksoi se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Sipas Grida Dumës, sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështjeje por jo përçarje.

“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit….Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral. Që të gjykosh sot për këtë vendim është jo maturi politike,”- tha ajo.

Ndrësa Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, tha se marrja e këtij vendimi s’ishte i lehtë. Ajo shtoi se ishin të detyruar për vijimësinë e PD dhe marrëdhënieve të saj me SHBA-të. Tabaku shtoi se vendimi i Bashës, megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe ka në politikën shqiptare. E pyetur në lidhje me porositë e lëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Philip Reeker, Tabaku tha se nuk është e autorizuar të flasë dhe nuk ka folur asnjëherë për takime dhe çfarë ndodh në diskutime me diplomatët.

Intervista e Tabakut:

Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?
Jorida Tabaku: Nuk kishte një mënyrë të lehtë për ta marrë këtë vendim. Këtë e them me të gjithë emocionet që ka ngjallur, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, individin që ka patur ndikimin më të madh në politikën shqiptare dhe në çështjen kombëtare, me arritjet më të mëdha, jo që i njeh PD, por që i njohin të gjithë shqiptarët të cilët i përjetojnë çdo ditë. Përveç infrastrukturës, arsimit, rritjes së pagave, dua të përmend liberalizimin e vizave, NATO-n.  Vendimi i z. Basha megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe ka në politikën shqiptare. Nuk i heq asgjë respektit që kemi për të dhe shumë shqiptarë që kanë për të.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?
Jorida Tabaku:Nuk kishte mënyrë të lehtë se si të merrej një vendim i tillë i vështirë. Një vendim që në fakt ka qenë i imponuar, një fakt i kryer, një vendim i cili nuk ishte marrë as nga z.Basha dhe as nga PD. Ishte një vendim i cili erdhi nga një aleat, një partner, një vendim i cili ka qenë… kushdo që e kujton edhe karrierën e z.Basha, por edhe vendimet e tij në PD, besoj ka memorie të dijë se z.Basha nuk ka marrë asnjëherë një vendim kundër Sali Berishës. Ky vendim ishte një fakt i kryer. Ky vendim ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe ajo që është më e rëndësishmja, për të mos cënuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë me SHBA-në dhe ç’ishte më e rëndësishme, për të qenë edhe në krah të z.Berisha në procesin që ai po ndjek për të kthyer dinjitetin e tij.

Më datë 30 qershor të këtij viti z. Basha ka zhvilluar një takim me z.Reeker, znj Kim, di që edhe ju keni qenë pjesë e atij takimi, dëshmitare okulare e gjithçkaje që është thënë në atë takim, është folur për këtë? Është thënë qartazi që z.Basha duhet të mbërrinte në këtë vendim për të mos prishur marrëdhëniet mes PD dhe SHBA?
Tabaku: Nuk jam e autorizuar të flas dhe nuk kam folur asnjëherë për takime dhe çfarë ndodh në diskutime me diplomatët. Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim dhe unë i qëndroj njoftimeve që ka nxjerrë ambasada amerikane për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për z. Berisha nga ana e SHBA-së besoj që do të ketë mbështetjen e PD-së për ta ndjekur në çdo rrugë ligjore dhe përtej rrugës ligjore, për të mos e cënuar dinjitetin e z. Berisha.

Berisha e konsideron nul këtë vendim. Ai thotë se ai ishte një vendim i marrë jo siç duhet sepse u thye Statuti i PD-së, nuk u respektua ai, nuk u hodh në votë, ai thotë se “Nuk jam i përjashtuar nga PD. Jam aty dhe do të bëj ç’është e mundur për ta ngritur PD-në në piedestalin që meriton. Ai ka lajmëruar betejën e vetë për të mbrojtur Statuin nisur me takimet me demokratët që ai do të zhvillojë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. A duhej të hidhej në votë ky vendim?

Tabaku: Z. Basha mori një vendim të tillë për të mos krijuar konflikte të deputetëve me militantët, për të mbajtur ai përgjegjësinë dhe peshën e këtij vendimi. Për aq sa e njoh unë z. Berisha ai gjithmonë ka pasur në çdo vendim dhe veprim të tij interes primar çështjen e shqiptarëve, të Kombit shqiptar dhe se si të përmirësohet puna në PD. Jam e sigurt që çdo inisiativë që ai do të marrë dhe pavarësisht mendimeve të kundërta që mund të ndajmë, do të jetë në këtë kuadër, për të forcuar PD, për ta çuar atë në fitore. E keqja e Shqipërisë sot është Edi Rama. Me z. Berisha na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër, asgjë nuk na ndal në ktë drejtim.

A e cënon PD-në lufta që do të bëjë z.Berisha për mbrojtjen e Statutit? A e dobëson atë?
Tabaku: Z. Berisha është duke bërë një aktivitet të tij politik brenda strukturave të PD-së, për sa kohë që ai e zhvillon këtë dhe për sa kohë që ai e bën këtë brenda strukturave të PD-së mendoj se vetëm të fortë mund të dalim në fund të këtij debati. Ai nuk po përdor asnjë forum tjetër përvec PD-së.

Nuk i ka hapur luftë të hapur z.Basha me këtë betejë të vetën?
Tabaku: Unë mendoj se strukturat e PD-së do të kenë kohë të flasin por unë mendoj se kushdo nga ne që është në PD ka në interes vetëm forcimin e PD-së.

Përse z. Berisha foli për mundësinë e pazareve mes Bashës dhe Ramës deri në arritjen e marrjes së këtij vendimi  për ta përjashtuar atë.
Tabaku: Nuk i komentoj dot, ndajmë mendime të ndryshme. Nuk i komentoj dot deklaratat e tij. Unë e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe zgjedh të mos komentoj ato që thotë ai. Nuk më vjen mirë asnjëherë kur dëgjoj deklarata të tilla. Besoj që do të kemi kohë që të gjithë të shikojmë tek fokusi tek e ardhmja dhe tek forcimi i PD-së.

E nesërmja, ju thatë se po punoni fort që nesër të jeni në pushtet. Do ta keni më të lehtë tani që nuk është z. Berisha apo më të vështirë, PD në raport me kundërshtarin dhe me të gjithë politkibërjen në vend?
Tabaku: Nuk besoj se më ke dëgjuar ndonjëherë në jetën time politike që të flas keq për një personazh, aq më tepër që të flas keq për Sali Berishën. Unë besoj që PD është e madhe, ka vend për të gjithë, PD do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe PD do të shohë nga e ardhmja, jo vetëm e saj, por nga e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha nis ditën e nesërme takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Ai pritet të takojë nesër në orën 18:00 strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe më pas në ditët në vijim do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Kjo nismë erdhi si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma jorida tabaku sali berisha jashte grupit te pd grida duma jorida tabaku sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet