Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rritet numri i infektimeve, MSH: Sërish asnjë humbje jete nga Covid-19, sa pacientë ka në spital
9 Qershor 2021, 14:33Nga DOSJA
TIRANË– 24 orët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë jetë të humbur, por nga 2,821 testime kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë, ndërsa janë shëruar 25 të tjerë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
NJOFTIMI I PLOTW:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (09 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 18 Të shëruar në 24 orë 25 Të shtruar në spitale 20 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2821
Testime totale 746,268 Raste pozitive 132,415 Raste të shëruara 129,761 Raste Aktive 202 Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas, më 9 prill, Alkond Brengasi, ka mohuar çdo akuzë që i është bërë deti tani para trupit gjykues në GJKKO.Br...
ULQIN–Tashmë është zyrtare! Trupi i pajetë që u gjet mbrëmjen e djeshme në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç. Autori...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau. Fetau është komanduar në krye të Gjykatës së Elba...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka paralajmëruar ‘furtunë shkarkimesh’ në radhët e uniformave blu. Gjatë takimit të zhvil...
Mbrëmjen e djeshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar tri rastet e para të identifikuara në shpendë të oborrit në tri zona: Fushë-Krujë, ...
TIRANË– Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka sqaruar sot se nuk ka asnjë rrezik për njerëzit nga gripi i shpendëve H5N8. Në një intervistë për Report ...
TIRANË– Dy djem të rinj kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dy vajza , pranë bulevardit “Migjeni” në Tiranë. Ngjarja është është rregjistruar ...
KAKAVIJË– Sekuestrohen 41 mijë e 45 euro në Kakavijë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë ndaluar p...