LIVE UPDATES
Bota

‘Asnjë lidhje me sulmin terrorist’/ Hetimi 1-vjeçar: Policia austriake bën kontrolle te ‘Vëllazëria Mysli

10 Nëntor 2020, 08:08 Nga DOSJA
‘Asnjë lidhje me sulmin terrorist’/ Hetimi 1-vjeçar:

Policia austriake kreu kontrolle të hënën, 10. 11. 2020, në banesat e dhjetëra njerëzve që dyshohen të kenë lidhje me organizata terroriste dhe kriminale. Prokuroria Landin te Stirisë (Steiermark), në juglindje të Austrisë, ka deklaruar se mbi 70 persona dhe disa shoqata janë nën hetime, pasi dyshohen për “pjesëmarrje dhe mbështetje të organizatave terroriste të Vëllazërisë Myslimane dhe Hamas-it”.

Gjithashtu personat e kontrolluar, sipas prokurorit, dyshohen për formim të një organizate terroriste, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Autoritetet thanë se operacioni “nuk ka asnjë lidhje” me sulmin terrorist të 2 nëntorit në Vjenë, por ishte rezultat i një hetimi tashmë njëvjeçar. Ndër viktimat ishte edhe një shqiptar nga Maqedonia dhe një studente gjermane.

Në sulmin terrorist të 2 nëntorit në Vjenë u vranë katër vetë. Autori i sulmit, i cili u vra nga policia austriake, ishte një vjenez me prejardhje shqiptare, nga Maqedonia e Veriut. Mbi 20 persona u lënduan. Ndër viktimat ishte edhe një shqiptar nga Maqedonia dhe një studente gjermane. Sipas burimeve zyrtare, atentatori i dyshuar ishte mbështetës i grupit militant “Shteti Islamik” (IS).

Bastisjet u kryen në Vjenë dhe provincat e Stirisë, Kärnten dhe pjesë të Austrisë së Ulët. Rreth 30 të dyshuar u morën në pyetje. Armë apo lëndë eksplozive nuk u gjetën, por u gjetën shumë dokumente dhe materiale te tjera.

Lidhjet me organizatat terroriste

Rezultatet e hetimit njëvjeçar kanë zbuluar deri më tani se “Vëllazëria Myslimane është një organizatë globalisht aktive, islamiste radikale, jashtëzakonisht antisemite”, thanë prokurorët.

Ata gjithashtu akuzojnë Vëllazërinë Myslimane se po përpiqet të “krijojë në të gjithë botën një shtet islamik, që bazohet te ligji islamik”, si edhe dhe për lidhje me “organizatat terroriste” të tjera si Hamas.

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha se bastisjet nuk kishin si synim komunitetin mysliman në vend, përkundrazi, mbrojtjen e tyre.

Vëllazëria Myslimane është e ndaluar në Egjipt, vendi ku u themelua fillimisht. Hamas, një organizatë ekstremiste, e cila faktikisht kontrollon Rripin e Gazës, është klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Goditje në ‘terrenin e ekstremizmit’

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha se operacioni policor synonte të luftonte “terrenin e ekstremist”. “Ne po veprojmë kundër këtyre organizatave kriminale, ekstremiste dhe çnjerëzore me gjithë forcën tonë,” tha Nehammer në një prononcim.

Ai theksoi se hetimet dhe bastisjet “nuk kishin si shënjestër myslimanët ose Islamin si një komunitet fetar”. “Përkundrazi, këto masa synojnë gjithashtu të mbrojnë myslimanet, me fenë e të cilëve abuzohet për një ideologji antikushtetuese,” tha ai.

Kontakte në Gjermani

Gjithashtu të hënën, qeveria austriake konfirmoi raportet se i dyshuari në sulmin terrorist të javës së kaluar në Vjenë ishte takuar këtë verë me islamistë radikalë nga jashtë vendit.

Shqiptari 20-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga policia austriake, kishte pasur takime me njerëz nga Gjermania, të cilët survejohen nga shërbimet e fshehta gjermane.

Edhe dy burra, të cilët u ndaluan gjatë fundjavës në Zvicër, ishin takuar me atentatorin e dyshuar të Vjenës.

Edhe në Gjermani pati javën e kaluar kontrolle në shtëpi ekstremistësh. Prokuroria federale i konfirmoi DW shqip se në katër qyetete ka pasur kontrolle dhe marrje në pyetje të katër personave. Me dy prej tyre, atentatori është takuar në korrik 2020 në Vjenë, me një person të tretë ka pasur kontakte ne internet.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia austriake sulm terrorist ne vjene policia austriake sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll
Bota 9 Nëntor 2020, 22:03

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të saj, Xhaviti Haliti, i cili disa orë më parë tha se është ftuar nga Gjyk...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet