LIVE UPDATES
Bota

Asociacioni në pakon e re për Kosovën

27 Janar 2022, 17:57 Nga DOSJA
Asociacioni në pakon e re për Kosovën

KOSOVË- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike shqiptarë dhe serbë, Violeta Haxholli dhe Dushan Radakoviq.

Megjithatë, ata thonë se mbetet e panjohur ende për shoqërinë civile, por edhe për publikun në tërësi, se cilat janë modelet për formimin e Asociacionit, që i janë ofruar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim, e të cilat i ka përmendur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një interviste në shërbyesin publik, Radio Televizionin e Kosovës.

“Ka modele, të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, ka thënë Hovenier, pa dhënë detaje mbi këto modele.

Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me modelet për formimin e Asociacionit. Ndërkaq, autoritetet serbe kanë theksuar se modeli i vetëm për Asociacionin është sipas marrëveshjeve të arritura më 2013 dhe 2015 në dialogun e Brukselit.

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe prej disa kohësh është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Për formimin e saj u arrit Marrëveshja në Bruksel, në vitin 2013, si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dy vjet më vonë, në Bruksel u arrit pajtimi lidhur me parimet për formimin e Asociacionit, të cilat Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 i vlerësoi se nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës. Në bazë të atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, është kontestuese se Bashkësia nuk bazohet në multietnicitet, por mbledh komuna në të cilat një komunitet etnik është shumicë, në këtë rast komuniteti serb.

Pas vendimit të gjykatës, autoritetet kosovare refuzojnë zbatimin e marrëveshjes, me arsyetimin se Asociacioni është i dëmshëm, ndërsa pala serbe ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes dhe vazhdimisht ka kërkuar që kjo çështje të ngrihet për diskutim sërish në dialog.

Vitin e kaluar, një dialog politik i nivelit të lartë, aktualisht i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u mbajt vetëm dy herë. Përveç deklaratave kontradiktore, nuk ka pasur ndonjë përparim konkret.

Haxholli: Shoqëria civile pa informacion për modelet për Asociacionin

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash, përveç deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ku ai ka përmendur se ekzistojnë modele për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shoqëria civile nuk ka asnjë informatë se për çfarë modelesh bëhet fjalë.

“Megjithatë, unë besoj që ajo çfarë është me rëndësi në deklaratën e ambasadorit amerikan, është se ai vazhdimisht e ka theksuar se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, se askush nuk është i interesuar që në Kosovë të krijohet një Republikë e re Serbe, që integriteti dhe sistemi unitar kushtetues i Kosovës është i garantuar. Kjo është shumë me rëndësi për Qeverinë e Kosovës përderisa të vendosë ta shqyrtojë çështjen e Asociacionit”, thotë Haxholli.

Radakoviq: Modelet për Asociacionin do t’i paraqesin Escobari dhe Lajçaku
Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për përfaqësim të kulturës demokratike nga Mitrovica e Veriut, thotë që, sipas burimeve të tij nga Kosova dhe Serbia, modelet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’u prezantohen autoriteteve në Kosovë dhe Serbi nga ana e të dërguarit të veçantë amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më herët, Zyra e Departamentit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë konfirmoi se Escobari dhe Lajçaku do të jenë në Kosovë dhe Serbi nga 30 janari deri më 4 shkurt.

Siç është thënë, qëllimi i vizitës së tyre është të inkurajojnë liderët në Prishtinë dhe Beograd që të normalizojnë marrëdhëniet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe t’i zbatojnë reformat në rrugën e integrimit në BE.

“Të dy ata (Escobar dhe Lajçak) do të paraqesin disa modalitete, të cilat do të jenë të pranueshme, si për institucionet amerikane, ashtu edhe për ato evropiane, pra, modeli i Asociacionit dhe më pas u mbetet të dyja palëve nëse do ta pranojnë ose jo”, thotë Radakoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se nuk dëshiron “të spekulojë mbi propozimet për një model të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Qeveria e Kosovës hesht

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se cilat janë modelet, që i ka përmendur ambasadori amerikan Hovenier, të cilat i janë propozuar autoriteteve të Kosovës që t’i shqyrtojnë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, deri në publikimin e këtij teksti, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Kosovë janë gjithsej dhjetë komuna me shumicë serbe, gjashtë në jug të Ibrit – Graçanica, Shtërpca, Novobërda, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti, ndërsa katër komuna në veri, territoret e të cilave janë të lidhura – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potok dhe Zveçani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste e ka ndërlidhur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Republikën Sërpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke shtuar se nuk do të lejonte formimin e tij me pushtet ekzekutiv sepse do të çonte në “mosfunksionim të shtetit”.

Autoritetet serbe: Asociacioni vetëm sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ndërkaq, nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, nuk kanë dhënë përgjigje precize lidhur me pyetjen e Radios Evropa e Lirë, nëse autoriteteve të Serbisë u është prezantuar ndonjë model i ri për formimin e Asociacionit, por kanë thënë se në marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel për formimin e Asociacionit, “gjendet modeli i vetëm i ekzistimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ashtu siç është arritur dhe nënshkruar marrëveshja nga ana e Beogradit, Prishtinës dhe BE-së”.

“Beogradi i përmbahet fuqishëm parimit ndërkombëtar ‘Pacta sunt servanda’ (Marrëveshjet duhet respektuar)”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, në të cilën është shtuar që çështja e formimit të Asociacionit është definuar me marrëveshjet e vitit 2013 dhe të vitit 2015.

“Bëhet fjalë për gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit dhe 22 dispozitat e ‘Parimeve të përgjithshme’, të cilat përcaktojnë qartë ekzistencën e strukturës, qëllimeve, kompetencave ekzekutive, si dhe kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, kanë thënë nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

“Asociacioni, ndër kërkesat e Escobarit dhe Lajçakut”

Haxholli vlerëson se gjatë vizitës së paralajmëruar të Escobarit dhe Lajçakut në Prishtinë, mund të trajtohen katër tema me autoritetet e Kosovës. Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi pas ngecjes së shënuar së fundmi do të jetë një nga temat, vlerëson Haxholli, sipas së cilës mbështetësit e dialogut, BE-ja dhe SHBA-ja, po kërkojnë që sa më parë të zhvillohen takimet e nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Tema e dytë, sipas saj, mund të jetë çështja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që mbahen më 3 prill dhe Qeverisë së Kosovës do t’i kërkohet të shqyrtojë modalitetet e mundshme për votimin e serbëve të Kosovës, por që ato modalitete e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Tema e tretë, sipas saj, mund të jetë zbatimi i aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 24 hektarëve tokë dhe mal të Manastirit të Deçanit. Gjithashtu, sipas saj do të diskutohet edhe për Asociacionin.

“Çështja e katërt mund të jetë ajo e Asociacionit, pasi që për këtë çështje kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese dhe një marrëveshje, e cila ende nuk është zbatuar. Këto mund të jenë ato katër kërkesat që mund t’i kenë përfaqësuesi evropian dhe ai amerikan për Qeverinë e Kosovës. Mjaft sfiduese janë, besoj unë”, thekson Haxholli.

“Një pako e re” nga Escobari dhe Lajçaku

Radakoviq thekson se formimi i Asociacionit lejohet me ligjet e Kosovës dhe se diçka e tillë përmendet edhe në Planin e Ahtisaarit, dokumenti në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe hartoi Kushtetutën.

Sipas tij, opinioni shqiptar ka krijuar një imazh të gabuar se Asociacioni mund të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe se mund të bëhet një Republikë e re Serbe.

“Ky është edhe qëllimi i Escobarit dhe Lajçakut, për të shpjeguar se kjo nuk është ideja (krijimi i Republikës Serbe), kështu që ambasadori amerikan (në Kosovë, Jeffry Hovenier) tha dje dhe pardje se nuk mund të ketë Republikë të re Serbe në Kosovë. Por, të drejtat (e komuniteteve) duhet të respektohen, siç shkruhet në Planin e Ahtisaarit, por edhe në ligjet e Kosovës dhe mbi të gjitha në Ligjin për vetëqeverisjen lokale”, thekson Radakoviq.

Ai shton se Escobari dhe Lajçaku, “po sjellin një pako të re, e cila mbase mund të jetë më tërheqëse për Kosovën, konkretisht për (kryeministrin Albin) Kurtin, se sa që ka qenë deri më tash”.

Çfarë parasheh Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin?

Në Marrëveshjen e parë të Brukselit, të vitit 2013, për parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjashtë pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në atë marrëveshje është e shkruar që ky Asociacion do të themelohet në bazë të statutit dhe se shpërbërja e tij mund të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse. Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë të Brukselit, Kosova dhe Serbia nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila harmonizoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe.

Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje parasheh që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet siç është paraparë në Marrëveshjen e parë, me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe ligjet e Kosovës.

Disa prej qëllimeve përmenden se janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë vendore; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në kujdesin parësor dhe dytësor shëndetësor dhe social; kryerja e mbikëqyrjes së plotë në koordinimin e planifikimit urban dhe rural; ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës.

Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një Kuvend, një kryetar që përfaqëson Asociacionin para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës, një zëvendëskryetar, një këshill, një bord, një administratë, një zyrë për ankesa, ndërkaq që do të duhej të përcaktohej me statut. Çështja kryesore në lidhje me themelimin e Asociacionit është ajo e kompetencave të saj.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se këto parime për Asociacionin nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës, të përmendur në nenin 3, për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt “të drejtat dhe liritë themelore”, si dhe “të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ishte përcaktuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet ashtu siç e parasheh Marrëveshja e parë e Brukselit, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi gabriel escobar mirosllav lajçak asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi gabriel escobar mirosllav lajçak

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2022, 07:59

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky d...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë