LIVE UPDATES
Bota

Asosacioni i Komunave Serbe/ Prishtina dhe Beogradi, larg arritjes së dakordësisë

22 Nëntor 2021, 08:29 Nga DOSJA
Asosacioni i Komunave Serbe/ Prishtina dhe Beogradi, larg arritjes së

BRUKSEL – Pala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.

Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura deri tash para se të flitet për afatet kohore. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Besnik Bislimi, pas kthimit nga Brukseli ku pala kosovare dhe ajo serbe u takuan me ndërmjetësuesit e BE-së, por jo ndërmjet tyre, tha për mediet lokale, se “dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar”, e që sipas tij, “përputhet me mandatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

“Afatet kohore faktikisht janë paraqitur, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z.Kurti, edhe i z.Biden edhe i z.Borrell përputhen”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi, duke mos përmendur një datë të saktë të caktuar.

“Për neve është me rëndësi që marrëveshja fillimisht të jetë e mirë, të mos jetë në dëm të qytetarëve, pastaj afati kohor është i një rëndësie, por jo aq primare sa është kualiteti i marrëveshjes. Nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për të cilën do ta dimë sigurt që është në dëm të qytetarëve”, thotë Besnik Bislimi. Ai tha se nga pala serbe megjithatë ka hezitim për një marrëveshje finale.

“Ka hezitim nga pala tjetër. Ne jemi duke thënë se fokusin kryesor duhet ta kemi tek marrëveshja e përgjithshme, ligjërisht e obligueshme, e pala serbe po thotë të merremi njëherë me marrëveshjet e tjera të kaluara, pastaj shkojmë te marrëveshja gjithëpërfshirëse”, theksoi Bislimi.

Pas këtyre deklaratave të kryenegociatorit të Kosovës, reagoi Beogradi zyrtar duke thënë, se nuk ka afate kohore të Albin Kurtit për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që është edhe kryenegocaitori serb në dialog, Petar Petkoviq, tha se Prishtina zyrtare fillimisht duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash, para se të flasë për afate kohore.

“Në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndryshe nga pretendimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka afate kohore të Kurtit, dhe probabiliteti për arritjen e marrëveshjes nuk matet me kohë, por në gatishmërinë e Kosovës për të respektuar marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mundësojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Petkoviq në një deklaratë të lëshuar nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Sipas Petar Petkoviq, “fundi i dialogut nuk mund të jetë i dukshëm kur Prishtina nuk zbatoi as ato për të cilat ishin marrë vesh nëntë vjet më parë, në fillim të dialogut”.

“Fakti që Prishtina do të dëshironte të kishte rezultate të dialogut nuk ka të bëjë me realitetin apo dialogun, përderisa Prishtina po na humb kohë neve dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në thelb të dialogut dhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mund të diskutohen në mënyrë produktive vetëm pasi Prishtina të mos i shmanget obligimeve të saj dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt zbatimit të asaj që përfaqësuesit e saj nënshkruan në Bruksel”, thotë Petkoviq.

Një ndër arsyet kryesore pse pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të ulen në një tavolivë gjatë javës së shkuar në Bruksel, ishte pikërisht çështja e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe. Pala serbe insistonte që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve, por pala kosovare refuzoi. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe për Prishtinën zyrtare është i pazbatueshëm për faktin që këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Formimi i Asociacionit është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Dy vjet pas, në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndonëse thotë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. E është pikërisht çështja e Asociacionit dhe mos përparimi në dialogun Kosovë Serbi që po pamundëson një takim të radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, megjithë thirrjet e faktorit ndërkombëtar që të dy palët duhet të ulen në tavolinë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, tha për një television lokal Kanal10, se “kur dëshirohet të arrihet një marrëveshje, atëherë duhet të ulur në tryezën e bisedimeve”.

“Është mirë kur je optimist, edhe unë jam optimist. Në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje duhet të bisedohet me palën tjetër. Në tavolinë nuk mund të caktoni se çka vendos pala tjetër. Ju i vendosi kërkesat tuaja, të njëjtën bëjnë edhe ata. Kështu shihni se ku mund të gjendet një bazë e përbashkët. Ky është parimi sido që ta quani, dialog apo negociata. Duhet të flisni me njeri-tjetrin. Nuk është ide e mirë të refuzoni të flisni për çështje të caktuara, sepse kjo krijon tabu dhe tabutë nuk çojnë në rezultate”, deklaroi ambasadori Jorn Rohde.

Sidoqoftë, presioni i Serbisë ndaj Prishtinës zyrtare që ta themelojë Asociacionin po bëhet edhe nëpërmjet Listës Srpska që i ka 10 deputet në kuvendin e Kosovës dhe që nuk po merr pjesë në mbledhjet e kryesisë së kuvendit për të pamundësuar kështu thirrjet e seancave të rregullta. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku Lista Srpska fitoi në komunat me shumicë serbe, kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, deklaroi se lufta e kësaj partie është e përqendruar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Në qoftë se nuk do të ketë Asociacion, nuk do të ketë as institucione të Kosovës”, ka deklaruar Goran Rakiq.

Marrë nga “DW”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove besnik bislimi dialogu kosove-serbi joe biden petar petkoviç albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove besnik bislimi dialogu kosove-serbi joe biden petar petkoviç

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen