LIVE UPDATES
Politike

Reforma Zgjedhore, Astrit Patozi: Jemi për lista të hapura, Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

10 Janar 2020, 19:24 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, Astrit Patozi: Jemi për lista të hapura,

TIRANË- Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, ka reaguar në lidhje me debatin për sistemtin zgjedhor në Shqipëri. Në një reagim në Facebook, ai tregon është pro listave të hapura në votime. Më tutje ai jep dhe arsyet se përse ai personalisht dhe partia e tij janë pro sistemit me lista të hapura dhe thotë se kjo gjë i jep fund pushtetit te kryetarit për ligjvënësit.

Në reagimin e tij, Patozi shton ndër të tjera se  Shqipëria ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe shton se hera e fundit kur është bërë një reformë zgjedhore, ka qenë viti 2012, pra plot 8 vjet me parë

POSTIMI I PLOTË

PËR ATA QË PO HEDHIN PUSHKË NDAJ “PARTIZANËVE” TË ANTISISTEMIT

Shqipëria ka nevojë për ndryshim thelbësor në politikëbërje, por ky objektiv nuk arrihet kurrë vetëm me ndërrimin e sistemit. BINDJA DEMOKRATIKE ka shpallur publikisht prej disa muajsh një platformë të plotë që përfshin një gamë të gjërë ndryshimesh politike dhe institucionale, të cilën e kemi konsideruar një reformë të thellë zgjedhore. Mes të cilave, pa asnjë diskutim, sistemi ka rëndësi të dorës së parë, por i pashoqëruar me reforma të tjera, ai nuk do të kishte shumë vlerë. Ndjeshmëria e lartë publike ndaj qasjes së forcave politike për sistemin ka dy arsye. Sepse nga njëra anë është shenja e parë që japin përfituesit kryesorë prej tij, se nuk kanë as më të voglën dëshirë për ta trazuar kënetën. Dhe kjo i jep fund debatit, ende pa filluar, sepse ndryshimi është praktikisht i pamundur. Dhe nga ana tjetër, sepse ai më shumë se çdo gjë tjetër i jep ushqim të gjitha veseve dhe paudhësive tona, sidomos të 10 vjeçarit të fundit, që e kanë çuar në këtë derexhe Republikën tonë. Ndaj edhe avokatët e kurdisur të ruajtjes së statuskuosë nuk kanë pse shtyhen me njëri-tjetrin në garën marroka për të mbrojtur kryetarët e tyre, sepse nuk e ka thënë njeri që mjafton të ndryshosh sistemin dhe në Shqipëri do të pllakosë mrekullia. Është një debat që nuk e ka hapur kush, por ata po e vazhdojnë me një zell të admirueshëm për shkak të një kompleksi të fortë, i cili nuk është pa bazë.

Problemi i Partisë Demokratike nuk qëndron pse është kundër ndryshimit të sistemit, sepse çdo qëndrim për këtë temë është çështje bindjesh, kalkulimesh dhe interesash politike, për të cilat çdo parti nuk ka nddonjë arsye për t’u krenuar, por as për t’u turpëruar. Do të ishte shumë normale që ajo të shprehej e vendosur dhe e qartë që në fillim se nuk e do ndryshimin e sistemit dhe do të kishte qenë edhe vetë më e qetë sot. Natyrisht, edhe publiku nuk do të kishte asnjë pritshmëri prej saj. Siç e ka bërë, fjala vjen, Sali Berisha, që nuk ka pasur asnjë hezitim, por ka qenë shumë i vendosur kundër, sa herë që është pyetur për një sistem tjetër zgjedhor. Por ajo në mënyrë hileqare ka zgjedhur të bëjë sikur po mendohet, herë duke u fshehur pas deklaratave të ndonjë aleati të vogël, e herë duke u maskuar pas deklaratave apo qëndrimeve me dy kuptime, të cilat tek dikush kanë zgjuar shpresa të kota. Dhe pyetja është se si ka mundësi që partia më e madhe e opozitës dhe më e vjetra e plaralizmit politik në Shqipëri nuk e ka ende një qëndrim zyrtar për këtë çështje kaq kardinale për vetë gjendjen dëshpëruese të demokracisë në Shqipëri?

Për ata që nuk e dinë ose e kanë harruar, hera e fundit që ajo ka marrë pjesë në një reformë zgjedhore, ka qenë viti 2012, pra plot 8 vjet me parë. Dhe ende nuk dihet se kur do të mbërrijë ajo ditë e bekuar, që dikush nga selia e PD t’ia bëjë bam, që populli të paktën të mësojë se si e do Shqipërinë e nesërme partia më e madhe e opozitës. Ndërkohë që ne, si partia më e re në vend, kemi qenë të qartë që në ditën e parë të themelimit se çfarë kërkojmë, por përtej asaj, kemi depozituar prej disa muajsh në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore një dokument të plotë për konceptin tonë për zgjedhjen e krizës, një element i të cilit është edhe ndryshimi i sistemit. Të cilin e kemi konsideruar një kontribut modest për nxjerrjen e vendit nga spiralja e krizave. Pra, nuk ka asnjë justifikim tjetër që të përligjë këtë blerje kohe dhe se kjo që po ndodh është një taktikë e pastër politike për të shtyrë shpalljen e një lajmi të keq. Që do të thotë se PD i druhet një perceptimi negativ të publikut pas publikimit të vendimit të saj, i cili në fakt nuk do të jetë i ri, por i marrë prej shumë kohësh. Për të mos thënë, që është i njëjti qëndrim, i cili nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ndaj edhe sot jemi në këtë pikë, kur ka nisur të vijë era por ende nuk e kemi parë të digjet pylli. Mund të jetë punë ditësh, javësh apo muajsh, kjo ka pak rëndësi. Ata që e presin, e duan apo janë gati të luftojnë për ndryshimin në Shqipëri, nuk duhet të kenë më asnjë shpresë se ai do të vijë asaj ane, por duhet të gjejnë mënyra dhe rrugë të tjera për ta provuar. Sepse në këtë rast, e ke shumë të vështirë që ta dallosh se ku fillon qeveria e ku mbaron opozita, ngaqë mendojnë dhe veprojnë absolutisht njësoj. Dhe për ta bërë këtë nuk ka nevojë të marrësh pushkën e të dalësh partizan, sepse sado i fortë mund të duket sot, koalicioni i mbrojtësve të sistemit mund të çahet vetëm me votë. Qoftë edhe duke luajtur me rregulla të këqija, si këto që kemi dhe po duan që t’i mbajnë me thonj ata që kanë frikë.

 (A.B./R.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi listat e hapura reforma zgjedhore astrit patozi listat e hapura reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën