LIVE UPDATES
Politike

“Atdheun e kemi amanet”/ Idrizi takime me qytetarët në Sarandës: Jemi shumë afër Çamërisë, beteja për të d

8 Prill 2021, 07:35 Nga DOSJA
“Atdheun e kemi amanet”/ Idrizi takime me qytetarët në

SARANDË– Qyteti bregdetar i Sarandës ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë takimit me qytetarët e Sarandës, kreu i PDIU prezantoi kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj, përfaqësues i komunitetit çam. I ndodhur në skajin jugor të Shqipërisë, Idrizi nuk i fshehu emocionet kur tha se ndodhej shumë pranë Çamërisë, tokës së të parëve.

“Si kryetar i PDIU, kur takohem me bashkëpatriotët e mi, jam në një vend të veçantë, jam në shtëpinë time. Sa herë kam qenë në Sarandë e kam ndjerë se jam shumë afër Çamërisë, shumë afër identitetit dhe asaj beteje shumë të madhe që po bëjmë të gjithë bashkë, për dinjitet”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU, duke u ndaluar te zgjedhjet parlamentare tha se në 25 prill qytetarët do të kenë në dorë ndryshimin e Shqipërisë, për t’i dhënë fund rrënimit ekonomik dhe varfërisë, tranzicionit të stërzgjatur, rikthyer ekonominë në duart e shqiptarëve dhe jo të pesë njerëzve pranë kryeministrit dhe për të ndaluar ikjen masive të të rinjve. 60% e shqiptarëve tha Idrizi jetojnë me 4 USD në ditë.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka kohë që është në një krizë shumë të madhe institucionale, emigracioni do të thoja, sepse pas 30 vitesh janë kapur të gjitha pushtet në një dorë. Sigurisht jemi vend normal, kemi zgjedhur demokracinë, ndryshimin e elitave dhe njerëzve që janë aty si shërbëtorë. Por kur e patën njëherë shtetin e tyre shqiptarët, sa herë që patën nevojë? Nuk mund të jetë dot Shqipëria, shqiptarët, ekonomia, jeta e tyre, në vullnetin dhe në oreksin e një njeriu të vetëm, kur do i hap e kur do i mbyll, kur do jua jep e kur do s’ua jep. Jo! Nuk është njëri në mall të babës këtu, sepse ne kemi zgjedh 30 vjet më parë që të shkëputemi nga ai regjim autoritarist. Shqipëria në 8 vitet e fundit po shpopullohet. Kjo është një nga dramat më të mëdha njerëzore, janë 450 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit. Ka ikur rinia, kanë ikur ata që duhet ta kishin shpresën dhe mundësinë në vendin e tyre. 60% e familjeve shqiptare jetojnë vetëm me 4 USD në ditë”, deklaroi kreu i PDIU.

Çështja e detit ishte gjithashtu kryefjalë e takimit të Idrizit me qytetarët e Sarandës. Kreu i PDIU tha se do t’i përgjigjej Ramës po nga Saranda nga ku kryeministri kishte hedhur akuza në takimin e fundit elektoral. Idrizi tha se Edi Rama i fali Greqisë zgjerimin me 12 milje në ujrat e detit jon. Sipas tij, kryeministri shqiptar, që shkon dhe darkon me homologun grek, sillet si servil me Athinën dhe arrogant me shqiptarët. Idrizi tha se ai do të ngrejë zërin dhe do t’i bashkohet kauzës kombëtare sa herë që dinjiteti i shqiptarëve do të tentojë të nëpërkëmbet.

“Jam këtu në Sarandë dhe nuk mund të rri dot pa i dhënë një përgjigje kryeministrit, m.q.s më është drejtuar po nga këtu. Ka parasysh faktin që sa herë vjen afër Greqisë, i hipin disa gjëra që i ka të brendshme, automatikisht bëhet servil me Greqinë dhe arrogant me shqiptarët. Ka qenë këtu në Sarandë dhe ka thënë që, po pse more Shpëtim Idrizi do ta ruajë detin? Padyshim që nuk është detyra ime që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin, sepse në radhë të parë është detyra e kryeministrit, e shtetit shqiptar, që të mos lejonte që Greqia pas 84 vitesh t’i zgjeronte ujrat territoriale të saj në drejtim të Shqipërisë nga 6-12 milje. Ishte detyra e kryeministrit të vendit tim që ta kundërshtonte këtë gjë dhe të mos lejonte që Greqia të mos i hante këto 12 milje siç hanin lakenjtë e tij biftekët e Nusretit në Dubai. Padyshim që është detyra ime që të ngre zërin si çdo shqiptar, që të ngre zërin pikërisht karshi padrejtësive që bëhen jo më në 1913 siç është Çamëria, por padrejtësinë ndaj shqiptarëve. Sepse ne atdheun e kemi amanet, do ta marrim siç na e kanë lënë të parët dhe padyshim që e kemi për detyrë t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë. Padyshim që nuk është detyra ime, por e kryeministrit të vendit tim që t’i referohet rezolutës për shqiptarët e Çamërisë dhe të ulet në bisedime për shqiptarët e Çamërisë. Padyshim që është detyra ime si shqiptar i Çamërisë që të ngre zërin sa herë kryeministri i vendit tim nuk e bën këtë gjë. Është detyrë e kryeministrit që të kujtojë, që kur ikën në Greqi dhe i shkon në shtëpi kryeminsitrit të Greqisë, që hengra një darkë të bukur, një darkë të shijshme, që të kujtojë që ka një Ligj Lufte Greqia, dhe e mban në këmbë, me vendin që ai është kryeministër. Padyshim është detyra jonë edhe si forcë politike, edhe si shqiptarë, që t’ia bashkojmë Çamërisë, jo me revindikime tokësore, por t’ia bashkojmë hartën identitare të kombit shqiptar. Sepse nuk mund të besoja dot që kryeministri i vendit tim të hiqte nga tekstet e Historisë emrin e Çamërisë. Sepse sot në librat e Historisë nuk flitet më për shqiptarët e Çamërisë, por thuhet historia e shqiptarëve në Greqi”, vuri në dukje Idrizi.

Idrizi përmendi dhe arritjet e PDIU në drejtim të çështjes Çame. Ngritja e Varrezave të Kllogjerit, krijimi i Bashkisë së Konispolit dhe rezoluta për çështjen Çame, tha Idrizi, ishin detyrime të shqiptarëve të Çamërisë. Në mbyllje të takimit, kryetari i PDIU kishte një thirrje për përfaqësuesit e komunitetit çam, por edhe për të gjithë qytetarët e Sarandës, që të votojnë kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj.

“Ne kemi deputetin tonë, jam këtu për t’iu thënë që të mbështesim mikun tonë, çamin tonë, Gëzim Ademaj. Sa të ekzistojë PDIU, gjithmonë do të ekzistojë vëmendja jonë ndaj Sarandës, Konispolit, Vlorës dhe kësaj zone këtu”, përfundoi Idrizi.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 8 Prill 2021, 07:30

TIRANË– Greva e kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore. Qytetarët kanë shprehur shqetësimi...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet