"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Atentati ndaj Ndojës/ Fatos Lubonja: Mund të vriten prokurorë, Shqipërisë i duhet një proces si ai i Falkones në Itali
5 Nëntor 2019, 08:34Nga DOSJA
Tiranë- Për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës, analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një proces si ai i Falkones në Italinë e 30 viteve më parë. Ai ka theksuar se me këtë situatë në vendnuk është çudi që vriten prokurorë, banditë e biznesmenë.
“Ka një pjesë që thonë që duke u sulmuar direkt nga kryeministri dhe nga zëvendëskryeministri, prokurori u bë target i pambrojtshëm. Në një farë mënyrë ata sikur u hapën dritën jeshile atentatorëve duke i hequr këtij imunitetin e figurës shtetërore për ta vrarë për interesa pronash, pasurish, etj.
Kjo është për të hetuar nga prokuroria për të kuptuar se çfarë lidhje kanë ata që qëlluan me pushtetin. Çfarë lidhje kanë ato pronat që flitet me lejet që ka dhënë qeveria. Është një histori që duhet hetuar por që nuk hetohet.Duhet parë se çfarë lidhje kanë ata që e kanë qëlluar me PS në Durrës të Vangjushit për shembull. Të gjitha këto janë për t’u hetuar, ndryshe jetojmë në një kaos. Por që këtu nuk është çudi që vriten prokurorë, banditë e biznesmenë është një gjë që nuk bën çudi.
Nuk besoj. Sigurisht mund të kapin autorët, por jo që të zbërthehet e gjithë ajo strukturë që të zbërthehet lidhja e politikës me krimin. Këtu duhet një maksi-proces si ai që bëri Falcone e Borselino me mafien në Sicili dhe u arrestuan 400 e ca veta. Këtu është bërë situata për një maksi-proces. Kush do e bëjë? Se ca thonë do vijnë ta bëjnë amerikanët. Nuk e besoj. Ndaj jap një përgjigje pesimiste për atë që thatë. Këta kanë shtetin. Prokurorët janë bërë bashkëpunëtorë të tyre. Nuk besoj absolutisht që këta që kanë mbetur nga vettingu janë të pastër”, theksoi Lubonja në “News 24”.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit tw shtunwn në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Prej disa javësh historia e Alvin Berishës ka prekur opinionin publik, duke sensibilizuar shqiptarë dhe italianë me rastin e tij. 11 vjeçari ka ik...
TIRANE -Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e F...
Tiranë– Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar së fundmi se çdo javë do të nënvizojë një nisma për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Në reagimi...
Fiks Fare ka trajtuar disa herë denoncimet e shumta që bëhen nga të rinjtë që për të kaluar në pikat kufitare drejt BE-së u kërkojnë ryshfet. Nuk janë të paktë ...
SHKODËR– Ditën e sotme në Shkodër u arrestua ish-efektivi i FNSH-ve, Adrian Loci, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. 48-vjeçari ...
SHKODËR–Ish-efektivi i FNSH, Ardian Loci, është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim. Loci ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg nga Gjykat...
TIRANË- Emisioni BOOM në RTV Ora ka denoncuar sot se si 3 mijë hektarë tokë publike, në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, është marrë me ve...
Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni...
Tiranë- Për historinë e trishtë të Alvin Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet në kampin e Sirisë, që prej mbrëmjes së djeshme Kulla Pirelli në Milano, për dy...