Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Atletico Madrid, festa e titullit kampion kthehet në tragjedi, ndërron jetë tifozi 14-vjeçar
23 Maj 2021, 07:51Nga DOSJA
SPANJË-Atletico e Madridit u shpall kampione e Spanjës në finish.Pas shtatë vitesh ‘Los Colchoners” u rikthyen në “Olimpin” e futbollit spanjoll, duke thyer hegjemoninë e dy gjigantëve të LaLigas, Realit dhe Barcelonës me trofenë e 11-të në histori. Në rrugët e kryeqytetit shpërtheu festa, me tifozët që bllokuan rrugët, por gjithë ajo festë u prish nga lajmi i një tragjedie.
Sipas El Pais, një 14-vjeçar i cili po festonte triumfin e Atletico në kampionat ka vdekur pasi goditi kokën në hyrje të parkingut të Plaza de Santa Ana në Madrid. Sipas mediave, i mituri do të ishte ulur në dritare, me trupin e tij jashtë furgonit me të cilin po udhëtonte dhe me një flamur të Atletico Madrid.
Në furgon do të ishin disa të rinj të ulur në të njëjtën mënyrë, me trupat e tyre jashtë, dhe shoferi do të lëvizte shumë shpejt dhe do të kishte rrëzuar disa gardhe përpara se të hynte në parkingun ku ndodhi aksidenti.Ambulancat e zhvendosura në zonë kanë qenë në gjendje të konfirmojnë vdekjen e të miturit, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur atë.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE – Portieri i Dinamos, Edvan Bakaj, ishte lojtari më i pezmatuar, në përfundim të ndeshjes finale të Kategorisë së Parë, që u zhvillua sot në “Elbas...
SPANJË– U largua nga Barcelona si i padëshiruar, ishte pranë Juventusit por që nuk u materializua e më pas në krahët e Simeones dhe Atletico Madrid i...
GJERMANI-Erling Haaland tregoi edhe një herë se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ekipi i Borussia Dortmund...
SPANJË– Atletico Madrid ka fituar titullin kampion për herë të 11-të në historinë e klubit. Skuadra drejtuar nga Simeone ia doli të fitojë ndeshjen e...
ITALI-“Dje shkova për një kontroll në spital dhe rashë në gjumë. Ëndërrova sikur Dybala ishte gati të merrte penalltinë për Juventus kur sfida ishte 0-0. N...
ELBASAN – Kapiteni Ndriçim Shtubina bëhet “heroi” i skuadrës së Egnatias së Rrogozhinës. Në “in extremis”, në minutën shtesë, 90+3, sulmuesi shkodran për...
ITALI-Sergio Conceiçao është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Napolit. Profili i trajnerit të Portos ishte shfaqur ditët e fundit si një opsion...
GJERMANI – U zhvilluan ndeshjet e javës së 34-t dhe të fundit të Bundesligës. Bayern Munche i dha lamtumirën Flick me manita, ndërkohë që Lewa kalon rekordin e ...
MONTEKARLO – “Pole position” në garën e Montekarlos në Formula 1. Në sulmin e tij të fundit, Charles Leclerc u përplas, por pa e humbur vendin e parë. Holandezi...
ITALI – Pas gjysmës së parë të sezonit të zhvilluar në mënyrë perfekte dhe pjesës tjetër me shumë hapa fals, Milani do të luajë të dielën në mbrëmje final...