6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dy punonjës të Bashkisë së Dibrës për abuzim në prokurimin e blerjes së ushqimeve për kopshtet dhe çerdhet e kryer në vitin 2018. Gjatë auditit të kryer, KLSH-ja zbuloi se janë kryer disa vepra penale si: “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.
NJOFTIMI I KLSH-së:
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Bashkinë Dibër, duke i kushtuar vëmendje çështjeve që lidhen me prokurimet publike, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, të ardhurat dhe buxhetin, si dhe pasqyrat financiare për vitet 2018-2020.
Nga auditimi i ushtruar u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”, të cilat përmes veprimeve të kryera bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
Gjithashtu janë konstatuar veprime të tjera të kundraligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cënimin e ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.
Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin penal për dy punonjës të Bashkisë Dibër, për veprat penale: “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal; “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” parashikuar nga neni 192/b i Kodit Penal.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Një simpatizant i Partisë Demokratike ka ngjitur shkallët e selisë blu teksa ishte duke pritur me shumë të tjerë orarin për protestës para Kr...
GJIROKASTËR – Një 52-vjeçar nga Gjirokastra u ndalua ditën e sotme për dhunimin e vajzës së tij dhe bashkëjetueses. Personi me inicialet A.D. ...
TIRANË– Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i thirrur Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lexoi me...
BRITANI E MADHE– Një qytetar ka denoncuar në “Shqipëri Live”, se një mësues, që jep mësim në një shkollë 9-vjeçare, ka qenë i dënuar më herët për t...
TIRANË – Në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 50-vjetori të krijimit të Akademisë së Sigurisë....
FRANCË- Shqiptari Fitim Uka është vetëvrarë në bodrumin e gjykates në Bordo të Francës. 41-vjeçari nga Kosova, i dha fund jetës së tij duke u vetëvr...
Mos besoni lehtësisht në dhënien e kartës së identitetit, qoftë edhe sikur ata të jenë miqtë tuaj e t’ju kërkojnë ndihmë. Një student këmbëngul në polici se u m...
TIRANË– Policia e Tiranës ka marrë masa kundër tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme përballë kryeministrisë kundër vizitës së kryeministrit Serb...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përfshi në një debat me tone të larta me ministren e shtetit Elisa Spiropalin. Kryedemokrati Lu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të bëhet mikëpritësi i takimit të sotëm në kuadër të nismës së “Open Ballkan”. Në një kohë kur në Tiranë janë paralajmërua...