LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ishim grup shokësh’/ I kërkuan nder, si ‘firmosi’ studenti për kredi (MASHTRIMI)

20 Dhjetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
‘Ishim grup shokësh’/ I kërkuan nder, si

Mos besoni lehtësisht në dhënien e kartës së identitetit, qoftë edhe sikur ata të jenë miqtë tuaj e t’ju kërkojnë ndihmë. Një student këmbëngul në polici se u mashtrua nga një i njohur që në bisedë e sipër, i ka qarë hallin duke i thënë: “Më kanë ardhur lekë nga jashtë shtetit, më ndihmo t’i tërheq, ma jep pak kartën e identitetit dhe do të jap 20 mijë lekë”.

Çështja, e cila ka përfunduar në një procedim që po ndiqet nga seksioni për hetimin e krimit financiar, bazohet në denoncimin e shtetasit D.C., që ndjek studimet në degën e inxhinierisë.

I riu, tha në polici në fillim të këtij muaji, se mashtrimi me kreditë i ka ndodhur përgjatë vitit 2019, por ai e kuptoi të gjithë skenarin dy vite më vonë.

“Jam student dhe jam në kushte jo të mira ekonomike dhe kur ma kërkuan kartën, u mendova pak, pastaj ia dhashë, të njëjtën gjë kishin bërë edhe shokët e mi dhe nuk kishin pasur probleme”, – kujton studenti, që gjatë asaj kohe i ka rënë shkurt dhe është joshur nga pagesa prej 20 mijë lekësh që do t’i jepej për “nderin” që bëri.

“Pasi ramë dakord, – vijon më tej i mashtruari, – më prezantuan me një vajzë me emrin I.R., e cila më kërkoi një fotografi të kartës së identitetit dhe një fotografi të kartës së identitetit të babait, pasi sipas saj, duhej për saktësimin e të dhënave në bankë”.

I riu ka ndjekur këshillat për të ndihmuar personin që do t’i hidheshin para nga jashtë vendit. Ka hapur një llogari në bankë pranë një filiali të njohur. Sipas burimeve të Gazetasi.al, ajo që ka ndodhur më pas, u bazua në komunikimet në ‘whatsapp’, në të cilën vajza në fjalë e njoftoi: “Paratë janë hedhur në bankë dhe duhet të shkojmë së bashku t’i tërheqim”.

Studenti është paraqitur pas bisedave vijuese pranë njërës prej këtyre filialeve, ku vajza, e shoqëruar nga një shtetas, i ka thënë se aty njihte njerëz dhe mund të tërhiqeshin vlerat monetare.

“Shkuam me makinën e saj pranë “rrugës së Elbasanit” dhe aty tërhoqëm 6.5 milionë lekë. Brenda në bankë ishte kjo vajza bashkë me të shoqin dhe kur mbaroi procedura, zbritën në parking, ku mbërriti një person tjetër që ishte hera e parë që e shihja dhe që u prezantua si L.D.”, – denoncon sipas burimeve të Gazetasi.al studenti i inxhinierisë.

Këtij shtetasi i është dorëzuar shuma e tërhequr në bankë dhe për punën e kryer, i riu është shpërblyer me 20 mijë lekë.

“Më pas, ky person u largua me makinën e vet, kurse vajza me bashkëshortin më morën në automjet dhe më lanë aty ku më morën”,– kujton D.C.

Teksa koha ka rrjedhur dhe ai i ka ndërprerë komunikimet me vajzën dhe miqtë, dy vjet më vonë, në shtëpinë ku jetonte me qira i ka mbërritur një zarf, bëjnë me dije burimet policore të Gazetasi.al.

“Zarfi mbante adresën e institucionit mikro-financiar, që më informonte se isha debitor i një kredie të marrë që kishte shkuar 6.8 milionë lekë dhe që bazohej në kontratën noteriale numër 4.105 dhe që mbante datën 17 qershor 2019. Bashkëlidhur zarfit, ishte edhe kontrata e kredisë”, – thekson në ankesë i mashtruari.

Policia shton se pas verifikimeve, ka zbuluar se babai i të riut nuk ka firmosur asnjëherë në këtë procedurë dhe as i riu nuk ka qenë asnjëherë para noteres.

“Të vetmet dokumente që kam firmosur, ishin ato të tërheqjes së parave, që më thanë se ishin transferta nga jashtë shtetit dhe aspak një kredi, si rezultat unë s’kam marrë kredi dhe as babai s’ka qenë ndonjëherë dorëzanës”, – i thotë policisë studenti.

I bindur se është mashtruar dhe se dokumentet janë falsifikuar, ai kërkon që njerëzit të cilët i kërkuan ndihmë, të përfundojnë në burg. Kjo skemë është përdorur edhe më herët, duke mashtruar shtresat në nevojë për kredi konsumatore, për të cilën më pas përfunduan mbi dhjetë persona nën akuzë.

“Jam i bindur se ata janë një grup njerëzisht, përfshi noteren që ka vulosur për këtë vajzën që njihte shoku im. Ata më mashtruan se do tërhiqja lekë që vinin nga jashtë dhe përfituan nga mirëkuptimi im”, – lutet studenti. Ndërkohë, që në krah të tij ka dalë dhe i ati, thotë policia për Gazetasi.al.

“Më telefonoi një person nga banka dhe më tha se kisha dalë dorëzanës për kredinë e djalit tim. Mbeta i habitur, pasi kam një biznes familjar prej 28 vitesh dhe në jetën time s’kam marrë ndonjëherë kredi. Më pas pyeta djalin dhe pasi bëra kërkimet përrreth djalit, kuptova se janë një grup i madh shokësh që kanë rënë pre e këtij mashtrimi të madh financiar”.

Edhe kryefamiljari insiston, se një grup sekserësh e noterësh, kanë mashtruar dhe se krimi ekonomiko-financiar duhet të marrë nën përgjegjësi autorët.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj