LIVE UPDATES
Bota

Austriakët blejnë armë, municionet në dollapet e banesave u japin siguri

29 Shtator 2020, 09:24 Nga DOSJA

AUSTRI- “Shikoni, të gjithë mund të gjuajnë”, shkruhet në fletëpalosjen, që Markus Schwaiger, ka përgatitur për klientët. Pushkët janë të vendosura në raftet e dyqanit të tregtarit të armëve „Euroguns” në lagjen Penzing të Vjenës. Një shënim mbi banak këshillon „mbani distancën” në kohët e koronës. Distanca një metër e gjysmë matet këtu me pistoleta dhe pushkë, humor prej tregtari armësh.

I zoti i dyqanit Markus Schwaiger kontrollon me monitorë poligonin e qitjes në bodrum. Ai shikon në monitorin bardh e zi shenjestrën dhe kokat e Christian Ortner, të shoqes së tij Irina dhe katër fëmijëve të tyre. Para tyre ndodhen dy pistoleta dhe gëzhoja, të gjithë mbajnë kufje për t’u mbrojtur nga akustika.

“Bum”. Zhurma e pistoletës Glock është shumë e fortë megjithë kufjet mbrojtëse. Ajo është arma standarde e forcave të armatosura dhe policisë në Austri. Arma është e lehtë. “Nëntë milimetra”, thotë Ortner duke shpjeguar kalibrin, ndërsa e rimbush. Në dysheme ka gëzhoja fishekësh.

Christian Ortner ka sjellë dy armë me vete, ai tregon pistoletën Ruger, që ndodhet pranë gëzhojave. “Ajo gjuan me shumë precizion”. Qitësi i thotë DW se me Glock ka qëlluar në ushtri. Ai thotë se qitjen në bodrum e bën për qejf, “armët i kam trashëguar nga babai”.

“Gëzohesh, kur qëllon në shenjë”

Mamaja Irina është për herë të parë në bodrumin poligon, dhe qëllon menjëherë në shenjë. Ajo brohoret, Ortner e lavdëron. “Është kënaqësi”, thotë edhe vajza e Irinës, “njeriu gëzohet, kur qëllon në shenjë.” Stërvitje me armë me faktor argëtimi, madje edhe për më të vegjëlit.

Djali më i vogël i Ortner thotë, “mund të mësosh mirë të mbrohesh.” Vërejtjen se me armën, që sapo e mbush, mund të vrasë edhe dikë, mamaja Irina e kundërshton shpejt: “Ne këtë e bëjmë vetëm në qilar.”

Fitime prej 55 milionë eurosh

Dyqani ka edhe një klub qitjeje, anëtar i të cilit është Ortner. Miqtë e tij bëjnë qitje prej një kohe më të gjatë. Edhe ai pohon bumin e armëve: “Edhe unë kam dëgjuar që është rritur”. Prodhuesit e armëve si Glock apo Steyr-Mannlicher kanë patur vitin e kaluar një fitim prej 55 milionë eurosh, parashikimet e shitjeve për vitin e koronës 2020 dhe për vitin e ardhshëm janë optimiste.

Tregtari i armëve Schwaiger gëzohet për bumin e armëve në Austri. Një ditë në mars blerësit kishin qëndruar në radhë deri në rrugë, thotë tregtari i armëve: “Në orën dhjetë të mëngjesit ishte shitur plumbi i fundit”. Qeveria e kryeministrit Sebastian Kurz pati vendosur rregullat e bllokimit.

Blerje me ngut deri në kapsollën e fundit

Midis marsit dhe gushtit 2020 arsenali privat i austriakëve u rrit me 22.000 armë zjarri, që i bie të jenë 1000 në javë. Sot 320.000 austriakë kanë një ose më shumë armë në shtëpi.

Tregtari i armëve Schwaiger krahason furinë e blerjes së armëve me ngutin për blerjen e makaronave dhe letrave higjienike. “Gjithmonë, kur ka pasiguri,” thotë ai, “njerëzit blejnë armë ose shtojnë rezervat në municione.

Një akt instinktiv, që sugjeron siguri, sepse virusi nuk mund të luftohet me pistoletë. Ish ushtari Schwaiger shpjegon sjelljen e blerësve të tij me gjasat për mangësitë në furnizim. Gjatë një pandemie, nëse shkalla e infeksionit ështe e lartë, furnizimi me rrymë elektrike dhe energji mund të ndërpritet dhe mund të ndodhin plaçkitje. Kjo i shqetëson njerëzit, arma në dollap jep siguri.

Si gjatë krizës së refugjatëve

Kështu ka qenë gjatë krizës së refugjatëve, kur dhjetëra mijëra migrantë kalonin nëpër Austri çdo ditë dhe pjesërisht edhe qëndronin. Në atë kohë armatimi privat arriti në 1.400 armë në javë.

Pas një rënie të vogël shifrat e shitjeve të prodhuesve janë rritur përsëri gjatë krizës së koronës. 5.000 pronarë të rinj armësh u regjistruan këtë vit. Edhe diskutimet rreth shtrëngimit të ligjeve për të drejtën e armëmbajtjes çuan në blerje me furi, shpjegon tregtari i armëve: “Ata duan t’i mbledhin shpejt.”

Njerëz fare normalë

Frikacakë? Apo të çmendur pas armëve? Kush janë njerëzit, që ndihen më të sigurt me armë? Kush janë klientët e Schwaiger? “Nganjëherë ka nga skena prepper”, thotë tregtari i armëve. Por shumica janë “njerëz krejtësisht normalë, që ndoshta shqetësohen pak më shumë se të tjerët, se mund të ndodhë diçka”.

Schwaiger nuk beson se ekstremistët e djathtë armatosen gjithnjë e më shumë legalisht, shumica e tyre e kanë të ndaluar mbajtjen e armës. “Ata atëherë do të duhet të sigurojnë armë në mënyrë të paligjshme,” thotë ai. “Klientët e tij nuk kanë prirje politike.”

Pak akte dhune me armë zjarri

Policia në Austri nuk e sheh me sy të mirë armatimin. Ajo i frikësohet aksidenteve apo thjesht shtimit të dhunës. Schwaiger kundërshton. Vetëm disa sulme ndaj kioskave kryhen me armë zjarri, edhe atëherë me armë të paligjshme.

Statistikat aktuale të kriminalistikës i japin atij të drejtë, ata rendisin vetëm 357 akte dhune në vitin 2019, nga të cilat vetëm një me armë zjarri. Statistikat nuk tregojnë nëse kjo është përdorur ndopak, apo ishte mbajtur thjesht në xhep. Sipas Ministrisë së Brendshme në Vjenë numri i akteve të dhunës me armë zjarri ka rënë prej vitesh. Arma e preferuar e kriminelëve të dhunshëm është si dhe më parë thika.

Reportage Waffenboom in Österreich Waffenhändler Markus Schwaiger (Stephan Ozsváth/DW)Markus Schwaiger

Klientët e dyshimtë nuk marrin armë

Tregtari i armëve Schwaiger pohon se ai gjithsesi nuk u shet armë të gjithëve. Kush është “i tensionuar” dhe bie dukshëm në  sy, nuk merr armë.

Schwaiger e këshilloi të mos blinte armë gjahu një grua të ve, që jetonte vetëm dhe larg qytetit pas vdekjes së burrit të saj: “Ajo mund t’i bëjë diçka vetes”. Fundja arma duhet praktikuar. Pensionistia doli nga dyqani me një armë frikësuese boshe. “Që të fut frikën dhe askush nuk lëndohet.”

Armë gjahu dhe pushkë gjuetie

Armatimi privat në Austri është bërë i mundur nga ligji për armët  në vendin e alpeve, që tradicionalisht ka shumë gjahtarë. Sipas Shoqatës së Gjuetarëve vendi ka 130.000 të tillë. Aksesi në armët e gjuetisë është i lehtë. Ligji i lejon një qytetari 18-vjeçar nga BE-së, që banon në Austri, të blejë një armë të “kategorisë C”.

“Këto janë kryesisht pushkë me gjatësi mbi 60 centimetra”, thotë Schwaiger. Mjafton të shkosh te tregtari i armëve dhe të nënshkruash një marrëveshje blerjeje. Pastaj është “faza e ftohjes”: “Gjatë këtyre tri ditëve unë verifikoj, nëse ekziston një ndalim armëmbajtjeje, dhe pastaj ai mund të marrë armën.”

Fletëpalosja si reklamë

Dallimi midis një pushke gjahu dhe një arme të përdorur nga snajperët nuk është më shumë i madh, thotë ish ushtari Schwaiger. “Gjithsesi askush nuk mund të ruajë një armë të mbushur në komodinën e natës”, sepse fishekët dhe pushkët apo pistoletat duhet të mbyllen mirë dhe të ruhen veçmas.”

Një pistoletë Glock si ajo e Christian Ortner jepet vetëm me licencë armësh, thotë Schwaiger. Kushti për këtë është licenca për armë dhe një raport psikologjik. Këtë e ofron edhe tregtari i armëve për më pak se 400 euro si dhe trajnimin për qitje. Duke u ndarë ai jep një paketë me fletëpalosje për t’i shpërndarë: “Shikoni të gjithë gjuajnë”.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën