LIVE UPDATES
Bota

Autori i raportit amerikan për Kosovën, Hamilton: ShBA-ja duhet ta vazhdojë presionin ndaj Serbisë për njohje reciproke me

7 Gusht 2021, 10:40 Nga DOSJA
Autori i raportit amerikan për Kosovën, Hamilton: ShBA-ja duhet ta

KOSOVË– Profesori dhe eksperti amerikan për marrëdhëniet ShBA-BE, Daniel Hamilton, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, në veçanti dialogun me Serbinë dhe përfshirjen e administratës së presidentit Biden në proces. Ish-diplomati Hamilton thotë se ShBA duhet ta vazhdojë presionin ndaj Serbisë për njohje reciproke me Kosovën dhe në të njëjtën kohë të zhvillohet një dialog që dy shtetet i trajton si palë të barabarta. Ai vlerëson se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe s’duhet të ketë autoritet ekzekutiv.

Hamilton është njëri nga autorët kryesorë të raportit për Kosovën të publikuar së fundi nga qendra amerikane për studime rajonale “Wilson Center” me titull “Konsolidimi i Pavarësisë së Kosovës: Pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë”. Ai është një ish-diplomat i lartë amerikan dhe ka mbajtur një varg pozitash të larta në Departamentin e Shtetit, përfshirë postin e nënsekretarit për Çështje Evropiane.

Gazeta Express: Është bërë më shumë se një dekadë që nga fillimi i dialogut Kosovë – Serbi, por ai nuk ka rezultuar në një marrëveshje finale. BE-ja këmbëngul që marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme, por pa e përmendur njohjen reciproke mes dy vendeve, ndryshe nga ShBA-ja, që vazhdimisht e ka përmendur njohjen reciproke si marrëveshje përfundimtare. A mendoni se ShBA-ja duhet të përfshihet drejtpërdrejt në dialog për ta çuar përpara marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Daniel S. Hamilton: ShBA-ja tashmë është bërë më e angazhuar. Presidenti Biden u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet bazuar në njohjen reciproke dhe në qershor, administrata e Bidenit miratoi një urdhër ekzekutiv për sanksionimin e individëve të Ballkanit Perëndimor që e destabilizojnë rajonin. BE-ja mbetet e penguar, sepse pesë anëtare të saj nuk e njohin Kosovën. Prandaj, hapat e ardhshëm për Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE-së që e njohin Kosovën duhet të jenë rritja e përkrahjes së tyre që ajo t’iu bashkohet organizatave ndërkombëtare, të nxisin lidhje më të ngushta mes Kosovës dhe pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin dhe të adresohet më mirë qasja penguese e Serbisë. BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë të qartë që të gjitha vendet që aspirojnë për anëtarësim duhet t’i njohin sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Në rastin e Serbisë dhe Kosovës, në parimet specifike duhet të përfshihen dhënia fund e “fushatës së çnjohjeve kundër Kosovës” nga Serbia dhe kundërshtimi i një “bashkimi të Kosovës dhe Shqipërisë”, zotime që tashmë janë bërë nga Beogradi dhe Prishtina.

Shtetet e Bashkuara duhet ta vazhdojnë presionin ndaj Serbisë për njohje reciproke me Kosovën dhe ta dekurajojnë Kosovën nga ndjekja e bashkimit me Shqipërinë. Të zotohen përsëri për një dialog të përtërirë, që i trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta, duke i njohur sovranitetin dhe integritetin territorial të secilës. Lehtësuesit e dialogut, ShBA-ja dhe BE-ja, duhet t’i përkrahin këto parime dhe pa mëdyshje të heqin dorë nga ndryshimet e kufijve. Kosova dhe Serbia të mbahen përgjegjëse për t’iu përmbahen zotimeve që kanë dhënë gjatë dialogut.

Gazeta Express: A mendoni se çfarëdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk rezulton në njohje reciproke, do të ketë pasoja afatgjata për Ballkanin Perëndimor në aspektin e sigurisë?

Daniel S. Hamilton: Duhet të bëhet dallimi mes marrëveshjeve që kanë mundur të bëhen nga të dyja palët që i bëjnë prioritet çështjet kyçe që e prekin jetën e njerëzve, si çështjet e drejtësisë tranzicionale dhe bashkëpunimit dypalësh ekonomik, dhe një marrëveshjeje për njohje reciproke, e cila gjithashtu është jetike për të realizuar një Ballkan Perëndimor në të cilin shtetet dhe shoqëritë e pavarura e multietnike ekzistojnë së bashku në mënyrë paqësisht, por që mund të marrë kohë dhe nuk duhet ta vonojë progresin praktik tani. Të dyja palët nuk kanë nevojë që ta vonojnë bashkëpunimin për ta përmirësuar jetën e qytetarëve vetëm për shkak që nuk kanë arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Gazeta Express: Si i keni parë dy takimet mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, më saktësisht propozimet e Kurtit për deklaratë të paqes mes dy vendeve?

Daniel S. Hamilton: Çfarëdo veprimi, që të dyja palët mund të marrin për t’i ulur tensionet, për ta përmirësuar jetën e qytetarëve si prioritet i parë dhe për të krijuar kushte me të cilat mund të arrihet njohja reciproke, duhet të shihen në frymë pozitive.

Gazeta Express: A mendoni se marrëveshja për Asociacionin për Komunat me Shumicë Serbe, e nënshkruar në Bruksel më 2013, përkatësisht më 2015, duhet të zbatohet nga autoritetet kosovare duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015?

Daniel S. Hamilton: Asociacioni duhet të hartohet në mënyrë eksplicite për t’i përkrahur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e burimeve mes komunave, sipas Kushtetutës së Kosovës, ligjeve të BE-së dhe ligjit ndërkombëtar. Asociacioni nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv jashtë fushëveprimit të qeverisë qendrore. Njëkohësisht, do të ishte e dobishme që të fillohet një dialog i brendshëm paralel mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë në komunat e mbarë vendit. Ky dialog duhet t’i përfshijë komunitetet fetare dhe duhet t’i adresojë shqetësimet e njerëzve të Kosovës që më parë janë përjashtuar nga vendimmarrja.

Gazeta Express: Nisma e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e quajtur “Open Balkan”, ka nxitur debat për shkak të mungesës së tri shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Cili është mendimi juaj për këtë nismë dhe a mendoni se ajo mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e këtyre tri shteteve?

Daniel S. Hamilton: Ballkani Perëndimor do të përfitojë nga nismat që i largojnë pengesat mes njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme thjesht e vështirësojnë integrimin e rajonit në rrjedhën e përgjithshme evropiane. Më shumë hapje në rajon premton përfitime më së shumti për njerëzit e rëndomtë.

Gazeta Express: Anëtarët e Këshillit të Atlantikut(Atlantic Council) e kanë komentuar raportin tuaj për Kosovën dhe tri propozimet e tij: njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e kanë bërë këtë, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe që Kosova e Serbia të mos synojnë bashkim me vendet fqinje dhe që integrimi i tyre në BE mund të avancojë për aq gjatë sa ato i përmbushin vlerat thelbësore të BE-së. Ata i kanë quajtur joreale propozimet e këtij raporti, duke thënë se tri pikat kyçe janë të vdekura që në fillim, sepse zgjerimi i BE-së është i vdekur. A mendoni se këto propozime qëndrojnë dhe se BE-ja mund t’i zbatojë ato në raport me Kosovën dhe Serbinë?

Daniel S. Hamilton: Unë besoj që këto janë propozime serioze. Raporti ynë e shpjegon arsyeshmërinë për secilin propozim më gjerësisht. Shumë varet nga korniza kohore që dikush e ka në mendje. Zgjerimi i BE-së nuk është i vdekur, por është e qartë se nuk ka konsensus të tanishëm brenda BE-së për të marrë anëtarë shtesë. Prandaj, vendet aspiruese duhet ta vazhdojnë punën në reforma, të veprojnë si anëtare të BE-së dhe NATO-s para se të bëhen anëtare dhe t’i afrohen njëra-tjetrës për t’i krijuar kushtet në të cilat ato do të mund të hynin në rrjedhën evropiane dhe euro-atlantike. Ne kemi propozuar një proces me të cilin pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do të mund të angazhoheshin me Kosovën me kalimin e kohës. Komisioni Evropian tashmë ka deklaruar se nuk ka pengesë për liberalizimin e vizave, kjo po pengohet nga Franca dhe Holanda. Qartazi, mund të përdoret presion shtesë ndaj këtyre dy shteteve për t’iu bashkuar numrit dërrmues të shteteve të BE-së që janë të hapura për këtë hap. Sa për mosbashkimin me vendet fqinje, Beogradi dhe Prishtina janë zotuar për këtë në të kaluarën. U përket atyre që t’iu përmbahen atyre zotimeve./Express/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora daniel hamilton dialogu kosove-serbi integrimi i kosoves qendra wilson daniel hamilton dialogu kosove-serbi integrimi i kosoves qendra wilson

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit