LIVE UPDATES
Bota

“Autostrada e Paqes”, prioritet i marrëveshjes së Uashingtonit

1 Tetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
“Autostrada e Paqes”, prioritet i marrëveshjes së

KOSOVË- Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, tha se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë ka hapur një kapitull të ri sa i takon zhvillimit të rajonit.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference përmes telefonit me gazetarë, vetëm pak ditë pasi vizitoi Kosovën dhe Serbinë. Boehler tha se do të punojnë ngushtë me qeveritë në Prishtinë dhe Beograd në përmirësimin e infrastrukturës, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në pritje të krijimit të vendeve të reja të punës.

“[Marrëveshja] hap mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. I prek interesat e të dy popujve. Krijon vende pune dhe krijon një ambient ku njerëzit flasin për forcimin e secilit shtet dhe nuk flasin për një konflikt të vjetër. Ne jemi shumë të lumtur të mbështesim këtë, sepse kjo vërtet i zhvillon të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë”, tha Boehler.

I pyetur për shifrat e mundshme të investimeve amerikane në projektet që kanë dalë nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, Boehler tha se është e pamundur të jepet ndonjë shifër specifike. Kjo, sipas tij, do të varet nga lloji dhe numri i projekteve.

Ndërkohë, udhëheqësi i zyrës rajonale të DFC-së në Beograd, John Jovanovic, tha se disa nga projektet për të cilat është arritur marrëveshje janë në implementim e sipër, mirëpo, sipas tij, SHBA-ja do të ndihmojë në implementimin e tyre.

“Qasja jonë te këto projekte është se ne do të mundohemi që t’i zgjerojmë mundësitë financiare dhe resurset që janë në dispozicion për të dyja palët”, tha Jovanovic.

Ai theksoi se “Autostrada e Paqes” është ndër prioritetet kryesore.

“’Autostrada e Paqes’ është një top-prioritet për ne që në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë, të sigurohemi që ai projekt të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Jovanovic.

Shefi i DFC-së, Adam Boehler, qëndroi në Kosovë më 21 shtator së bashku me një delegacion të gjerë amerikan, pjesë e të cilit ishte edhe Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun paqësor mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Prishtinë, Boehler nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës përmes së cilës palët u zotuan se do të punojnë në rritjen e investimeve në sektorin privat për të përmirësuar ajrin, hekurudhën, infrastrukturën rrugore, energjinë, teknologjinë dhe turizmin.

Vizita e delegacionit amerikan në Kosovë dhe Serbi ndodhi vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik në Uashington. Richard Grenell, më 21 shtator, tha në Prishtinë se vizita po ndodhte për të intensifikuar implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator, 2020.

Si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit, DFC-ja hapi zyrë rajonale në Beograd.

Lidhja hekurudhore si dhe ajo që u quajt “Autostrada e Paqes”, janë dy nga projektet më të rëndësishme të marrëveshjes së 4 shtatorit. Këto dy projekte kanë një kosto të lartë për implementimin e tyre.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abarashi, më 26 shtator, 2020, tha për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Merdare kap shifrën prej 150 milionë eurove. Distanca e kësaj linje hekurudhore që lidh Kosovën me Serbinë është rreth 45 kilometra.

Për dallim prej hekurudhës, autostrada ka kosto më të madhe. Sipas Qeverisë së Kosovës, për një distancë prej rreth 27 kilometrash nga Prishtina deri në Merdare, nevojiten rreth 240 milionë euro investim.

Në diskutimet që patën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia u pajtuan që t’i zbatojnë marrëveshjet për lidhjen hekurudhore dhe autostradën të nënshkruara më 14 shkurt, 2020 në Berlin me ndërmjetësim të asokohe ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Pikë e rëndësishme e marrëveshjes së 4 shtatorit, 2020 është po ashtu zotimi i Kosovës që të bëhet pjesë e mini-Shengenit ballkanik.

Në Shtëpinë e Bardhë, të dyja palët, si Kosova ashtu edhe Serbia, u pajtuan që të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në dokumentet e nënshkruara Kosova dhe Serbia, po ashtu, u pajtuan që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të siguruara nga shitës të pabesueshëm.

Marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë edhe pika të fushave të tjera joekonomike.

Korporata Ndërkombëtare për Zhvillim Financiar e SHBA-së (DFC), u themelua në dhjetor të vitit 2019.

DFC-ja lehtëson investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global si dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. DFC-ja punon ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim (USAID), Bankën Eksport-Import (EXIM) si dhe agjenci të tjera qeveritare.

Në fokus të DFC-së është bashkëpunimi me partnerë nga sektori privat duke investuar në sektorë të ndryshme përfshirë energjinë, shëndetësinë, përmirësimin e infrastrukturës dhe në teknologji.

DFC-ja, po ashtu, ofron financim për biznese të vogla dhe gratë sipërmarrëse në mënyrë që të krijohen vende pune me tregjet në zhvillim.

Marrë nga: REL

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adam boehler autostrada e paqes marreveshja ne shtepine e bardhe adam boehler autostrada e paqes marreveshja ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll
Bota 1 Tetor 2020, 18:11

ANGLI- Margaret Ferrier, deputete në Angli është futur në paralment edhe pse ka shfaqur shenja të sëmundjes vdekjeprurëse. Sipas mediave të huaja më pas deputet...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet