LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati i Popullit publikon raportin për protestat në datat 11 dhe 12 dhjetor: Janë arrestuar 182 persona dhe 60 të mitur

13 Dhjetor 2020, 13:54 Nga DOSJA
Avokati i Popullit publikon raportin për protestat në datat 11 dhe 12

TIRANË– Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një raport në lidhje me protestat që u zhvilluan në datat 11 dhe 12 në Tiranë.

Sipas tyre në këto data janë arrestuar 182 persona dhe 60 të mitur. Në raport thuhet se sa persona janë arrestuar, proceduar dhe të shpallur në kërkim. Në fund zyra e avokatit të popullit shprehet se do të vijojë sërish të përditësojë qëndrimet që ka.

RAPORTI:

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat e dy diteve të funduit, si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit. Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit rezulton situata në vijim: Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre. – Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 11.12.20 janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 7 të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona, por asnjeri prej tyre nuk ishte i mitur. Në total në momentin e kryerjes së inspektimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendeshin 33 persona të arrestuar, një numër ky i lartë krahasimisht me kapacitetet përkatëse, veçanërisht në kushtet e nevojës për të garantuar distancimin për shkak të emergjencës shëndetësore. – Në Komisariatin e Policisë Nr.1, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 27 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona.– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 22 persona, nga të cilët 5 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona.– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 24 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 8 persona, 7 prej të cilëve gjendeshin në ambientet e Komisariatit nr.2.Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.– Në komisariatin e Policisë Nr.6, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 4 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona dhe ishin transferuar në Komisariatin e Policisë nr.3, ndërsa 1 person ishte lënë i lirë. Në momentin e kryerjes së verifikimeve nuk gjendej asnjë person i shoqëruar në këto ambiente.Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje. I mituri pohoi për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se qenë në proteste si kalimtar dhe më pas ishte shoqeruar nga policia, por nuk ndaj tij nuk ishte ushtruar dhunë.Në Komisariatin nr.1 ishin shoqëruar gjithsej 7 persona nga të cilët 3 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.
Në Komisariatin nr.2 ishin shoqëruar gjithsej 25 persona, nga të cilët 16 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.
Në Komisariatin nr.3 ishin shoqëruar gjithsej 8 persona, nga të cilët 4 ishin të mitur. Një prej personve të mitur, ka deklaruar për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike në momentin e kapjes, nga punonjësit civilë.Në Komisariatin nr.4 ishin gjithsej 3 të shoqëruar, nga të cilët një i mitur. Nuk kishte shenja apo pretendime për dhunë.Në Komisariatin nr.5 nuk kishte persona të shoqëruar. Aty gjendej i shoqëruar vetëm një person i transferuar.Në komisariatin nr. 6 nuk kishte persona të shoqëruar.Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit protesta per klodian rashen protesta per vrasjen e klodian rashes avokati i popullit protesta per klodian rashen protesta per vrasjen e klodian rashes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet