LIVE UPDATES
Aktualitet

Babai i vëllezërve Kovaçi: 14-vjeçarja merrka njerëz në qafë, s’ma kthen më djalin

8 Nëntor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Babai i vëllezërve Kovaçi: 14-vjeçarja merrka

TIRANË– Zef Kovaçi, baba i dy vëllezërve, Florenc Kovaçi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës dhe Mikel Kovaçi, i cili mbeti i plagosur e ndodhet në spital është shprehur se asnjë gjë që mund të thuhet nuk e kthen më djalin e tij në jetë. Deklaratat e bëra nga vetë 14-vjeçarja e cila është shprehur se dy djemtë e tij e shfrytëzonin për të shitur lëndë narkotike, Kovaçi i ka hedhur poshtë.

Ai tha se ende nuk ka komunikuar me policinë në lidhje me ngjarjen pasi gjëja e vetme që ka bërë është nxjerrja e trupit të pajetë të njërit prej djemve të tij nga spitali, ndërsa tjetri lufton për jetën. Zef Kovaçi ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”. Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. 

“Nuk është e vërtetë, ta jap me bindje të plotë dhe jetë. Ata mund të bëjnë çfarë të duan edhe të më akuzojnë tani që djali im ka humbur jetën. Ishalla ti japi zoti jetë dhe të flisni me djalin (Mikelin). Ju lutem se prandaj kemi drejtësi. Nuk është e vërtetë kështu si flisni. Në radhë të parë djalin e kam shumë punëtorë, në këtë moshë që është sot. Do i merrni të dhënat. Djali më tha që e kishte shoqe shkolle. I kam thënë që hiq dorë nga goca se kemi hallet problemet tona. Se mbase e dashuron dhe do ta marrë për nuse. Mikeli është 19 vjeç. Më hollësisht mund ti japi vajza dhe djali për këto muhabete, Mikelin shyqyr zotit e kam gjallë, nga goja e tij do nxjerri diçka, edhe nga ana e vajzës. Nuk di ta shaj atë vajzën… Unë si prind do jem shumë i drejtë, është gjynah dhe turp të diskutojmë. Ma futën djalin në dhe. Kjo 14 vjeçja është e vogël, por i vrau djemtë e mi. Unë nuk di gjë, nuk më ka sqaruar asgjë policia për këtë ngjarje. Vetëm kam nxjerrë djalin të vdekur nga spitali.

Mikelin e kam të sëmurë jashtë rrezikut për jetën. Goditjen e ka shumë të thellë. Në bisedën që dëgjova, jam tronditur jashtë mase tani që dëgjova vajzën. E ëma e vajzës më ka ardhur në orën 11 ose 12 të natës, Mikeli në dhomën e vet dhe kërkonin gocën. Gocën e kanë gjetur në vend tjetër. Më tha vetëm “më fal se e kam ditur që rri me Mikelin se janë shokë shkolle”. E kam shoqëruar deri në shtëpi dhe më kërkonte falje se më shqetësoi në mes të natës. Për më shumë se shokë nuk e di nëse kanë qenë. Po them vetëm se kur do ikte në shtëpinë e vet, i ra telefoni dhe vajza i tha “Jam te shtëpia, ku je ti”. Kjo goca merrka në qafë shumë njerëz. Unë e di ku e kam djalin. Jo vetëm ky por edhe ai që nuk e ka jetën sot, më ka marrë në qafë djalin. I kishte shkuar Florencin dhe i thoshte dua Mikelin se Mikeli nuk i hapte telefonin.

Të dy djemtë i kam pasur në punë dhe për këtë ka të tjerë për tu pyetur. Ata bënin punë të ndershme. Jam habitur jashtë mase sepse nuk është e vërtetë që merren me lëndë narkotike. Unë nuk e kam idenë çfarë domethënë “narkotikë”. Atij që i ka ikur jeta, e kam pasur punëtor, jo me narkotikë.

Absolutisht jo. Ishte djali më i mirë, më i urti, më i dashuri nga i gjithë Elbasani. Janë djem të shoqërisë, jo të narkotikës. Mikel Kovaçi ka punuar me 3 turne në Metalurgjik. Ajo goca do të marrë në qafë djalin ti, do t’i marrë jetën. Kur ka ardhur në polici ajo vajza, pse do ta kërkonte Mikelin para mbrapa. Pse më vrau çunin e madh? Pse i shkonte që të gjente Mikelin? Këtë ka bërë ajo, por do flasim ballë përballë,”- tha ai ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan zef kovaci ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan zef kovaci

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit