LIVE UPDATES
Bota

Babai mohon se djali i tij planifikoi vepra terroriste në Kosovë: Vetëm praktikon fenë, ka qenë shumë në rregull

11 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Babai mohon se djali i tij planifikoi vepra terroriste në Kosovë:

Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Peja. Radio Evropa e Lirë ka arritur që të bisedojë me babin e Ardianit, Kujtim Qerkini i cili ka mohuar se djali i tij të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprim apo planifikim të veprave terroriste.

“Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka aty”, thotë Qerkini i cili jeton në Gjermani.

Qerkini u shpreh se nuk i njeh asnjë nga personat e tjerë të arrestuar në aksionin, në të cilin u arrestua djali i tij më 10 tetor. Qerkini thotë se ka qenë i kënaqur me djalin e tij për të cilin thotë se ka praktikuar fenë si çdo mysliman tjetër.

“Ai fenë e mban si çdokush tjetër. Punon, vjen në shtëpi dhe asgjë nuk ka diçka që mund të them. E dinë Zoti, djali ka qenë shumë në rregull, duke punuar dhe duke u bërë prind”, thotë Qerkini.

Ai ka mohuar në mënyrë kategorike se djali i tij kishte qenë mbështetës i ndonjë grupi ekstremist. Në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës u tha se gjatë bastisjeve u gjet një dron në njërën nga shtëpitë e të dyshuarave, por Kujtim Qerkini thotë se atë dron e kishte blerë vitin e kaluar në Gjermani për të bërë fotografi në ahengje familjare. E ky dron, sipas tij u gjet në shtëpinë e tij në qytetin e Pejës gjatë bastisjeve që kreu Policia e Kosovës.

“Unë e kam blerë një dron të vogël 80 euro për të bërë fotografi në Gjermani para një viti. Kam qenë verës (në Kosovë) vajzën e kam martuar dhe e kam marr atje të bëjë fotografi dhe në gazeta shkruan se kanë gjetur dron dhe ta shohësh atë dron është sa grushti. Ai është lodër. Çfarë të them më shumë”, thotë Qerkini.

Qerkini thotë se në shtëpinë e tij në Pejë nuk është konfiskuar asgjë tjetër.

Gjuraj ishte gjykuar edhe më herët për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Ardian Gjuraj për dyshimet se gjatë viteve 2014-2015, duke jetuar në Gjermani, ishte bërë përkrahës i ideologjisë së grupit militant Shteti Islamik dhe babai i tij e kishte paraqitur në polici, ndërsa Policia e Gjermanisë më 18 prill 2015 e kishte deportuar atë në Kosovë. Në vitin 2018 ai ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore i ishte llogaritur edhe koha sa Gjuraj kishte kaluar në paraburgim dhe ai nuk kishte nevojë të shkonte në vuajtje të dënimit.

Por rasti ishte apeluar në Gjykatën e Apelit e cila në fund e kishte liruar atë nga akuzuat për vepra penale që lidheshin me terrorizëm. Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë dhe prokuroria nuk kanë pasur prova të drejtpërdrejta, por vetëm prova rrethanore, të cilat nuk kanë vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari ka kaluar kufirin në Siri ose të jetë bashkangjitur ndonjë grupit terrorist.

Të arrestuarit më 12 tetor dalin para gjykatës

Ardian Qerkini është vetëm një nga pesë të arrestuarit që dyshohen për veprat penale: “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë, të arrestuarve u janë gjetur në posedim armë zjarri si dhe mjete shpërthyese.
REL-i ka provuar gjatë ditës që t’i konfirmojë emrat e të arrestuarve të tjerë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, mirëpo, as prokurorët të cilët janë lajmëruar e as zyra për informim nuk e kanë dhënë një informacion të tillë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Luftiu, vetëm ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se brenda afateve kohore do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Të arrestuarit në këtë rast pritet që të dalin para Gjykatës Themelore të Prishtinës, të martën, më 12 tetor.

Sa mund të dënohen nëse shpallen fajtorë?

Veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit përfshijnë dënime deri në pesë vjet burgim. Vepra penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, sipas Kodit Penal dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet. Vepra tjetër penale për të cilën dyshohen të arrestuarit është “Kryerja e veprës terroriste”, vepër kjo që dënohet me jo më pak se pesë vjet burgim. Ndërsa vepra tjetër për të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon të arrestuarit, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, dënohet me gjobë deri në 7,500 euro dhe me burgim prej një deri në tetë vjet. Të arrestuarit dyshohen po ashtu për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për këtë vepër penale, Kodi Penal i Kosovës thotë se kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind 7,500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. Në njoftimin për media të Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk është bërë e ditur nëse të arrestuarit kanë ndonjë lidhje me organizata terroriste. Mirëpo mediat në Prishtinë kanë raportuar se dy nga pesë të arrestuarit kanë që edhe më parë të arrestuar për dyshime për vepra penale të terrorizimit.

Lidhja e kosovarëve me organizata terroriste

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, mbi 350 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut.  Pjesa më e madhe burra të cilët iu bashkuan organizatave terroriste atje, kryesisht grupit militant, Shteti Islamik. Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës mbi 80 kosovarë u vranë në zonat e luftimeve. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë. Në muajin prill të vitit 2019 në një operacion të fshehtë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u riatdhesuan 110 kosovarë në mesin e tyre, katër luftëtarë të IS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë. Në një operacion tjetër të riatdhesimit, më 17 korrik 2021, institucionet e Kosovës riatdhesuan 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri. Për këtë operacion, SHBA-ja e cilësoi Kosovën si vend lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, u tha në një postim në Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë i publikuar më 17 korrik 2021.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer mbi 250 kosovarë. Autoritetet në Prishtinë pretendojnë se në Siri vazhdojnë të mbesin ende 96 qytetarë nga Kosova.

*Shënim: Ardian Gjuraj është djali i Kujtim Qerkinit, mirëpo ai mban mbiemrin e nënës së tij.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ardian gjuraj kosove kujtim qerkini ardian gjuraj kosove kujtim qerkini

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit