"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
TIRANË– Dosja “Bajri” nuk gjen paqe… Pas vetëm një muaji në Shkodër, Gjykata e rrethit ka shpallur moskompetencë lidhur me rastin duke e rikthyer dosjen në Strukturën e Posaçme (SPAK).
Aty ku 30 ditë më parë hetuesit Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili kishin shpallur moskompetencë duke e postuar dosjen e bujshme në Shkodër.
Pasi ka shqyrtuar të gjithë rastin, Gjykata e Shkodrës i ka kërkuar SPAK-ut që të heqin akuzat për “grup kriminal” e “vrasje” nëse duan ta dërgojnë dosjen në vendin e “origjinës”. Në të kundërt nëse akuzat qëndrojnë, çështja të hetohet në SPAK e të gjykohet në Gjykatën Speciale.
Dosja hetimore, me të pandehur: Behar Bajri, Enver Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Samet Halluni, Ismet Idrizi, Sirjan Alija, Jorida Murati, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj, duhet të rikthehet në Tiranë. Kjo pasi ata akuzohen për “vrasje me paramendim”, “kanosjee me qëllim tjetërsimin e pasurisë”, “shpërdorim detyre”,“mbajtja pa leje të armëve” etj.
Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi). Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.
Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze. Ai u arrestua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të arrestuarit, bashkë me Rustemin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Tomini ësh...
Berat- Policia e Beratit ka zbardhur dy ngjarje ku janë arrestuar edhe dy persona, personat me iniciale K.Y dhe A.K 42-vjeç. Sipas Policisë personi me in...
TIRANË– Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë, gjatë një konflikti të nisur për motive të dobëta. Policia bën me dije se ka parandaluar përshall...
Tiranë- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin që t’i sekuestrohet pasuria Artan Doçit, i përfshirë në rrëmb...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Ata kërkojnë rifillim...
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë njerëzish. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” tregohe...
Greqi- Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 200...