LIVE UPDATES
Politike

Balla në Bruksel: Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Kemi lajme të mira!

1 Mars 2021, 11:53 Nga DOSJA
Balla në Bruksel: Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Kemi

BRUKSEL– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla teksa ndodhet në Bruksel me Kryeministrin Edi Rama deklaron se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

“Bruksel – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot”, shkruan Balla.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe Zef Mazi. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuaria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej cështjeve në diskutim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balla ne bruksel rama ne bruksel taulant balla balla ne bruksel rama ne bruksel taulant balla


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!