All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

‘Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë’, thënia e Churchil që po vërtetohet në Kosovë

20 Qershor 2021, 11:38 Nga DOSJA
‘Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të
All - Paragraf - 1

KOSOVË– Duket se thënia e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchil se “Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”, do të vazhdojë të jetojë edhe shumë gjatë në Kosovë.

Lufta e fundit në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 1999, por jo edhe debati për të. Debatin për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e dëgjojnë edhe ata që atë kohë nuk ishin të lindur ende.

Praktikën e liderëve të tjerë të mëhershëm që t’i kushtohet vëmendje e madhe të kaluarës, po e vazhdon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë time në dialog, është në zhbërjen e dëmit që e keni shkaktuar ju”, tha Kurti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjatë prezantimit të programit të qeverisë më 17 maj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e pyeti kryeministrin Kurti nëse mbahet peng i shërbimeve serbe.

A je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg?”, tha Haradinaj në seancën plenare të 20 majit.

Komentet e Haradinajt erdhën pas deklarimit të Kurtit në Bruksel se në Ballkanin Perëndimor edhe më tej ka “kriminelë të luftës dhe të paqes të cilët dominojnë me institucionet dhe partitë politike”.

Shoqëria kosovare e ngopur me debatin për të kaluarën

Duke mos ofruar debat për të ardhmen dhe as një standard që do t’i hapte rrugë integrimit në Bashkimin Evropian (BE), partitë e vjetra në Kosovë, insistojnë që ta ripërtërijnë ose ta mbajnë gjallë natyrën e debatit që ka ekzistuar në periudhën e menjëhershme të pasluftës, thotë profesori Seb Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Angli.

Bytyçi thotë për Radion Evropa e Lirë se ky është një indikacion se Kosova ende nuk e ka kaluar periudhën e tranzicionit.

Skena politike në Kosovë pasluftës ka qenë tipike për rastet e pasluftës, ku ka pasur përçarje dhe kanë qenë dy kampe kryesore dhe ka pasur akuza se kush sa ka kontribuar në të kaluarën e afërt, në periudhën e viteve e 90-ta gjatë luftës dhe periudhën e rezistencës civile”, thotë Bytyçi.

Ai thotë se partitë politike në Kosovë duhet të flasin dhe të debatojnë për çështje zhvillimore, për efikasitetin e institucioneve dhe rezultateve sa më të mira në politikën e jashtme.

Në vend që të kemi debate të tilla bashkëkohore, që merren me çështje, në këtë rast edhe që është akute, siç është pandemia ose çështje më kronike siç është zhvillimi (ekonomik), ne po shohim në media një fokus tepër të madh në disa debate të tejkaluara. Opinioni publik dhe skena politike, partitë kryesore politike duhet të fokusohen në këto çështje dhe të mos i japin shumë rëndësi atyre temave që mbahen gjallë nga disa faktorë”, thotë Bytyçi.

Sipas tij, një debat për atë se si “do ta dëshironim të ardhmen”, do të eliminonte defektet e së kaluarës.

Profesori Arben Hoxha, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ngreh dyshimet nëse populli i Kosovës ka preokupim thelbësor të kaluarën.

Pas përfundimit të luftës, populli i Kosovës që ishte edhe nën presionin ndërkombëtar për nevojat e një ‘paqeje emergjente’, hoqi dorë nga dimensioni i të kaluarës, si aset i kujtesës dhe vetëdijes për të drejtën”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

E kaluara për të cilën debatohet nga partitë politike tash e 21 vjet, sipas tij, është vetëm model folklorik.

Marrëdhënia jonë me të kaluarën nuk është ndërtuese, por një thashethemnajë mbijetese e egove të individëve apo grupeve margjinale”, thotë Hoxha.

Sami Gashi dhe Rexhep Kaçandolli, qytetarë të anketuar në Prishtinë, kanë mendime ndryshe sa i përket debatit se a duhet të flitet ende për të kaluarën.

Më shumë duhet të flasim për të ardhmen. Të rinjve disa gjëra nuk duhet t’u shpjegohen sepse po krijohen disa inate me të tjerët, me anëtarë të partive të tjera”, thotë Gashi.

Duhet të flasim edhe për të kaluarën edhe për të ardhmen sepse pa e përmendur të kaluarën, as të ardhmen s’mundemi ta përcaktojmë”, thotë Kaçandolli.

Duke qenë se Kosova është pas fushatës zgjedhore dhe fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, sipas profesorëve Hoxha dhe Bytyçi, debate për luftën dhe të kaluarën, pritet të ketë edhe në muajt në vazhdim.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti epopeja e uçk lufta e kosovës ramush haradinaj albin kurti epopeja e uçk lufta e kosovës ramush haradinaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor 2021, 08:28

Përvjetori i votimit të Berlinit si kryeqytet

GJERMANI– Vera e vitit 1991, Gjermania ishte ribashkuar tetë muaj më parë – pas 45 vitesh. Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) dhe socializmi i pë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet