"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Balluku vizitë në Qendrën e Monitorimit në portin e Durrësit: Plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar n
17 Gusht 2020, 11:12Nga DOSJA
DURRËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot Qendrën Ndërinstitucionale të Monitorimit dhe Komandimit të Sistemeve të Sigurisë në portin e Durrësit, e cila do të kompletohet gjatë gushtit. Balluku gjatë vizitës së saj bëri me dije, se po punohet gjithashtu për krijimin e një qendre të monitorimit të trafikut rrugor.
Më tej ajo shtoi, se plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar nëpërmjet radarëve, si e bëjnë vendet e BE.
“Porti i Durrësit është një nga entitetet që nuk ka pësuar ulje të përpunimit të mallrave dhe lëvizjes së mjeteve detare. Po punojmë edhe me policinë e shtetit, për të krijuar një qendër të monitorimit të trafikut rrugor. Porti i Durrësit po bëhet një shembull i mirë duke pasur të gjithë kontrollin e territorit, me shpresë për të realizuar planin e madh të kontrolit të trafikut detar nëpërmjet radarëve“, u shpreh Balluku ndër të tjera.
Salla e re operative, është e pajisur me sistem alertimi për këmbësorë dhe mjete lundruese, për regjimet e hyrje daljeve dhe servera me kapacitet regjistrimi më të lartë. Gjithashtu do të shtohen edhe 150 kamera të tjera, duke e çuar totalin në 250.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar 32-vjeçarin Edmond Abazi. I riu është arrestuar pasi gjatë një sherri ka plagosur personin me iniciale A.F....
TIRANË -Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar gjyqtaren e Tiranës, Regleta Panajoti, që të kandidojë për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Vendi vaka...
KOSOVË -Policia e Prizrenit si pasojë e përkeqësimit të situatës me COVID-19, ka shtuar kontrollet. Pjesë e kontrolleve janë bërë edhe autobusë me turistë ...
GJIROKASTËR- Ditën e sotme shqiptarët kalojnë pa asnjë problem në pikën kufitare të Kakavijës. Në këtë pikë doganore nuk ka më fluks mjetesh. Ndërkohë, qyt...
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masat e sigurisë për 20 komisionerët e Shijakut dhe Fisnik Sadikun, të arrestuar si pjesë e dosjes “339”, për tjet...
LUSHNJE- Mbyllet materniteti i Lushnjes, “Ihsan Çabej”. Ky vendim është marë pasi një gjinekologe ka rezultuar e infektuar me COVID-19. Mësohet se u ësht...
VLORË-Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Vlorë, duke i dërguar formularin 4 të dënuarve për trafik narkotikësh. Dosja.al ka mësuar, se ...
SHQIPËRI- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar listën e shteteve, ku qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht dhe në vendet ku kërko...
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apelin e radhës për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ajo ka publikuar në Facebook, disa rr...
GJIROKASTËR- Sot pas 5 ditësh është qetësuar situata në pikën kufitare të Kakavijës. Siç shihet edhe në foto, në këtë pikë doganore nuk ka asnjë mak...