LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore ngre alarmin: Korrupsioni në Shqipëri, në rritje galopante

9 Nëntor 2019, 12:19 Nga DOSJA
Banka Botërore ngre alarmin: Korrupsioni në Shqipëri, në

Plot 36% e bizneseve shqiptare kanë përjetuar së paku një kërkesë eksplicite për të paguar ryshfet ndërsa ryshfeti rezulton se është kërkuar në 30% të të gjitha veprimeve me administratën publike. Afro 35% e firmave thonë se është e pritshme të japësh dhurata për të takuar zyrtarët e taksave ndërsa 43% e bizneseve të pyetura identifikojnë korrupsionin si pengesa më e madhe në të bërit biznes.

Vrojtimi i Bankës Botërore [rezultatet mund të aksesohen këtu] është kryer edhe në vitet 2007 dhe 2013, gjë që mundëson ndjekjen e rezultateve në kohë. Një pjesë e madhe e treguesve, veçanërisht ato që lidhen me korrupsionin, rezultojnë në përkeqësim të ndjeshëm me vitin 2013, ndonëse situata duket se është relativisht më mirë në krahasim me vitin 2007. Kështu, të pyetur se cila është pengesa më e madhe në të bërit biznes, 21% e të anketuarve identifikuan barrën fiskale si problemi i parë, dyfish në krahasim me vitin 2013 dhe katërfish në krahasim me vitin 2007. Informaliteti ishte zgjedhja e dytë e të anketuarve përballë pyetjes se cili është problemi më i madh, pasuar nga korrupsioni.

Por rezultatet janë më dramatike në lidhje me pyetjet mbi incidencën e korrupsionit. Këtu të gjithë treguesit e rëndësishëm rezultojnë në përkeqësim të ndjeshëm. Rreth 17% e kompanive thanë se ata besojnë se duhet të japin ryshfet te OSHEE për të marrë një lidhje me rrjetin e energjisë elektrike, mbi dy herë më shumë se sa më 2013 por më pak se më 2007. Rreth 32% besojnë se duhet të japin bakshish në mënyrë që zyrtarët të bëjnë punën e vet, ndërsa korrupsioni rezulton i lartë edhe në lidhjen me rrjetin e ujësjellësave.

Biznesi ankohet gjithashtu edhe për gjendjen e sigurisë. Rreth 67% thonë se paguajnë për siguri fizike nga 54% që paguanin më 2013 dhe 57% më 2007.

Bizneset shqiptare rezultojnë gjithashtu edhe më të pajisura me shërbime bankare, ndërsa marrja e një kredie sot rezulton me kërkesë më të ulët për kolateral se sa pesë vjet më parë.

Në një drejtim pozitiv, numri i shkëputjeve të energjisë elektrike rezulton sot shumë më i ulët se sa pesë vjet më parë për kompanitë shqiptare. Në një muaj tipik, kompanitë thonë se përjetojnë 1.5 ndërprerje sot nga 4.2 më 2013 dhe 34% më 2007 (kur ishte kriza e rëndë energjetike).

Pas publikimit të të dhënave, zyra e Bankës Botërore në Tiranë shpërndau një deklaratë në të cilën theksoi përmirësimet e dukshme në “nivelin e shitjeve”.

“Vrojtimi tregon se firmat në 2019 paraqiten më mirë se ato në 2013. Për shembull rritja reale e shitjeve vjetore është shumë më e lartë se në 2013 dhe po kështu rritja e punësimit vjetor,” shkroi zyra e BB në Tiranë në njoftim. Në të vërtetë, shitjet e biznesit në vitin 2013 ishin minus 3.5% për shkak se ai ishte një vit zgjedhor dhe me tranzicion pushteti. Në vitin 2019, shitjet rezultojnë me rritje 3.5%.

Deklarata e BB rendit disa tregues që kanë shënuar përmirësime, përfshirë treguesin e pritshmërisë së biznesit për të dhënë dhurata për të marrë kontrata shtetërore, si dhe raportimet për pritshmëri për të dhënë ryshfet për të marrë leje ndërtimi.

“…korrupsioni në procesin e marrjes së lejeve të ndërtimit ka rënë nga 32% e firmave të anketuara në 2013 në 17% në 2019,” thuhet në njoftim. “Matës specifik ku perceptimi i korrupsionit është rritur janë: gjatë ndërveprimit me administratën tatimore, procesi i marrjes së licencave të importit, në vendosjen e lidhjes së energjisë dhe ujit,” shton BB pa dhënë shifrat, të cilat në rastin e ndërveprimit me administratën tatimore shënojnë rritje nga 18 në 35%, ndërsa në rastin e licencave të importit ka rritje nga 0 në 16%.

Njoftimi për shtyp nuk flet për treguesin: Thellësia e korrupsionit (% e transakcioneve ku u kërkua një dhuratë apo një pagesë nën dorë), me rritje nga 18 në 30% apo treguesin: Incidenca e ryshfetit (% e firmave që përjetojnë se paku një kërkesë për pagesë ryshfeti), ku rritja është nga 20% më 2013 në 36% më 2019. Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka boterore korrupsioni ne shqiperi banka boterore korrupsioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj