Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kontrata për ndërtimin me koncesion të rrugës Milot-Balldren u miratua në Kuvend pak javë më parë, por burime i thanë Top Channel se kjo kontratë do shkojë drejt anulimit të saj.
Arsyeja është se kontraktori nuk ka arritur të gjejë financimet për ndërtimin e rrugës, për të nisur punën është kërkuar të jepen kredi nga bankat duke paraqitur edhe kontratën e miratuar nga Kuvendi, por bankat janë treguar dyshuese në këtë drejtim. Ky qëndrim vjen edhe pas një klime aspak pozitive në lidhje me këtë koncesion të rrugëve. Një vit më parë u zgjodh me garë kompania që do të ndërtonte këtë rrugë. Ajo ishte kompania ANK, me pronar të vetëm Agim Kolën, si fituesen e koncesionit me vlerë 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren. Pas përfundimit të tenderit, Ministria e Energjisë dhe kompania negocioi kontratën e cila kaloi në votim edhe në Kuvend
Sipas kontratës, kompania ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet. Fillimisht, kostoja e rrugës Milot-Balldren ishte parashikuar 50% më e ulët por, 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u rrit në 161.5 milionë euro. Sipas ministrisë, arsyeja ishte ndryshimi i projektit të kësaj vepre, ku u përfshinë dhe ndërtimi i rrugëve dalëse dytësore. Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës 1 miliard euro, e lindur si një koncesion i pakërkuar, pra jo si projekt i qeverisë, por i propozuar nga vetë kompania ANK. Edhe këtë radhë, ashtu si në dy herët e mëparshme, tenderi është fituar nga kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar të koncesionit.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe financave Anila Denaj ka reaportuar sot në konferëncën Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me projektbuxhetin e...
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim sot për të gjithë çiftet që duan të shkojnë drejt SHBA-së. Në një postim në Facebook, Amba...
KLOS- Shqiptarët vijojnë të blejnë akoma me listë në dyqane. Këta të fundit vijojnë të mbajnë lista të hapura për njerëzit që nuk mund të blejnë me lekë në dorë...
TIRANË- Biznesi i ryshfeteve është zgjeruar ndjeshëm në 6 vitet e fundit teksa kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët...
TIRANË- Kompania kineze e teknologjisë Huawei ka reaguar sot në lidhje me akzuat që janë ngritur ndaj tyre për rrjetin 5G në Shqipëri. Në një deklaratë për...
Shqipëri-Kontratat e dhëna me koncesion në vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë arritur në 643 miliardë lekë, ose rreth 5 miliardë euro, sipas një tabe...
TIRANË- Programi “Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit ka përcjellë ditën e sotme një histori të dhimbshme, shumë të rëndë dhe me një kalvar të gja...
Shqipëri- Ministri e Financave parashikon të grumbullojë 474 miliardë lekë gjatë këtij viti, nga 486 miliardë lekë që raportohen ne buxhetin e ndryshuar nga akt...
Shqipëri-Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontrata...
Dy muaj më parë, në faqen e Institutit të Shëndetit Publik u publikua një studim, i cili analizonte shkallën e kontaminimit në maternitetin “Mbretëresha Geraldi...