LIVE UPDATES
Bota

Bannon: Kujdes me Sorosin pasi ka një rekord nëpër botë për përfitime për vetën

12 Tetor 2020, 21:14 Nga DOSJA
Bannon: Kujdes me Sorosin pasi ka një rekord nëpër botë

TIRANË- Strategu amerikan, Steve Bannon, komentoi në Çim Peka LIVE një nga çështjet më të nxehta që ka prekur edhe Shqipërinë: mundësinë që Departamenti i Shtetit të jetë nën kontrollin e George Soros. Bannon tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes nga Soros. Ai shpjegoi edhe lidhjen e tij me shqiptarët.

Çim Peka: Z. Bannon. Flisni për komunizëm, fashizëm, regjime totalitare. Në fakt sipas jush janë regjime gangsterësh. Ballkani ka një ngjashmëri në qeverisje. Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama përkrah George Soros, Hillary Clinton, liberalët. Në verën e vitit 2016, ai doli në CNN dhe e quajti kandidaturën e atëhershëm, Donald Trump, turp për civilizimin dhe se zgjedhja e tij do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Ambasada e SHBA në Tiranë, e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë në dëm të demokracisë, shtetit ligjor dhe stabilitetit ekonomik, madje dhe kohezionit social. A është DASH ende nën kontrollin e Klintonëve dhe Sorosit, më qartë a ka dështuar DASH të ofrojë një axhendë Trump në Ballkan.

Steve Bannon: Shiko, mund ta vëresh që nga procedura e shkarkimit. Mike Pompeo është koleg dhe mik dhe mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer. Dhe njerëz si Rik Grenell, e sheh këtë tek marrëveshja e Kosovës, ka bërë një punë të shkëlqyer, por është e qartë se i gjithë Departamenti i Shtetit nuk është tërësisht nën kontrollin e administratës Trump. E patë, procedura e shkarkimit u prodhua nga Aparati i Sigurisë Kombëtare, nga elementë të Departamentit të Shtetit. E shihni sa gjëra do të kishte realizuar presidenti Trump, po të mos ishte për disa njerëz në Departamentin e Shtetit. Dhe shiko, unë nuk besoj në teori konspiracioni, nuk besoj në ‘deep state’, dhe e them e kemi përpara syve. Dhe s’ka asgjë të thellë rreth kësaj, nuk ka konspiracione. Por nuk ka as dhe koincidenca. Pra, jo. Ajo çfarë i them njerëzve, ku George Soros është i përfshirë, Soros po kërkon dy gjëra: më shumë përfitime për veten e tij, dhe më shumë pushtet për veten e tij. Dhe prandaj i vë paratë e tij në situata ku mund të bëjë më shumë para për veten e tij. Dhe nëse George Soros hedh para në një institut dhe George Soros mbështet gjëra në Shqipëri në mënyrë aktive, qytetarët e Shqipërisë duhet të shikojnë fort këtë gjë, sepse Soros ka një rekord historik nëpër botë për përfitime për vete, dhe pushtet më shumë për George Soros dhe për miqtë e tij. Kështu që unë do ta shikoja më shumë vëmendje këtë.

Çim Peka: Megjithatë z. Bannon është shumë e vështirë për shqiptarët të ruajnë George Sorosin se janë të pafuqishëm përballë tij, pasi në fakt janë të pafuqishëm përballë përfaqësuesve që DASH sjell në Tiranë. Për koincidencë ose konspiracion, përfaqësuesit e DASH në Tiranë, kanë mbajtur të njëjtit qëndrim që ka mbajtur George Soros.

Steve Bannon: Shiko, mendoj se në mbrojtje të presidentit Trump këtu, i cili do që populli shqiptar të prosperojë, dhe të kenë kontroll mbi vendin e tyre, mbështetje në forcat e vete, dhe vetëvendosje, e di që presidenti Trump nuk është mbështetës i socializmit, më beso. Nuk mendoj se ka patur një president që nga Ronald Regan i cili ka mbështetur kapitalizmin dhe njerëzve që besojnë në kapitalizëm. Por besoj se veçanërisht në Ballkan duke patur parasysh se çfarë ka ndodhur, rrëmuja që është lënë që nga vitet ’90. Mos harro, presidenti Trump nuk ka trashëguar gjë tjetër përveçse kaosit. Të gjitha problemet që administrata Clinton la pa zgjidhur, të gjitha problemet që administrata Bush ja trashëgoi atij në Irak dhe Afganistan, dhe në Lindjen e Mesme, dhe problemin më të madh që është ngritja e Partisë Komuniste Kineze e financuar nga ‘Uall Street’. Mos harro, ishin paratë e të mjerëve, kapitali i të mjerëve që ka financuar ngritjen e Partisë Komuniste Kineze sepse ishte teknologjia jonë e cila u vodh ose ju dha. Presidenti Trump trashëgoi të gjithë këtë. Ishte rënia e kontrolluar e vendit tonë arsyeja që presidenti Trump është president. Dhe ju desh të përballej me të gjitha këto probleme. Mendoj se ishte Richard Grennell i cili u përpoq të adresojë çështjen e Kosovës fillimisht nëpërmjet përmirësimit të ekonomisë në rajon. Shiko, presidenti Trump është mik i madh i popullit shqiptar. Sapo mbarova një bisedë me komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, i cili do të jetë kyç për fitoren e tij. Familja ime është prekur personalisht në Uest Point nga Alma Kabashi, një shqiptaro-amerikane, e cila është një nga trajneret më të mira në Amerike. Ajo rekrutoi vajzën time në Uest Point, e bëri atë një nga volejbollistet më të mira në vend. Vajza ime prej aty u bë një nga kapitenet më të mira të forcave ajrore dhe ka shërbyer në Irak gjatë luftës. Komuniteti shqiptar është shumë influencial në Amerikë, dhe presidenti Trump është një mbështetës i madh. Nuk ka mbështetës më të madh i kapitalizmit të tregut të lirë sesa Mike Pompeo, Donald Trump dhe njerëz si ambasadori Grenell.

MARRË NGA SYRI TV

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çim peka steve bannon çim peka steve bannon

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet