6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Banorët e helmuar të fshatrave të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë mjekim në qendrat mjekësore në komunë dhe insistojnë se gjithçka u vjen nga uji, pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë e hodhi poshtë idenë që uji ka qenë i kontaminuar.
Kimete Dervishaj nga fshati Gllogjan i Deçanit, është njëra nga të prekurit nga helmimi, e cila është e bindur se shëndeti i saj u përkeqësua pas konsumimit të ujit.
“Lodhje, dhimbje lukthi, brinjëve, ethe, temperaturë të gjitha… Shumë familjarë jemi të infektuar. Veç unë jam në familjen time. Në rrethin tonë ka shumë. Është helmim sepse si kemi pi ujë pastaj jemi helmuar, si e kam pi gotën e parë në mëngjes kam pasur dhimbje koke e lukthi. I mirë është trajtimi (nga mjekët) disa (barna) duhet t’i blejmë e disa po i kanë”, tha ajo.
Të infektuar janë edhe vajza 8-vjeçare dhe djali 3-vjeçar i Agim Dodajt. Ai thotë se ende nuk e dinë prej nga erdhi ky helmim.
“Simptomat e para janë vjellje dhe diarreja. Arsyen e saktë nuk na e kanë treguar ende. (Më janë helmuar) vajza 8-vjeçare dhe djali 3 vjeç. Djali mirë është por edhe vajza tani pasi e mori infuzioni është mirë”, u shpreh Dodaj për mediat në Kosovë.
Xhevat Sheqiri, banor i Gllogjanit, thotë se familjarët e tij tashmë po ndjehen më mirë pas trajtimit mjekësor. Ai është i bindur se helmim erdhi nga uji i pijshëm.
“Më ka prekur bashkëshorten, vajzën, e kam studente në Prishtinë por ka qenë ka qëndruar këtu dhe të dielën ka shkuar, të hënën e ka prekur edhe djalin e ka prekur, mua jo… Të njëjtën terapi gjithsecili që ka ardhur e ka pasur. Kush ka pi ujë është helmuar, kryekëput është prej ujit”, u shpreh ky banor i Deçanit.
Në 24 orët e fundit me simptoma të njëjta trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Deçanit kanë kërkuar 310 pacientë, ndërsa vetëm sot deri në mesditë janë trajtuar 55 qytetarë. Në total shifrat e personave të helmuar ka shkuar në 1 mijë 62. Këto të dhëna i ka bërë te ditura drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha. Ndërsa, lidhur me situatën e krijuar si pasojë e helmimit të dyshuar nga uji, konferencë për media në orën 16:00 pritet të mbajë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Papa Françesku ka lënë spitalin ditën e sotme 10 ditë pas shtrimit në spital, pas një ndërhyrje delikatë në zorrën e trashë.Mediat italiane bëjnë m...
KOSOVË -Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit...
GREQI– Marrëdhëniet Greqi-Turqi si githmon kanë qenë të tensionuara për shkak të konflikteve përsa i takon kërkimeve në detin Egje, ndarja e Qipros dhe të drejt...
SERBI– Dragan Markoviç aka Palma, kreu i partisë ‘Serbia e Bashkuar’ dhe një partner i koalicionit Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirr...
JAPONI-Thomas Bach, presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka thënë se Olimpiada e Tokios do të jetë ”e mbrojtur dhe e sigurt”.Sipas Guardian, Bach tha Loj...
SHBA– Çdo bregdet në SHBA po përballet me rritje të shpejtë të përmbytjeve të baticës falë një “lëkundjeje” në orbitën e hënës.Një stud...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 ku i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.Lajmi është bërë të ditur...
SINGAPOR– Një anije udhëtimi në pronësi të Genting Cruise Lines u kthye në Singapor disa orë para afatit pasi në bord u gjet një rast i dyshuar COVID-19.Sipas R...
SHBA- Një video e lëshuar nga policia amerikane tregon momentin kur një person i armatosur qëllon për vdekje një 24-vjeçar me armë zjarri në makinën që p...
BOSNJË HERCEGOVINË– Policia boshnjake arrestoi të mërkurën shefin e inteligjencës së vendit nën akuzën për pastrim parash dhe abuzim me detyrën,...