"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Banorët e dy fshatrave në Tepelenë bojkotojnë zgjedhjet, kandidati i PS në Dropull shpërndanë fletët e votimit (FOTO)
29 Qershor 2019, 17:37Nga DOSJA
TEPELENË-Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë, do të bojkotojnë zgjedhjet e ditës së nesërme për Bashkinë e Tepelenës.
Më herët banorë të këtij fshati, kanë paralajmëruar kryebashkiakun Tërmet Peçi për ndërtimin e rrugës nga pjesa e poshtme, ku shtrihet Mezhgorani i ri e deri sipër në fshatin e vjetër. Peçi nuk e ka mbajtur fjalën për të ndërtuar rrugën, pasi investimi kapte vlerë jashtë përballimit të buxhetit të bashkisë.
Në këto kushte banorët e këtij fshati që numëron gati 180 vota, nesër priten t’i bojkotojnë votimet në masë përveçse disa të punësuarve.
Nuk është hera e parë që Mezhgorani refuzon të votojë, pasi edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, u përsërit i njëjti fenomen.
Në zgjedhjet e nesërme, Tërmet Peçi, ka vendosur përballë të punësuarin e administratës së vet, inxhinierin Gëzim Malkaj nga Patozi.
Pas fshatit Mezhgoran, edhe banorët e fshatit Lekël nesër do të bojkotojnë procesin zgjedhor. Lajmi bëhet i ditur nga këshilli i fshatit, i cili pas konsultimeve me banorët, ka vendosur që mos të marrin pjesë në zgjedhjet e neserme.
Arsyeja themelore e bojkotit, ka qenë organizimi i takimit elektoral të kryebashkiakut Tërmet Peçi disa ditë më parë në kishën ortodokse të fshatit, veprim ky që u dënua nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë si një organizim i paprecedentë.
Banorët e Leklit të besimit ortodoks janë ndjerë të fyer nga ky takim dhe rrjedhimisht kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë ditën e nesërme në qendrën e votimit që ndodhet në fshatin Kodër.!
Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste në Dropull, Dhimitër Toli, me sa duket po shpërndanë vetë materialet zgjedhore.
Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ. Protesta në Tiranë, Dibër dhe Kurbin.Presidenti Ilir Meta bën thirrje qytetarëve për ruajtjen e paqes dhe qetësisë.
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Dera e shkollës “Edit Durham” është hapur me darë për shkak se ishte mbyllur me një zinxhir. Shkolla ishte mbyllur me urdhër të bashkisë së qyteti...
SHKODËR– Punonjës së Policisë së Shtetit ka kërkuar hapjen e derës së shkollës “Jordan Misja” me qëllim vendosjen e materialeve zgjedhore.Edhe pse polici k...
LUSHNJE– Njësoj si në qytetet e tjera të vendit, materialet zgjedhore për votimet e ditës së nesërme janë shpërndarë edhe në Lushnje. Materialet të cilat ...
LEZHË- Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar një person, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge.Në njoftimin e policisë bëhet me di...
GJIROKASTËR- Kanë mbërritur materialet zgjedhore në qendrat përkatëse në Gjirokstër, në KZAZ-në nr.17., ku pritet të votohet ditën e nesërme. Siç sh...
SHKODËR- Njësoj si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër po vijohet me shpërndarjen e materialeve zgjedhore.(k.m & a.s/dosja.al)Tirana është boshati...
TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qen...
Dibër- Një situatë e pazakontë në Dibër. Forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Peshkopisë për të siguruar rendin dhe qetësinë një ditë para votimeve të s...