LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët pranë amfitetatrit në Durrës kundërshtojnë ruspat pas tërmetit: Nuk e dimë pse sajohen ekspertiza të tilla

4 Qershor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Banorët pranë amfitetatrit në Durrës kundërshtojnë

Durrës- Banorët e shtëpive mbi amfiteatrin e Durrësit janë habitur kur kanë mësuar nga media mbi transferimin e tyre të ardhshëm. BIRN bënte me dije këto ditë se ekspertët kanë përcaktuar rrezikshmërinë  që paraqesin banesat e tyre nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të kaluar. Sipas familjarëve, shtëpitë ku ata jetojnë prej disa dekadash kanë dëmtime të papërfillshme nga tërmeti, por mbi të gjitha “asnjë ekspert nuk i ka kontrolluar banesat gjatë këtyre muajve”.

Banesat mbi shkallaret e amfiteatrit, në pjesën pranë Bulevardit “Epidamn” ishin pjesë e projektit të vitit 2015, që synonte transferimin e tyre për ti hapur rrugë zbulimit të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë. Por largimi i tyre mbeti pezull për mungesë financimi. Disa prej familjarëve i janë drejtuar zyrtarisht bashkisë për tu njohur me dokumentacionin që ka depozituar Instituti i Ndërtimit, ndërsa shprehen se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

“Që nga dita kur ra tërmeti askush nuk është dukur në rrugicën tonë për të na pyetur nëse kemi ndonjë dëmtim apo jo,” thotë për BIRN Indrit Kacani, një nga banorët e hershëm të lagjes. “Falë zotit, nuk kemi pasur probleme, dhe nuk e kuptojmë se përse duhet të sajohen ekspertiza që tregojnë rreziqe të mëdha,” shton ai.

Specialistët e Institutit të Ndërtimit, të cilët pas tërmetit të vitit të kaluar kanë ekzaminuar teknologjinë dhe kohën e ndërtimit, shkallën aktuale të degradimit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë edhe forcat dinamike sizmike, në Akt-Ekspertimin e datës 2 mars 2020 kanë konkluduar për shembjen e disa shtëpive.

“Duke parë dëmtimet e kolonave antisizmike dhe hekurat e korroduar të objektit, si dhe degradimin e madh ndër vite, grupi i inspektimit vendosi se objekti është me rrezik shumë të lartë për humbjen e jetës së njerëzve,” shkruhet në një prej akt-ekspertimeve.

Me sy të lirë shtëpia e Indrit Kacanit nuk duket se përbën rrezik shembje, madje i zoti i shtëpisë këmbëngul se “gjatë ditëve pas tërmetit, në shtëpinë time janë strehuar familjet e dy kushërinjve, të cilëve u ishin shkatërruar banesat”.

Të njëjtën gjë thotë edhe Eugen Simaku, i cili banon dy porta më tej se Indriti në rrugicën, që durrsakët e njohin me emrin e vjetër “Shkallët e Armenit”.

“Të afërmit e mi që jetojnë në pallat u mblodhën ato ditë në shtëpinë tonë mbi amfiteatër,” tha Eugeni për BIRN. Pasi ka mësuar se shtëpitë e tyre janë shpallur të rrezikshme për banim pas tërmetit të 26 nëntorit, Eugen Simaku i ka kërkuar zyrtarisht bashkisë së qytetit që të njihet me dokumentacionin dhe akt-kontrollet e Institutit të Ndërtimit për të gjitha familjet që mbajnë mbiemrin e tij dhe që banojnë mbi amfiteatër.

Simaku, i cili mbetet në pritje të përgjigjes nga Drejtoria e Urbanistikës  në bashkinë e Durrësit, këmbëngul si shumë banorë të tjerë se askush nuk ka trokitur në dyert e tyre për kontrolle dhe ekspertiza, që lidhen me dëme nga tërmeti.

I pyetur nga BIRN lidhur me të ardhmen e  këtyre shtëpive, nënkryetari i bashkisë së qytetit, Florian Tahiri thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Dosjet me ekspertizat e specialistëve nga Instituti I Ndërtimit do të paraqiten në Këshillin Bashkiak, i cili do të vendosë për sistemimin e këtyre familjeve në të ardhmen,” tha Tahiri.

Sipas Tahirit, këto familje do të trajtohen si të gjithë banorët e tjerë të qytetit bregdetar, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti I 26 nëntorit të kaluar.

Ndërkohë, drejtuesit e Qendrës Muzeore të Durrësit e quajtën çlirimin e shkallareve nga banesat, si një mundësi e mirë për të zbuluar plotësisht arenën e amfiteatrit dhe galeritë e tij. Por banorët mendojnë të kundërtën. Sipas tyre, nëse transferimi i tyre lidhet me zbulimin e amfiteatrit, drejtuesit e bashkisë duhet të gjejnë një formë tjetër.

“Ne nuk i kemi restauruar prej kohësh banesat tona prej vitesh, pasi e dimë që në zonën e trashëgimisë kulturore do të zbatohen projekte të mëdha,” thotë Eugen Simaku.

“Por në kushtet kur tërmeti nuk na ka shkaktuar shqetësime, duam të trajtohemi me kompensim financiar mbi bazën e sipërfaqeve që ka secila nga familjet,” theksoi ai.

Ai shton se në dokumentin e hartuar nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit për çdo familje “ka shumë pasaktësi”, duke filluar nga adresa e gabuar dhe sipërfaqet e pasakta të banesave e deri te përkufizimi “e papërdorshme”.

Simaku dhe Kacani thonë se ata do të kërkojnë nga shteti ekspertë të tjerë dhe se më pas do të ndjekin rrugën ligjore për të mos i braktisur shtëpitë me një pretendim të paqenë si dëmet nga tërmeti. Në vitin 2014 kur filloi të zbatohej projekti për çlirimin e plotë të shkallareve të amfiteatrit antik nga banesat që ndodhen sipër tij, vetëm katër nga familjet u larguan në shtëpi të tjera, ndërsa 9 familjet që mbetën nuk u transferuan për mungesë fondesh për kompensim. Aktualisht 50 vjet pas hapjes së pjesës më të madhe të monumentit, këtyre familjeve u kërkohet që të largohen për shkak të dëmeve nga tërmeti, gjë që ata e quajnë të padrejtë.

Marrë nga BIRN 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amfiteatri në durrës indrit kacani amfiteatri në durrës indrit kacani

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48

Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet