Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Barcelona nuk gjen paqe/ Shpërthen një rast i ri, trajneri Koeman “thumbon” Laportan: Të jetë më i kujdesshëm,
13 Shtator 2021, 19:57Nga DOSJA
SPANJË-Barcelona filloi sezonin e parë pa Lionel Messin në skuadër. Me përfundimin e argjentinasit te PSG, klubit katalanas iu desh të rindërtohej nga hiri pas dëmit ekonomik të lënë nga menaxhimi i mëparshëm i klubit që detyroi presidentin Joan Laporta të revolucionarizonte planet e klubit. Në gjithë këtë trazirë, Ronald Koeman ishte në krye të klubit, ndërsa kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Trajneri holandez dha një intervistë për televizionin holandez NOS.
Një bisedë që preku disa pika të përvojës së tij në Katalonjë dhe që nënvizoi anët pozitive dhe negative të kësaj faze të karrierës së trajnerit holandez, i cili gjithashtu duhej të rishikonte përparësitë e tij. Në mes të intervistës, përveç rritjes së disa lojtarëve dhe sezonit, u fol edhe për marrëdhënien me Joan Laportan dhe në mënyrë të habitshme, Koeman “thumboi” presidentin e klubit.
“Marrëdhënia ime me Laportan është përmirësuar, por javën e kaluar ndodhi diçka që mendoj se nuk është e drejtë. Unë po sugjeroja që trajneri nuk ka të gjithë fuqinë. Ai foli shumë dhe nuk ishte i kujdesshëm në dy raste. Kjo mund të bëhet privatisht-tha Koeman – Kur ju, si klub, nuk keni një të ardhme të qartë të një trajneri, atëherë ka spekulime.”
Me pak fjalë, një atmosferë që nuk është e qetë saktësisht në shtëpinë katalanase,ndërsa tekniku holandez do të shprehej. “Unë jam i gatshëm të qëndroj, po argëtohem, falë meje ky klub ka një të ardhme. Përveç Pedrit, janë 4-5 lojtarë të moshës 18-19 vjeç të cilët do të jenë lojtarë fantastikë brenda 3 -4 viteve”.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Ka humbur pas shumë vitesh një finale dhe për këtë derdhi lot, megjithatë, tenisti serb Novak Djokovic tregohet një njeri i sportit dhe që di të pr...
TORINO-Pas parullave që shkaktuan polemika kur u shfaqën në stadium, në fillim të shtatorit, pas mbylljes së sesionit veror të merkatos së transferimeve, tifozë...
SPANJE – Shtëpia e Real Madridit: Gareth Bale, në fakt, u dëmtua në stërvitjen e tij të fundit në “Bernabeu” të shtunën e kaluar para ndeshjes ndaj Celta,...
SPANJE – “Ne e dimë se Bayern është një ekip i madh, madje edhe me cilësi individuale dhe lojtarë me përvojë. Ka shumë interes për t’u ndeshur në këtë turne dhe...
ITALI – Në Napoli, numërimi mbrapsht për fillimin e fushatës europiane ka filluar. Por për ndeshjen debutuese në Europa League kundër Leicester, trajneri ...
ITALI – Nuk ka patur ndonjë fillim kaq të keq në Serie A, por po përpiqet ta fillojë me këmbën e djathtë Champions League. Juve është duke pritur ndeshjen debut...
ZVICËR – Granit Xhaka do të rikthehet në Londër sot, për t’u bashkuar me ekipin e Arsenalit, pas dy javëve karantinimi në Zvicër dhe një mali kritika...