LIVE UPDATES
Politike

PD publikon bisedën, drejtoresha-mjekëve: Merrni raki me vete nga shtëpia se s’ka dezinfektantë, as doreza s’kemi, maska

6 Mars 2020, 10:37 Nga DOSJA
PD publikon bisedën, drejtoresha-mjekëve: Merrni raki me vete nga

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një audio, ku Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 në Tiranë, Blerta Berberi i thotë stafit mjekësor se kjo qendër nuk i siguron dot mjetet mbrojtëse për koronavirusin.

Në bisedën e publikuar, Berberi dëgjohet teksa ua jep me numër maskat stafit mjekësor dhe shprehet se nuk ka doreza dhe alkol për ata, edhe në rastet kur mund të përballen me persona të infektuar. Një këshillë nga drejtoresha është që mjekët të marrin “raki me vete nga shtëpia”.

DEBATI:

Blerta Berberi: Dhe bini pre e njerëzve që vijnë dhe ju provokojnë kaq kollaj. Pse nuk vijnë atje në qendër po vijnë dhe ju gjejnë juve këtu? Nejse, kemi marrë maska. Po të dorëzoj këtë që ka 40 copë dhe kush të jetë në punë, do të marrë një maskë  çdo ditë me numër, dhe në fund të javës do të raportosh sa ke shpërndarë, sa të kanë mbetur.
Vjen edhe lista ditën e hënë dhe do e japësh me listë me data dhe me çdo gjë tjetër.
Mjekja: Po dorezat?
Blerta Berberi: Doreza për momentin nuk kemi, se s’kemi marrë ndonjëherë se i përdorim në kirurgji dhe injeksione.
Mjekja: Po alkol?
Blerta Berberi: Alkolin merreni një në farmaci dhe përdoreni.
Mjekja: S’ka as në farmaci.
Blerta Berberi: Kur të vijë do e marrim. Po kemi çezmën, sapunin edhe…
Mjekja: Pasdite s’ka ujë.
Blerta Berberi: Do të flas për këtë pjesën e ujit.
Mjekja: Të marrim raki nga shtëpia…
Blerta Berberi: Po, merre, dezinfektantë të ndryshëm.
Mjekja: Kur na kërkojnë vizitë shtëpie këta që janë me temperaturë…
Blerta Berberi: Ti gjithmonë pyet për vizitat në shtëpi…
Mjekja: Po si të shkojmë në shtëpia?
Blerta Berberi: Shko me përparëse
Mjekja: Pse të mbroka përparësja?
Blerta Berberi: Po ça i ke këto që thua?
Mjekja: Kur shkoj në vizitë shtëpie, kjo maska që unë kam nuk më mbron.
Blerta Berberi: Gjej një që të mbron, mua këto që më jep shteti, këto ju jap.
Mjekja: Atë ma gjej ti, unë s’kam ku t’i gjej.
Blerta Berberi: Ato që më jep shteti unë i shpërndaj, nëse nuk i do, refuzoji. Kaq kisha unë. Kalofshi mirë.

Ndërkohë ish-deputeti i PD-së, Spahia shkruan krah videos se qendrave shëndetësore u mungojnë masat më elementare për t’u mbrojtur nga një infektim i mundshëm me koronavirus. 

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit të ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.”, shprehet ai për videon e publikuar.

Opozita ka hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj qeverisë, se nuk po merr masat e duhura për këtë virus vdekjeprurës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak ditë më parë deklaroi se qeveria duhet të heqë dorë urgjentisht nga propaganda dhe se duhet të merret seriozisht me përgatitjet për përballimin e situatës së mundshme të koronavirusit.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 55,659 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa të prekur janë 3.858.  Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia blerta berberi koronavirusi ne shqiperi bardh spahia blerta berberi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë