LIVE UPDATES
Aktualitet

Numri dy i PD fajëson Metën për zgjedhjet e 2019, Bardhi: PD është gati për zgjedhje

7 Dhjetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Numri dy i PD fajëson Metën për zgjedhjet e 2019, Bardhi: PD

TIRANË– Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, nuk ka dilema kur bahet fjalë për Kuvendin Kombëtar të PD. Ai do të mbahet në 18 dhjetor dhe çdo tubim para tij nuk cënon legjitimitetin e institucioneve të PD. Zoti Bardhi shpjegoi qendrimet zyrtare të PD në një intervistë për Top Chanel. “Në 11 dhjetor në kullën e stadiumit Air Albania në Pallatin e Kongreseve apo në çdo vend tjetër, çdo person, qoftë ky edhe një edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejtën e tij për të thirrur një miting, por Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet në datën 18 dhjetor ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Ai është Kuvendi Kombëtar i PD-së, Kuvendi i demokratëve, ku çdo demokrat që e do PD-në, do që ta shikojë fituese PD-në, i do të mirën dhe mbron interesin e PD-së, do të marrë pjesë në Kuvendin e saj kombëtar të datës 18. Nuk besoj se mitingu i datës 11 do të mund të prodhojë ndonjë vendimmarrje apo çështje që do të duhet të kenë shqetësim institucionet legjitime të PD-së, aq më tepër që në datën 18 mblidhet Kuvendi dhe do të marrë të gjitha vendimet ndaj cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e tij, me aktet apo aksionin e ndërmarrë, ka vendosur të dëmtojë interesin politik dhe elektoral të PD-së.”

Bardhi u pyet për nismën e deklaruar nga foltorja për një referendum që shkarkon kryetarin e PD. “Cilido është i lirë të shkruajë libra, të mbajë shënimet e tij, por këto shënime apo këto libra, nuk përbëjnë Kushtetutën e PD-së. Kushtetuta e PD-së miratohet dhe ndryshohet sipas një procedure të caktuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së që mblidhet më 18 dhjetor.”

Pyetjes sa delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, Sekretari i Përgjithshëm i PD iu përgjigj: “Dua t’ju siguroj që sipas informacioneve të përcjella nga secila degë e Partisë Demokratike, numri i anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të datës 18 do të jetë më shumë se pjesëmarrja në Kuvendin e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, atë të datës 17 Korrik.”

A ka negociata për pajtim mes Bashës dhe Berishës? Numri 2 i PD shpjegoi pse përgjigja është negative. “Në këtë moment mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka interesa të ndryshme. Interesi i Lulzim Bashës është mbrojtja e interesit të Partisë Demokratike, mbrojtja e interesit të demokratëve, ndërkohë që nga ana tjetër, interesi i vetëm i Sali Berishës është mbrojtja e interesit të tij personal dhe përdorimi i partisë për një problem apo hall të tij personal. Në këtë mënyrë nuk mund të përputhen dy këto interesa, sepse interesi i demokratëve dhe i Partisë Demokratike do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal, qoftë ky edhe interesi personal i Sali Berishës.”

Gazment Bardhi përgënjeshtroi akuzat se Kryetari Basha është në procedim penal për çështjen “Toyota Yaris”. “Asnjë trillim apo shpifje e bërë për interesin e ditës, nuk mund të rrezikojë kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është personi që ka denoncuar aferën e “Toyota Yaris”, është ai që ka folur i pari lidhur me këtë çështje dhe nuk mundet që denoncuesi të jetë njëkohësisht edhe i proceduar. Dokumentat e publikuara sigurisht që bëjnë të qartë për thirrjen e Lulzim Bashës si dëshmitar. Lulzim Basha ka dhënë dëshminë e tij përpara autoriteteve belge. E çuditshme është që prokurorët belgë njoftokan Sali Berishën dhe nuk njoftojnë Lulzim Bashën mbi një çështje që mund të kenë nën hetim, kur do të duhet t’i marrin dhëshminë Lulzim Bashës. Kjo është diçka e çuditshme për të cilën do të duhet të japë shpjegime Sali Berisha.”

Në intervistën në Top Channel per gazetaren Elda Menga, Sekretari i Përgjithshëm i PD foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgedhjet dhe pasojat e këtij vendimi. “Për fat të keq, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë trajtim të thelbit të çështjes, pra nuk i ka dhënë zgjidhje, nëse zgjedhjet e 30 qershorit, ishin ose jo kushtetuese. Nuk ka legjitimuar Gjykata Kushtetuese 30 qershorin, thjesht ka evidentuar që Shoqata e Bashkive nuk mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe do të duhej ta kishte vënë në lëvizje institucioni i Presidentit të Republikës. Dua t’ju siguroj që në çdo moment që do të ketë zgjedhje, PD ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të patur jo vetëm një kandidat, por shumë kandidatë për secilën prej zonave.”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazmnet bardhi kuvendi i 18 dhjetorit kuvendi kombetar i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha gazmnet bardhi kuvendi i 18 dhjetorit kuvendi kombetar i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj