Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tendera pa garë, bashkitë shpallin fituese ofertat me një pjesëmarrës për dekorimin
7 Dhjetor 2021, 20:35Nga DOSJA
TIRANË- Bashkitë në vend po miratojnë tenderat pa garë në lidhje me dekorimin e qendrave për festat e fundvitit. Ora News shkruan se në Shkodër, Lezhë si dhe Korçë, bashkitë kanë miratuar procedura vetëm me një pjesëmarrës, ndërkohë që në Fier si dhe Mallakastër bashkitë kanë detyruar që të anulojnë tenderat për shkak se kompanitë nuk kanë marrë pjesë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, në tenderin e Bashkisë Korçë me objekt “Dekore për festat” dhe me fond limit 2.9 milionë lekë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, shoqëria “Iceberg Communication” sh.p.k me administratore shtetasen Rafaela Rica. Kjo kompani ka ofruar 43 mijë lekë më pak se fondi limit për dekorimin e qytetit.
Nga dokumentet rezulton gjithashtu se shoqëria “Iceberg Communication” është përzgjedhur dhe nga bashkia e Shkodrës për blerjen e aksesorëve për dekorim. Edhe kjo procedurë është zhvilluar pa garë pasi ka vetëm një pjesëmarrës, i cili ka ofruar 1.2 milionë lekë për materialet e zbukurimit. Ndërkohë, e njëjta situatë paraqitet dhe në Bashkinë e Lezhës. Kompania e vetme pjesëmarrëse në garë është “Stella” sh.p.k me administrator shtetasin Lirim Torba. Në total për dekorimin e qendrave të qyteteve nga këto Bashki do të shpenzohet një fond prej 5.8 milionë lekësh.
TIRANË– Për herë të parë, emisioni investigativ, hedh dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dë...
DURRËS- Kulla e Kalasë së Durrësit është rindërtuar ditën e sotme, pas shembjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit. Të pranishme në këtë moment ka qenë edhe ...
PËRMET- Banorët e fshatit Piskovë në Permet kanë vazhduar protestën ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e një landfilli për depozitimin e mbeturinave urba...
TURQI- 1.5 ton hashash është kapur në Turqi ditën e sotme. Sozcu shkruan se 1.5 tonët më lëndë narkotike u sekuestruan në lagjen Dalaman të Muğla. Droga kishe a...
TIRANË– Mutacioni “Omicron” mund të ketë hyrë në Shqipëri, por pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin ku janë dërguar disa ka...
TIRANË– Shtatë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Konkretisht tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç...